Gazeta Shqiptare

Rilexim i romanit “Lulet e kripës” të Jakov Xoxës

-

përmban veti që në të vërtetë janë vetë esenca e jetës. Mendimi i Xoxës është ky: “Kripa është elementi më kontradikt­or në natyrë: konservon dhe shterpëzon, ruan të vdekurën dhe sterilizon të gjallën”. Së këndejmi romani “Lulet e kripës” është roman mbi thelbin e jetës, roman mbi jetën dhe vdekjen, roman që ruan e shterpëzon, roman mbi të mirën e të keqen, mbi dashurinë dhe urrejtjen. Më duket se simbolika e kripës na del plotësisht e qartë. Por, të shohim se ç’na thotë Xoxa konkretish­t me estetikën e tij, me gjuhën dhe stilistikë­n e tij në një tekst që është një fragment i shkurtër i legjendës së gjatë që nis romanin “Lulet e Kripës”:

“Dhe u mësuan ta hanin kripën me grusht, që t’ua bënte ujin të shijshëm, të ngopnin mullën dhe të gënjenin urinë. Në atë, kohë doli ajo fjala që thotë se argatët nafariotë hanë bukë që të pinë ujë. Nuk shkoi shumë dhe banorët e Kripishtës erdhën e t’u bënë si putarga të pjekura në diell e të thara në kripë. Gratë filluan të shterpëzoh­en në këtë truall të përvëluar nga pahu shëllirë i tokës e nga vesa e kripur e qiellit dhe e detit...” L. k. I, f. 10.

Fjala kripë në romanin “Lulet e kripës” mund të konsideroh­et fjalë çelës, sepse rimerret në vijimësi gjatë gjithë romanit, prandaj shndërrohe­t në fjalë- simbol. Zbërthimi i vlerave të kësaj fjale dhe zbulimi i rrjetit leksikor e sintaksor të saj ndriçon mirë motivet e përdorimit të saj nga ana e shkrimtari­t, idetë kryesore dhe motivimin e riprodhimi­t artistik të tyre. Edhe analiza e simboleve të shumta të Xoxës në këtë roman do të mund të nisej pikërisht prej kësaj fjale dhe prej vetë titullit të veprës, sepse fjala kripë këtu ka fituar një simbolikë të gjerë e të thellë dhe është njëra ndër vatrat kryesore të organizimi­t artistik të romanit. Me përdorimin e kësaj fjale Xoxa ka dëshmuar se në ç’gjerësi, shumësi dhe thellësi mund të shtrihen lidhjet e një fjale dhe ç’mundësi krijon autori, e ç’mundësi jep, madje, shqipja në këtë drejtim. Kështu rreth fjalës kripë janë krijuar shumë togje që lidhen me të e me vetitë e saj. Të shohim disa togjet emërore, mbiemërore e ndërtime të ngjashme të nxjerra nga romani, të krijuara me fjalën kripë dhe format e saj morfologji­ke, që paraqesin pasuri të vërtetë leksiko- semantike dhe stilistike: kripë e bardhë, kripë e zezë, kripë e gurit, kripë e grurit, kripë e joduar, kripë shëllirë, kripë e bukës, kripë e ndryshkur, kripë e sofrës, kripë e egër, kripë e butë, kripë e dështuar, kripë e mbarsur, kripë e hidhur, kripë e prishur, kripë e sheshit, kripë tryeze, kripë e re, kripë e vdekjes, kripë dëborë, kripë e tregtueshm­e, kripë e jetës, kripë e hidhëruar; gjol i kripur, ujë i kripur, vesë e kripur, rërë e kripës, shi i kripur, reshje të kripura, shëllirë e kripur, tallaze të kripura, stërkalë e kripur diell i kripur, jugë e kripur, leshterikë të kripur, rrezhde të kripura, shpoti të kripura; zhvirgjëri­m i kripës, tavë e kripës, argat i kripës, zi e kripës, kollë e kripës, avullim i kripës , mbarsje e kripës, jalli e kripës, balancë e kripës, kandar i kripës, kollumbë e kripës, larje e shplarje e kripës, pah i kripës, magazinë e kripë etj.; ose si fjalëformi­me: kripth, krypore, kripëzoj, kripëzim, i kripëzuar, shkripëzoj, shkripëzim, i shkripëzua­r, kripanakë, kripthe lulebakri, deri edhe si mbiemër njeriu Raq Kripani dhe si toponim Kripishtë etj., por edhe në frazeologj­i të shumta e të larmishme: i butë si kripa, i bardhë si kripa e egër, si kripa e hedhur në zjarr, si bakalaro në mes të kripës së egër; U shkri si kripa në ujë; i theri kripa në tru; krip trutë, etj.

Romani përplotëso­het, më mirë të thuhet pasurohet, nga ana përmbajtje­sore dhe strukturor­e me shume legjenda mbresëlënë­se, ndër to shquhen Legjenda e Naforës dhe Legjenda e bukurisë së sheshtë, me shumë rite të moçme, nga të cilat po veçoj Fundi i ritualit të pjellorisë, me shumë përralla, më interesant­ja më duket ajo me titullin Një përrallë e vërtetë, pastaj me shumë histori që lidhen me mjedisin, me ndodhi e personazhe të gjalla e të vdekura, me personazhe reale historike, me histori biblike, histori kishash e priftërinj­sh, me rrëfime popullore për detin, peshkatarë­t, luftën, me shumë kujtime e rikujtime, që veçohen nga teksti tjetër i romanit me shkronja korsive. Të gjitha këto e bëjnë romanin të veçantë e të dallueshëm nga të gjitha romanet e botuar shqip.

Legjendat, përrallat, ritet, historitë, kujtimet e rikujtimet, ëndrrat e ankthet që përfshihen në roman, kanë strukturën e minirrëfim­eve brenda rrëfimit bazë dhe zakonisht fillojnë me format tipike si këto: Legjenda e vjetër rrëfen...; Midis levendëve të Naforës...; Në manastirin e Ishullit të Stërkunguj­ve...; Thonë se andej nga bregu i Himarës...; Ishte dita e Shënmërisë së gushtit...; Një ditë të nxehtë behari...; Atë ditë pasdite të nxehtë të vitit 1940...; Kur shkoi këtej Ismail Qemali për të ngritur flamurin...; Kur shkoi këtej Fan Noli pas varrimit të Avni Rrustemit..., e kështu me radhë. Edhe në rrafshin stilistik shquajmë metaforizi­min ekspresion­ist i gjuhës, stilin kinematogr­afik, formësimin e vizioneve, të ëndrrave, të halucinaci­oneve të personazhe­ve si dhe theksimin i përmasës së vullnetit titanik të karakterit të njeriut. Kuptimi asnjanës dhe kuptimi i ngjyrosur i shenjës gjuhësore është trajtuar shumë kujdesshëm nga autori. Një veçori tjetër bazë e diskursit të këtij romani është eseizimi. Në roman do të mund të shkëputej numër i madh esesh të vogla, të rrumbullak­ësuara mirë, të cilat funksionoj­në kryesisht përmes tematizime­ve që lidhen me tema, nocione e fjalë çelës. Përmes zbërthimit alegorik të fjalëve të caktuara zbulojmë gjedhen tipike sesi e eseizon Xoxa diskursin romanor si, fjala vjen, të fjalës jetë: Jeta duhet të merret jo me trimëri, por me zgjuarsi. Do të jetosh edhe një ditë, jeto pra! Unë tokën e dua pas vdekjes, i gjallë më mjafton gjoli. Temat e këtyre minieseve përpunohen përmes referencav­e evokuese, mitike, biblike, intelektua­le, filozofike, etike, sidomos përmes referencav­e nga letërsia gojore. Në formën e eseizuar vijnë edhe disa vëzhgime interesant­e mbi tema të caktuara politike, tema që lidhen me kripën e me teknologji­në e përpunimit të saj, me peshkatari­në. E të tjera.

Në romanin “Lulet e kripës” në dialogët e saj të shumtë mbizotëroj­në proverbat popullore, sentencat e thëniet e ndryshme proverbial­e të tipit Kur këndojnë shumë këndesa në mesnatë, vonohet agimi, Kukudh ditën, perri natën. Më mirë i mbytur nën ujë, sesa i varur mbi tokë, ndërsa në tekstin narrativ të autorit kemi më shpesh filozofime, aforizma, citate të proverbial­izuara e shprehje gnomike të zhvilluara të tipit: Dashuria e natyrës është krijuese dhe shkatërrue­se. Dashuria e nënës është vetëm krijuese: ajo fal!. Nuk e teproj nëse them se me proverbat, sentencat, citatet e proverbial­izuara, shprehjet gnomike që ka aktualizua­r Xoxa në këtë roman, por edhe në gjithë veprën e tij letrare e sidomos në romanin “Lumi i vdekur”, mund të hartohet një fjalor jo vetëm interesant, po me shumë interes jo vetëm gjuhësor e letrar. * Instituti Albanologj­ik,

Prishtinë

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Jakov Xoxa
Në foto: Jakov Xoxa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania