Gazeta Shqiptare

VENDIMI I QEVERISE

Rritja e pagës minimale, shtohen sigurimet për të vetëpunësu­arit

-

Rritja

e pagës minimale nga 22 në 24 mijë lekë në muaj sikurse ka lajmëruar qeveria shton të ardhurat mujore për punonjësit me paga të ulëta. Por, për një kategori tjetër punonjësis­h, veçanërish­t të vetëpunësu­arit dhe ata që janë të siguruar me rroga maksimale, ajo sjell rritjen e kontribute­ve. Këshilli i Ministrave pritet të miratojë sot rritjen e pagës, e cila dy ditë më parë u paralajmër­ua nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Sipas ligjit, sigurimet për të vetëpunësu­arit në bizneset e tyre, përfshirë punonjësit pa pagesë të familjes, llogariten mbi pagën minimale. Aktualisht pagesa mujore për ta është 6556 lekë në muaj, por me pagën e re minimale, ajo rritet me 9 për qind duke shkuar në 7152 lekë në muaj. Por të vetëpunësu­arit nuk janë kategoria e vetme që preken. Rritja e pagës së detyrueshm­e minimale çon automatiki­sht edhe në rritjen e pagës maksimale mbi të cilën llogariten sigurimet. Kjo bën që për punonjësit të siguruar me paga maksimale, kontribute­t të rriten me rreth 2500 lekë në muaj në total, nga të cilat 1500 lekë i paguan ndërmarrja, ndërsa 1 mijë lekë vetë punonjësi. Por në rastin e bizneseve, pasojat më të mëdha rritja e pagës minimale i ka tek ato kompani që bazohen tek krahu i lirë i punës si fasoni apo "call center"- at. Për këto kompani rritja e pagës së detyrueshm­e në shkallë vendi sjell rritjen e sigurimeve që ata paguajnë për çdo punonjës me rroga të ulëta, mesatarish­t me 500 lekë në muaj. Paga minimale ka qenë e ngrirë prej gati tri vitesh. Ndaj sipas qeverisë, rritja e moderuar e saj ndihmon punonjësit me të ardhura të ulëta dhe është plotësisht e përballues­hme nga bizneset.

Sigurimet për të vetëpunësu­arit në bizneset e tyre, përfshirë punonjësit pa pagesë të familjes, llogariten mbi pagën minimale.

 ??  ?? Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania