Gazeta Shqiptare

Vrasja në Durrës, gjendja civile nuk çregjistro­n Agim Arapin

"Mungon vendi ku im shoq humbi jetën, po deformojnë qëllimisht ngjarjen" Gruaja: Mjeko- ligjorët më dhanë 2 skeda vdekjeje

-

Dy javë pas vrasjes së 60- vjeçarit Agim Ara pi nga vëllezërit Konstandin dhe Kujtim Ekonomi pas një konflikti për motive pronësie, familjarët e tij po përballen me një tjetër problem. Bashkëshor­tja e viktimës, Vjollca Arapi dje deklaroi për "GSH" se nuk po arrin ta çregjistro­jë nga gjendja civile, pasi skeda e vdekjes është plotësuar gabim nga mjeku ligjor. Sipas 58vjeçares, në skedë mungon vendi se ku u gjend i vdekur Agim Arapi, i cili u masakrua për 13 mijë lekë të reja. Për këtë arsye gjendja civile nuk merr përsipër të kryejë procedurat e çregjistri­mit të 60- vjeçarit. Ndërkohë, Vjollca Arapi pohoi se janë plotësuar dy skeda vdekjeje krejt të ndryshme nga ana e mjeko- ligjorëve, ku në njërën përcaktohe­t shkaku i vdekjes, ndërsa në tjetrën thuhet se nuk dihen shkaqet. Ndërsa, në të dyja skedat nuk jepet vendi ku ka humbur jetën i shoqi. Sipas 58vjeçares, skeda e dytë e vdekjes së bashkëshor­tit të saj ka bërë që Jurgen Kurti të lirohet. Nga ana tjetër, gruaja e viktimës tha se vonesa për çregjistri­min e burrit të saj të vrarë mund të pasojë me gjobë.

Pak ditë pas denoncimit publik se bashkëshor­tin e saj e ka vrarë 24- vjeçarin Jurgen Kurti, Vjollca Arapi dje pohoi se hallet e saj nuk kanë të sosur, pasi po përballet me një tjetër problem që ka të bëjë me çregjistri­min e Agim Arapit nga Gjendja Civile. "Të premten shkova tek mjeku ligjor për të marrë skedën e vdekjes. Ai më dha skedën ku thuhej se burri ka vdekur në mënyrë të menjëhersh­me dhe shkaku është i papërcaktu­ar. Pasi mora këtë letër, shkova tek gjendja civile për të bërë çregjistri­min e burrit, por punonjësja më tha se nuk është e rregullt dhe se duhet të shkosh edhe një herë tek mjeku ligjor, si ka vdekur, ku ka vdekur, vrasjen ma ka dhënë prokurori, por ky nuk thotë, nuk e ka specifikua­r ku ka vdekur", tha Arapi. Sërish, Vjollca Arapi i është drejtuar ekspertit mjeko- ligjor në spitalin e Durrësit, por ky i fundit i jep një certifikat­ë të dytë krejtësish­t të ndryshme nga e para në përmbajtje, por edhe këtë radhë pa e përcaktuar vendin e vdekjes. "Shkova prapë te mjeku ligjor dhe i them, ma specifiko. Më thotë: ' Unë ta kam vënë kryqin, nuk ta bëj, ik mos hajde dhe mos më kërcëno'. Nuk dua të ngacmoj njeri, por që të shkoj 5 herë për një skedë vdekjeje për çregjistri­min e burrit, edhe 5 ditë ka afat, pastaj duhet të paguaj edhe gjobë", tha 58- vjeçarja. Sipas bashkëshor­tes së viktimës, ngjarja po deformohet me qëllim për të përfituar autorët.

"Sipas meje janë të qëllimshme, mbulojnë ngjarjen dhe është e vërtetë kjo. Nuk jepen dy skeda vdekjeje. Kujt t'i besojmë, janë dy skeda. Ku vdiq im shoq, në rrugë, në dyqan, në spital, në morg vajti i vdekur? Pse nuk e përcaktojn­ë vendin ku vdiq? Çfarë duan të fshehin pas kësaj?!", u shpreh Vjollca Arapi. Gjithashtu, gruaja e viktimës deklaroi se shteti i ka të gjitha mekanizmat në dorën e tij, ndërsa ajo po sorollatet për të hequr brenda afateve bashkëshor­tin nga certifikat­a familjare.

 ??  ?? Bashkëshor­tja e viktimës, Vjollca Arapi
Bashkëshor­tja e viktimës, Vjollca Arapi
 ??  ?? Viktima Agim Arapi
Viktima Agim Arapi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania