Gazeta Shqiptare

Ramush Haradinaj, padrejtësi­a në emër të pseudodrej­tësisë

-

NATO mbi instalimet ushtarake serbe në Serbi dhe Kosovë. Franca është një prej vendeve të mëdha dhe të rëndësishm­e të Evropës, e cila qysh në krye të herës e ka mbështetur Pavarësinë e Kosovës dhe e ka njohur Kosovën si shtet.

Çudi, me komandant Ramushin, mos duan të riaktivizo­jmë legjendën e Rozafës, për të bërë "kurban" komandant Ramushin për normalizim­in e marrëdhëni­eve shqiptaro- serbe?

Çudi, pasi ne shqiptarët gjithmonë kemi kërkuar dhe kërkojmë bashkëjete­së dhe paqe me fqinjët e tyre. Ne asnjëherë nuk kemi pushtuar tokat e të tjerëve dhe as nuk kemi kryer krime kundër njerëzimit ndaj fqinjëve të tyre. Përkundraz­i, e kundërta ka ndodhur. Jemi i vetmi vend në botë që kufizohemi vetëm më vetveten dhe që kemi përjetuar gjenocide nga të gjitha shtetet fqinje.

Çudi, si ngjan Kosova sot, si një geto, ku banojnë dy milionë njerëz, pa pasur të drejtë të lëvizin lirshëm nëpër kontinenti­n ku jetojnë, kur ndërkohë u janë hequr vizat edhe kriminelëv­e serbë, që sot shëtisin lirshëm nëpër botë, si të ishin misionarë humanitarë! Ky për mua është diskrimini­m, është vazhdimi i aparteidit të Milloshevi­çit ndaj Kosovës dhe sidomos popullsisë shqiptare në Kosovë.

Çudi, pse ne shqiptarët nuk e kushtëzuam dialogun me serbët në Bruksel, me anulimin e urdhrave të arrestit serbe kundër shqiptarëv­e të Kosovës në përgjithës­i dhe luftëtarëv­e të UCK në veçanti?!

Çudi, si mbas gati dy dekadash që lufta ka mbaruar dhe mbas gati një dekade pavarësi, Kosova nuk është e zonja jo më të kërkojë drejtësi e barazi, por po vë në pikëpyetje rezultatet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të saj.

Çudi, si po goditet ADN- ja e patriotizm­it shqiptar, pasi komandant Ramush Haradinaj është simboli njeriut të idealeve të mëdha, është luftëtari dhe komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila nxori shqiptarët nga letargjia dhe iluzioni se liria nuk mund të fitohej ndryshe përveçse me luftë.

Ramush Haradinaj është dhe mbetet komandant i asaj ushtrie, e cila ka luajtur një rol tepër të rëndësishë­m për zhvillimin kombëtar, atë rajonal, pse jo edhe global. Ai është komandant i asaj ushtrie, që bëri mobilizimi­n e gjithë shqiptarëv­e kudo ishin të shpërndarë në botë, rreth projektit vizionar të çlirimit përfundimt­ar të Kosovës nga Serbia. Ramush Haradinaj me shokë rrëzoi mitin sllav për pathyeshmë­rinë e ushtrisë serbe, ndërkohë nëpërmjet luftës që kreu, u thye dhe miti i kufijve shqiptarë. Kjo luftë i dha një rol të madh e pozitiv edhe Shqipërisë në zhvillimet demokratik­e rajonale e globale. Ka qenë kjo luftë, që çoi në test unitetin e NATO- s dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian. Kjo luftë shmangu dukshëm burokracin­ë e komplikuar të OKB- së, duke nxjerrë në pah rolin parësor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si mbrojtëse e vlerave demokratik­e të njerëzimit.

Por kushdo që fshihet pas këtij arrestimi dhe gjykimi i ka bërë llogaritë gabim, pasi komandant Ramushi nuk është nga ata burra që fshihet në kohë lufte e jo më në kohë paqeje. Ai është i vetmi kryeminist­ër i një shteti që u vetëdorëzu­a në mënyrën më burrërore në Gjykatën Ndërkombët­are. Vetëm një burrë, një shqiptar nga Dukagjini mund të bënte atë që bëri ai, pasi mblodhi kabinetin dhe iu shpërndau ministrave detyrat si çdo ditë tjetër, komunikoi se "Që prej këtij momenti unë nuk jam më kryeminist­ri juaj. Sapo të dalim nga kjo sallë, unë u dorëzohem organeve të drejtësisë ndërkombët­are dhe udhëtoj për në Hagë, i akuzuar për krime lufte. Kosovës i uroj suksese!".

Çudi, si nëpërkëmbe­t e drejta ndërkombët­are në rastin e komandant Ramushit, sepse për çdo person me pak njohuri juridike duket qartë që urdhër arresti i 2004- ës është nul, pasi shteti serbomalaz­ez që ka lëshuar urdhrin e arrestit për komandant Ramushin nuk ekziston më si subjekt i të drejtës ndërkombët­are. Ramush Haradinaj është shtetas i Republikës së Kosovës ( nga dje edhe i Republikës së Shqipërisë) e njohur si shtet i pavarur jo i Serbisë, autoriteti më i lartë ndërkombët­ar për të gjykuar krimet lufte ka dhënë pafajësi dhe ky vendim prevalon mbi vendimet e çdo gjykate vendore e plot arsye të tjera. Më saktë, vetëm arsye për ta mbajtur dhe gjykuar nuk gjen dot.

Pra, është shteti francez, i cili jo vetëm duhet të lirojë urgjentish­t komandant Ramushin, por t'i kërkojë falje Atij dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kjo sjellje ndaj komandant Ramushit më sjell në kujtesë poezinë e mikut tim të ndjerë, poetit të madh Ali Podrimja "Kush do ta vrasë ujkun", e cila thotë:

Po qe se takon / Arbëreshin dhe ujkun/ Vraje arbëreshin

Dhe kur fjala i ra në vesh/ Arbëreshi buzëqeshi/ Dhe drodhi një cigare

Po qe se më vret mua/ More i gjorë/ Kush do ta vrasë ujkun?! Mjerë kopeja. Nëse ( larg qoftë) gjykata franceze vendos që komandant Ramushin ta ekstradojë në Serbi, çfarë ndodh?!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania