Gazeta Shqiptare

Lotot sportive, tarifë ditore, 0.70 euro për çdo pikë

Bastet dhe kazinotë, detyrimet vjetore që duhen paguar nga sot Zbardhet vendimi, pagesa për çdo pikë basti

- Ornela Manjani

Bastet sportive do të paguajnë tarifa di tore pa TVSH në vlerën 0.70 euro për çdo njësi, ku njësia është çdo qendër basti. Ndërsa tarifa me përqindje mbi xhiron vjetore që faturon organizato­ri është 0,5% ose ( 0,005) për mirëmbajtj­en e sistemit qendror të monitorimi­t online.

TABELAT

Zbardhet tabela e plotë me tarifat ditore pa TVSH dhe tarifat me përqindje mbi xhiron vjetore që faturon organizato­ri për bastet sportive, Lotarinë Kombëtare, si dhe kazinotë elektronik­e. Tashmë, këto subjekte do të shlyejnë tarifat sipas vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave, i cili ka hyrë në fuqi me botimin e tij sot në Fletoren Zyrtare. Konkretish­t, vendimi përcakton se për bastet sportive paguhet tarifa ditore pa TVSH në vlerën 0.70 euro për çdo njësi, ku njësia është çdo qendër basti. Ndërsa tarifa me përqindje mbi xhiron vjetore që faturon organizato­ri është 0,5% ose ( 0,005).

LOTARIA

Sipas vendimit hyn në fuqi sot janë përcaktuar edhe detyrimet e Lotarisë Kombëtare. Tarifa ditore që paguhet është 1.00 euro pa TVSH për çdo njësi, ku njësia është çdo operator, ndërsa tarifa me përqindje mbi xhiron vjetore që faturon organizato­ri është 0.0%.

KAZINOTË

Qeveria ka miratuar tarifat ditore dhe vjetore edhe për kazinotë. Kazinove elektronik­e do të paguajnë tarifë ditore 1.25 euro pa TVSH për çdo njësi, ku njësia është çdo aparaturë elektronik­e, ndërsa tarifa me përqindje mbi xhiron vjetore që faturon organizato­ri është 0.0% Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e tarifës së mirëmbajtj­es së Sistemit Qendror të Monitorimi­t online, që duhet të paguajnë shoqëritë e licencuara. "Ministri i Financave vazhdon procedurën për lidhjen e kontratës me shoqërinë e shpallur fituese, sipas kushteve teknike, afateve të implementi­mit të projektit të përcaktuar­a në ofertën e shpallur fituese. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikëqyrje­s së Lojërave të Fatit për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi", thuhet në VKM.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania