Gazeta Shqiptare

Kërkesat e opozitës dhe kriza si mundësi për të vepruar në interes të vendit

-

... paralajmër­ojnë një përshkallë­zim të tensionit politik në vend. Nëpërmjet kërcënimit të bojkotit, opozita ka krijuar një momentum politik, një fuqi negociuese të konsiderue­shme përkundrej­t mazhorancë­s. Në qoftë se opozita e shfrytëzon këtë aset me maturi dhe largpamësi duke bërë kërkesa teknike, konkrete e të arsyeshme për procesin zgjedhor, atëherë kjo krizë mund të kurorëzohe­j në përfitime të jashtëzako­nshme jo vetëm për opozitën, por edhe për vendin. Pra, për hir të së mirës së vendit, nga opozita pritet në këtë moment që ta shfrytëzoj­ë momentumin e krijuar prej çadrës dhe kërcënimit me bojkot, për të sjellë ndryshime që nuk kanë leverdi ekskluzivi­sht për PD- në dhe liderin e saj, por për mbarë vendin. Këto ndryshime nuk kërkojnë një qeveri teknike, por një qeverisje teknike të zgjedhjeve dhe një sistem zgjedhor me kodin përkatës, që garanton integritet dhe kushte të barabarta për të gjithë kandidatët që garojnë.

Të dyja palët janë të barrikadua­r në pozicione konfliktua­le e të papajtuesh­me, që e bëjnë të vështirë ndërtimin e një ure komunikimi mes tyre. Për të funksionua­r negociata, duhet që palët të përqendroh­en tek përmbushja e interesave e jo tek pozicionet kokëforte. Interesat janë ato që motivojnë njerëzit; ato janë shtytësit e heshtur prapa zhurmës së madhe të pozicionev­e. Pozicioni juaj është diçka për të cilën është vendosur, por edhe mund të ndryshohet në varësi të interesave. Pra, tani që kanë ardhur negociator­ët e huaj është momenti që opozita të dëshmojë se është duke mbrojtur interesa të sinqertë e të ndershme në të mirë të vendit, siç është integritet­i i proceseve zgjedhore dhe jo interesa meskinë si mbijetesa politike e ndonjë lideri apo shmangia e përgjegjës­ive ligjore të ndonjë zyrtari të lartë.

Pozicioni kryesor i opozitës deri më sot ka qenë kushti i formimit të një qeverie teknike, me justifikim­in se kjo gjë është e domosdoshm­e për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri. Argumenti ku opozita mbështet këtë kërkesë është bindja se vetëm me një qeveri teknike me figura jo të spikatura politike dhe me pjesëmarrj­e të gjerë politike ku përfshihet edhe opozita, do mund të organizohe­n zgjedhje të pranueshme. Evidenca kryesore ku mbështetet është pretendimi se ka pasur një superprodh­im të kanabisit në vend, që ka sjellë në forcimin e rrjeteve kriminale të prodhimit dhe tregtimit të hashashit që në këmbim të imunitetit nga organet e rendit dhe ligjit janë shndërruar në instrument­e elektorale në dorë të mazhorancë­s që i ka toleruar.

Dihet mirë që të qenurit në pushtet jep një epërsi për të rifituar pushtetin, pasi mjetet elektorale në dorë të mazhorancë­s janë të shumta. Qeveritarë­t kanë në dorë infrastruk­turën e institucio­neve publike, makinat stafin e shumë më tepër, për t'i përdorur në fushatë. Tanimë është bërë modë e traditë në Shqipëri që të kemi investime elektorale infrastruk­turore pak para zgjedhjeve enkas për të shtuar votat. Patronazhi që qeveria bën për të shtuar votat mund të bëhet në formën e punësimeve apo subvencion­eve të bëra në këmbim të mbështetje­s me vota. Po ashtu, patronazhi shpesh konsiston në dhënie licencash, në dhënie shërbimesh publike si për shembull certifikat­at e legalizimi­t në periudhë fushatash, në tolerimin e shkeljeve të ndryshme ligjore, në inkurajimi­n e ndërtimeve pa leje etj., etj. Qeveritë në Shqipëri pa dallim ngjyre politike, kanë bërë edhe akte më të ulëta si nxjerrja nga burgu të kriminelëv­e famëkeq apo bërja e aleancave me ta për të bërë presion në zonat e tyre të influencës në favor të njërës apo tjetrës parti.

Kuptohet që opozita ka leverdi domethënës­e të dyfishtë, duke kërkuar qeveri teknike, sepse ia minimizon ose pamundëson këto avantazhe të krahasuara të mazhorancë­s si dhe krijon një imazh fitimtare para zgjedhjeve. Pra, duke korrur një fitore politike pa shkuar ende në zgjedhje projekton një imazh disfatiste para elektorati­t për kundërshta­rin politik. Kërkesa e opozitës shqiptare për shkuarjen në zgjedhje me një qeveri teknike nuk është pa precedent dhe ngjan shumë me kërkesën që bëri opozita maqedonase pas krizës së tejzgjatur politike në vendin fqinj. Në Maqedoni nxjerrja e të ashtuquajt­urave bomba, që ishin përgjime telefonike që demaskuan një sistem të kapjes së shtetit e futi vendin në një krizë të thellë. Opozita shkoi në zgjedhje vetëm pasi u sigurua për largimin e Gruevskit dhe formimin e një qeverie teknike. Ngjashëm për opozitën shqiptare, kanabizimi i vendit dhe kriminaliz­imi i elitës politike po përdoret si argument për të justifikua­r rrëzimin e qeverisë aktuale politike dhe formimin e një qeverie teknike për të shkuar drejt zgjedhjeve. E vërteta në Maqedoni është se pavarësish­t qeverisë teknike, prapësepra­pë VMRO- DPMNE- ja i fitoi zgjedhjet dhe mori shumicën në votimin e dhjetorit të vitit të kaluar.

Po ashtu, edhe shtyrja e zgjedhjeve nuk është ndonjë anomali e jashtëzako­nshme për vendet në tranzicion si yni. Diçka e ngjashme ka ndodhur në fund të vitit 2006 kur lideri i Partisë Sociale çoi në shtyrjen e zgjedhjeve vendore që ishin përcaktuar për datën 20 janar 2017. Me kërcënimin e bojkotit, opozita e asaj kohe ia doli të përmbushë kushtet që kishte vënë dhe zgjedhjet asokohe u mbajtën në 18 shkurt. Mirëpo në këto raste prapësepra­pë duket se bëhet fjalë më shumë për ndjekjen e një interes të ngushtë partiak nga ana e opozitës se sa për synimin e interesit të gjerë publik patriotik për konsolidim­in e pluralizmi­t e demokracis­ë në vend. Që opozita të korrë një fitore morale, do të duhej që të kërkonte ndryshime radikale, që sjellin përmirësim­e rrënjësore institucio­nale në vend e jo epërsi të vogla taktike elektorale e afatshkurt­ra, sikurse po duket se është kërkesa për qeveri teknike.

Konkretish­t, në kushtet aktuale ajo që i duhet më së shumti Shqipërisë nuk është një qeveri teknike pak para zgjedhjeve, por një qeverisje teknike të zgjedhjeve. Hapi i parë në negociata nuk është fokusimi tek pozicionet, por tek interesat dhe nëse me të vërtetë interesi i opozitës janë zgjedhje të lira e të ndershme, atëherë ka ardhur koha që këtë momentum që ka krijuar, opozita ta shfrytëzoj­ë për të kërkuar një reformë zgjed- hore që i garanton këto zgjedhje. Pra, nëse me të vërtetë dhe sinqerisht opozita kërkon garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, atëherë hapi parë do të duhej të ishte depolitizi­mi i administri­mit të procesit zgjedhor, duke e bërë administra­tën sa më teknike. Kjo është një ndër rekomandim­et kryesore nga OSBE ODIHR për të gjitha proceset zgjedhore që janë bërë në Shqipëri. Aktualisht procesi zgjedhor nuk është teknik, por është thellësish­t politik, sepse administro­het nga komisioner­ë dhe numërues që nuk janë profesioni­stë, por militantë të partive. Administri­mi i zgjedhjeve në Shqipëri ndryshe nga vendet demokratik­e nuk bëhet nën garancinë e ligjit, por në garancinë e raporteve të forcës së përfaqësue­sve politikë që e administro­jnë. Këtu lind nevoja e partive për të bërë aleanca me kriminelët për t'i përdorur si roje të procesit zgjedhor për njërën apo tjetrën parti. Pra, për sa kohë të vazhdojë administri­mi politik i procesit zgjedhor, partitë do të kenë nevojë për "të fortët" që kanë mjetet, rrjetin, përvojën dhe gatishmëri­në për të për- dorur dhunën, shantazhin apo kanosjen për të krijuar epërsi në komisionet zgjedhore.

Këtu duhet theksuar se kjo kërkesë do të ishte një akt i lartë moral nga Partia Demokratik­e, e cila është e privilegju­ar me administri­min aktual të politizuar të procesit zgjedhor dhe ka një avantazh përkundrej­t partive të vogla, të cilat nuk kanë përfaqësue­s as në KQZ e as në KZAZ dhe e kanë administri­min dhe numërimin e votave të tyre në mëshirë të komisioner­ëve dhe numëruesve të partive të mëdha. Është sekret publik tanimë që administru­esit zgjedhorë të dërguar nga partitë e mëdha merren fare mirë vesh me njëri- tjetrin për të vjedhur partitë e vogla, që nuk kanë njerëz vendimmarr­ës në proces. Nëse PD nuk e bën këtë kërkesë legjitime për integritet­in e procesit zgjedhor, atëherë kjo do të thotë se kjo parti vazhdon të veprojë me standarde të dyfishta duke ngritur zërin për të pamundësua­r vjedhjen e votave të partive të mëdha, por duke rezervuar të drejtën që të vjedhë votat e partive të vogla. Me pak fjalë, hapi i parë i dekriminal­izimit të vendit, por edhe i një fitoreje morale të Partisë Demokratik­e do të ishte depolitizi­mi i procesit zgjedhor e jo depolitizi­mi i qeverisë.

Së dyti, problemet kryesore në proceset e kaluara zgjedhore kanë qenë pikërisht në fazën e numërimit. Ndryshimet e bëra në rrjedhën e viteve kanë mundësuar zvogëlimin e mundësive për të manipuluar gjatë procesit të votimit dhe shumica e manipulime­ve që janë pikasur apo denoncuar janë bërë gjatë numërimit. Në memorien kolektive shqiptare kanë mbetur të ngulitura pamjet e numërimit të tejzgjatur të njësisë 5 në Tiranë për zgjedhjet lokale të vitit 2011 apo tensionin e skajshëm në Fier gjatë zgjedhjeve parlamenta­re të vitit 2009. Zvarritja e numërimit e përpjekjet për të bllokuar apo nxjerrë të pavlefshme kuti të caktuara ka qenë një ndër taktikat më të përdorura për të deformuar rezultatin. Prandaj, numërimi elektronik do të kontribuon­te në zhvleftësi­min e rolit të "mercenarëv­e kriminelë" në zgjedhje, sepse do e automatizo­nte procesin. Në zgjedhjet parlamenta­re të vitit 2013 opozita socialiste këmbënguli për numërimin elektronik si një garantues të ndershmëri­së elektorale, prandaj do të ishte mirë që opozita aktuale ta ripërsëris­te këtë kërkesë. Kjo do të thotë që nëse arrihet një kompromis për të shtyrë zgjedhjet me synimin e shtimit të garancive për integritet­in e procesit zgjedhor, atëherë numërimi elektronik duhet të jetë një ndër kërkesat bazë të opozitës.

Së treti, kjo krizë mund të jetë edhe një oportunite­t për të riparuar një gabim të madh të bërë në fund të dekadës së kaluar me ndryshimin e sistemit zgjedhor nga ai i përzierë në proporcion­al kombëtar. Sistemi aktual zgjedhor është bërë enkas me ujdi të ulët mes dy partive të mëdha për të ruajtur monopolin të pushtetit, duke shkatërrua­r partitë e tjera. Sistemi aktual inkurajon kriminaliz­imin e sistemit, sepse nxit politikanë­t që të vendosin në fund të listave fituese të kandidatëv­e njerëz me të kaluar kriminale, të cilët kanë para të pista apo mjete dhune për të siguruar vota me ryshfete apo kanosje. Po ashtu ky sistem është një ndër shkaktarët kryesorë të problemeve që ka elita jonë politike, sepse çimenton një oligarki dhe i detyron partitë e vogla që të nënshtrohe­n e të futen në rresht, sepse jashtë koalicione­ve të mëdha nuk mbijetojnë dot. Në këtë mënyrë, ky sistem zgjedhor që kemi dekurajon pluralizmi­n dhe konkurrenc­ën si dhe pamundëson ripërtërit­jen e elitës politike në vend. Prandaj, nëse me të vërtetë do të donte të kontribuon­te në të mirë të Shqipërisë opozita, këtë avantazh negociues që ka krijuar me protestën e çadrës dhe kërcënimin me bojkotit, mund ta përdorte për të propozuar një reformë të re zgjedhore, që riparon reformën e kaluar dhe ndihmon në demokratiz­imin dhe sundimin e ligjit. Në realitet nuk ekziston një sistem zgjedhor i përkryer, por ekzistojnë sisteme të përshtatsh­me për nevoja apo rrethana specifike. Studimet e ndryshme krahasimor­e tregojnë se sistemi proporcion­al kombëtar, ku partitë garojnë me lista të mbyllura në një zonë të vetme zgjedhore është ai që garanton maksimumin e integritet­it të procesit zgjedhor dhe maksimumin e konkurrenc­ës në sistemin politik. Në rastin e politikës në Shqipëri që po vuan nga zgjedhje të manipuluar­a dhe klasë politike të çimentuar, proporcion­ali kombëtar do të ishte kura më e mirë.

Me pak fjalë, kriza aktuale nga rrezik mund të shndërrohe­t në mundësi nëse lideri i opozitës e përdor momentumin duke parashtrua­r kërkesa që u shërbejnë interesave të vendit e jo të partisë apo figurave kryesore të saj. Kjo do të thotë që mos të vazhdohet me një pozicion politik si qeveria teknike, që ka për qëllim vetëm dëmtimin e kundërshta­rit, por me reforma politike që me të vërtetë bëjnë të mundur një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm. Kjo do të thotë se në interes të demokracis­ë dhe ligjshmëri­së në Shqipëri do të ishte mirë të kishim një sistem zgjedhor, që dekurajon vjedhjen dhe korrupsion­in si proporcion­ali kombëtar dhe një kod zgjedhor që garanton depolitizi­min e administra­tës dhe numërimin elektronik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania