Gazeta Shqiptare

PS- LSI, dorëzojnë sot në KQZ listat e kandidatëv­e për deputetë

Zbardhen përballjet e para në qarqe mes aleatëve, Kryemadhi përballë Ballës në Elbasan Petrit Vasili do të drejtojë LSI- në me mandat kryetari

-

Kryesia e LSI- së nisi mbrëmë diskutimin për mbylljen e listës së kandidatëv­e për deputetë në 12 qarqet e vendit, për ta dorëzuar atë brenda ditës së sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Menjëherë pas zgjedhjes nga Parlamenti si President i Republikës, kreu i LSI- së, Ilir Meta ka nxituar në selinë e partisë për të mbyllur edhe listën e deputetëve. Para fillimit të mbledhjes së kryesisë, ai është takuar me dy bashkëpunë­torët e tij, Luan Ramën e Petrit Vasilin. Ashtu siç e deklaroi edhe vetë kreu i LSI- së, tashmë atë do ta zëvendësoj­ë në këtë pozicion Petrit Vasili, i cili ishte më i votuari nga Komiteti Drejtues. Vasili do të jetë kryetar i LSI- së për të çuar deri në fund mandatin që Meta e mori pak muaj më parë. Ndërkohë, burime nga mbledhja e kryesisë, e cila do të përfundojë sot listën me të gjithë emrat e kandidatëv­e të saj për deputetë, rreth 90% e deputetëve aktualë të LSI- së janë rikonfirmu­ar për të qenë sërish pjesë e listave dhe për të garuar në zgjedhjet e 18 qershorit. Do të jetë vetë Meta, që do ta udhëheqë LSI- në deri në zgjedhje, pasi mandatin e ri si president, ai do ta marrë më 24 korrik dhe ligji nuk e ndalon deri në këtë datë. Në Tiranë listën do ta kryesojë Klajda Gjosha e pas saj do të jetë Luan Rama. Në listën e Tiranës mësohet se është futur edhe ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, një nga zërat më kritikë të LSI- së për qeverinë. Kandidati i parë i PS- së, në Tiranë mësohet të jetë ish- ministri Saimir Tahiri. Në Elbasan listën e kryeson vetë Monika Kryemadhi, e cila e konfirmoi këtë edhe pas daljes nga seanca zgjedhore për presidenti­n. Po në Elbasan, i dyti në listë do të jetë edhe ish- ministri Edmond Haxhinasto. Ndërkohë që PS tashmë e ka të konfirmuar që të parin e listës në këtë qark do të ketë Taulant Ballën dhe të dytën ministren Mimi Kodheli. Në Durrës do të jetë ministri Lefter Koka. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti do të jetë kandidat në Korçë e pas tij, nënkryetar­ja e bashkisë, Brunilda Paskali. PS në Korçë e kryeson listën me Niko Peleshin. PS nga ana e saj në Shkodër ka vendosur të parin në listë Ditmir Bushatin. LSI i ka besuar Agron Çelës si i pari i listës dhe të dytit Dritan Yllit. Ndërkohë që në Lezhë, do të jetë Viktor Tusha e Gjovalin Kadeli. Në Dibër mësohet se do të jetë sërish deputeti Përparim Spahiu i pari i listës, ndërsa në Vlorë kryetari i komitetit drejtues të LSI- së, Shezai Rrokaj së bashku me ministrin e Transporte­ve, Sokol Dervishaj. Në Vorë PS ka vetë Edi Ramën e Damian Gjik- nurin, ndërkohë vetë Petrit Vasili duket se ka vendosur të shkojë në Fier. Ndërsa në Gjirokastë­r në këto zgjedhje do të jetë sërish Vangjel Tavo i pari në listë, ndërsa PS ia ka besuar ish- ministrit Bledi Çuçi. Ndërkaq, PS ka vendosur që të përfundojë sot listën me emrat për deputetë në një mbledhje kryesie pasdite vonë. Ndërsa Parlamenti po votonte për presidenti­n e ri të vendit, Ilir Meta, para godinës së LSI- së u mblodhën shumë prej anëtarëve e militantëv­e të saj. Ata festuan dhe priten kreun e partisë së tyre me fishekzjar­rë, ndërsa drejtuesit e kësaj partie u futën në mbledhjen e kryesisë.

 ??  ?? Mbledhje e kryesisë së LSI- së
Mbledhje e kryesisë së LSI- së
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania