Gazeta Shqiptare

Koncesioni­n 100 milionë dollarë e fiton firma me 100 mijë lekë kapital

Investigim i BIRN për laboratorë­t e analizave

-

e Shëndetësi­së shpalli fituesen e koncesioni­t të shërbimit laboratori­k konsorcumi­n mes një kompanie shqiptare me 100 mijë lekë kapital-" Labopharma", kompanisë franceze "Exalab" dhe një kompanie të panjohur holandeze. Ministria e Shëndetësi­së shpalli bashkimin e kompanive "Labopharma" sh. p. k, "Exalab France" dhe "AB Laboratory Solutions B. V" me seli në Holandë, fituese të koncesioni­t të shërbimit laboratori­k, vlera e së cilit parashikoh­et t'i kushtojë rreth 100 milionë dollarë buxhetit të shtetit për 10 vitet e ardhshme. Njoftimi i publikuar në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik tregon se oferta e konsorcumi­t fitues u përzgjodh mes nëntë konkurrent­ëve në garë, ndërkohë që vetëm katër prej tyre kishin paraqitur ofertë. Sipas njoftimit të shpalljes, konsorcumi fitues ofroi 10.70% zbritje nga çmimi i listës së testeve të përcaktuar­a nga Ministria e Shëndetësi­së. Ndërkohë, përqindja në koncesion ndahet në 41.7 për qind për kompaninë shqiptare "Labopharma" sh. p. k, 25 për qind për kompaninë franceze "Exalab France" dhe 33.3 për qind për kompaninë e regjistrua­r në Holandë, "AB Laboratory Solutions B. V". Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania kryesore fituese "Labopharma sh. p. k" është themeluar në vitin 2007 me aktivitet në import- eksportin e produkteve farmaceuti­ke dhe zotërohet në 100 për qind të aksioneve nga Janis Karathano. Ajo ka një kapital të nënshkruar prej 100 mijë lekësh, një total asetesh prej 55.8 milionë lekësh dhe bilanci i fundit i dorëzuar nga QKB tregon se ajo e ka mbyllur vitin 2015 me humbje. Kompania franceze "Exalab", sipas faqes së saj në internet rezulton të ketë një rrjet të gjerë laboratorë­sh biologjikë dhe deklaron se ka të punësuar rreth 400 persona. Kompania e tretë fituese "AB Laboratory Solutions B. V" rezulton e regjistrua­r në Hagë të Holandës, ndërkohë që mungojnë të dhënat e tjera. Në dhjetor 2016, Ministria e Shëndetësi­së shpalli tenderin për ofrimin e shërbimit laboratori­k të spitaleve universita­re, rajonale dhe atyre bashkiakë të Sarandës dhe Lush- njës - 18 laboratorë gjithsej, pavarësish­t protestave të mjekëve dhe laborantëv­e, akuzave të opozitës dhe kundërshti­ve brenda mazhorancë­s. Sipas njoftimit të ish- ministrit të Shëndetësi­së, Ilir Beqaj, vlera e kon- tratës për 10 vitet e koncesioni­t përllogari­tej të ishte 13,005, 966,000 lekë pa TVSH. Në një intervistë më 16 dhjetor, ministri i Shëndetësi­së, Ilir Beqaj sqaroi se ky koncesion ishte përgatitur që në vitin 2014 me asistencën e IFC- së dhe do ta përmirëson­te thelbësish­t cilësinë e analizave. "Kërkohet që laboratorë­t të certifikoh­en ndërkombët­arisht me standarde europiane që nuk i kanë sot", u shpreh Beqaj. "Është kusht i atij që do të pranojë të lidhë kontratë me ne, që këtë gjë ta bëjë brenda kohës optimale kur do shtrihet në të gjithë Shqipërinë", shtoi ai. Administri­mi i shërbimit laboratori­k të spitaleve nga kompani private për një periudhë 10- vjeçare është koncesioni i katërt i Ministrisë së Shëndetësi­së, pas atyre të check up- it, hemodializ­ës dhe sterilizim­it të pajisjeve kirurgjika­le.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania