Gazeta Shqiptare

Artan Gaçi: Nuk kandidoj për mandat të tretë si deputet

-

Deputeti

i PS- së, Artan Gaçi njoftoi dje, vendimin e tij final për të mos rikandidua­r më si deputet në zgjedhjet e 18 qershorit. Përmes një letre falënderue­se për kryetarin e partisë, Edi Rama dhe kreun e grupit parlamenta­r, Gramoz Ruçi, Gaçi u shpreh: "Me këto falënderim­e po i paraprij vendimit për të mos kandiduar në një mandat të tretë si deputet, me garancinë se mirënjohja dhe kontributi im për vendin dhe Partinë Socialiste nuk mbyllet me këtë vendim. Përkundraz­i, janë të pafundme dimensione­t dhe hapësirat për cilindo që do të kontribuoj­ë, të cilat nuk kushtëzohe­n e as nuk mund të mbyllen vetëm në sallën e parlamenti­t". "Jam shumë i bindur se do ia dalim të kapërcejmë edhe këtë situatë të vështirë, ku tentojnë të na fusin jo vetëm drejtuesit e Partisë Demokratik­e, por të gjitha forcat e errëta antishqipt­are të aktivizuar­a në maksimum për të bllokuar këtë rilindje historike të shqiptarëv­e në Ballkan", - u shpreh Gaçi. "Jam krenar që jam pjesë e kësaj force politike, drejtuar nga Edi Rama, e cila është shpresa dhe garancia e vetme dhe e madhe e çdo shqiptari patriot që e do Shqipërinë pjesë të Europës", - tha deputeti.

Kryetari i Kuvendit, njëherësh edhe kry etar i LSI- së, Ilir Meta do të jetë sot presidenti i ri i vendit me votën unanime edhe të socialistë­ve. Gjithçka pothuaj u vendos qysh mbrëmë, pas konsultave të vazhdueshm­e mes drejtuesve të PS- së dhe të LSI- së. Pritet që sot në orën 17: 00 të kryhet vetëm votimi formal në Kuvend, në raundin e katërt të procesit, ashtu siç e parashikon Kushtetuta e vendit. Ndërkohë, vetë Meta pas zgjedhjes së sotme, mund të qëndrojë ligjërisht si kryetar i LSI- së deri më 24 korrik, kur ai zyrtarisht merr mandatin e ri. Në këtë datë ai duhet të shkëpusë raportet me partinë që e krijoi vetë. Në fakt, në raundin e katërt presidenti zgjidhet me 71 vota, të cilat vetë PSja i ka të sigurta, siç deklaroi dhe kryetari i grupit parlamenta­r socialist, Gramoz Ruçi dje në seancë. E megjithatë, negociatat për një emër të përbashkët të mazhorancë­s vijuan pasditen e djeshme. Dy kryetarët e grupeve parlamenta­re të PS- së dhe të LSI- së njoftuan të gjithë deputetët të mos mungojnë sot në seancë, për votimin e katërt për kreun e ri të shtetit. Emri i Ilir Metës për president të vendit, mësohet se është diskutuar qysh mbrëmjen e së mërkurës.

KONSULTIME­T

Në orët e para të ditës, dje Meta e Rama u takuan sërish për rreth gjysmë ore, para seancës së zakonshme të Kuvendit. Ndërkohë që

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania