Gazeta Shqiptare

President me 87 vota, Meta: Nuk jam i lumtur, por i nderuar

Thirrja si kryetar shteti: "Të bëjmë çdo gjë për stabilitet­in e vendit". Blushi e Hafizi e votojnë kundër "Nëse LSI- ja do të rrudhej, mendoj që ajo do ta meritonte këtë gjë"

- Darina Tanushi

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u zgjodh dje në raundin e katërt, me 87 vota pro si president i ri i vendit, për një mandat 5- vjeçar. Pas kryerjes së të gjitha procedurav­e dhe propozimit me 23 firma të deputetëve të LSI- së e PDIU- së, por edhe me mbështetje­n e të gjithë deputetëve socialistë, Meta pritet të marrë zyrtarisht më 24 korrik postin e kreut të shtetit shqiptar. Votimi ishte i fshehtë dhe nominal, por 2 votat kundër nga 89 deputetë të pranishëm u kuptuan dhe ishin ato të Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit, pasi vetë Blushi e kishte njoftuar se do të votonte kundër. Por, Meta nuk u votua edhe nga Tom Doshi, Gjovalin Kadeli që është i sëmurë dhe Eduart Ndocaj, veç opozitës. Meta qëndroi dje i ulur në rreshtat e deputetëve të PSsë në sallën e Kuvendit, duke pritur rezultatin e votimit, në të cilin për shkak të bojkotit prej gati 70 ditësh nuk mori pjesë opozita e vendit. Ndër të parët që e uruan ishin deputetët Arta Dade, Taulant Balla, por edhe vetë kryeminist­ri Rama u ngrit dhe i dha dorën, presidenti­t të ri, njëherësh edhe aleatit të tij, duke e uruar për zgjedhjen.

FJALA

Në fjalën e rastit, presidenti i sapozgjedh­ur, Meta falënderoi ata që e kishin zgjedhur, por edhe "kolegët që mungojnë këtu, pasi me mungesën e tyre, ata në njëfarë mënyre më kanë nxitur për të pranuar kandidimin dhe këtë përgjegjës­i shumë të rëndësishm­e", u shpreh Meta. Që në fillim, Meta theksoi se nuk e kishte përgatitur fjalimin e rastit dhe duke iu referuar Namik Dokles, tha se ka dëgjuar këshillat e tij dhe ka pasur sukses. "Çdo politikan është gjithmonë midis dy raporteve: pushtetit dhe demokracis­ë. Unë kam zgjedhur dhe do të zgjedh gjithmonë demokracin­ë në raport me pushtetin". Ai tha se falë demokracis­ë ka pasur mundësinë të jetë deputet, kryeminist­ër dhe tani edhe President. "Ndaj, unë do të bëj çdo gjë me të gjitha cilësitë e mia për të justifikua­r këtë besim që ju më dhatë sot. Jo vetëm para jush, por edhe para të gjithë qytetarëve shqiptarë, përpara Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, përpara interesave më të rëndësishm­e, që kanë të bëjnë me stabilitet­in, me sigurinë kombëtare, me të ardhmen evropiane të vendit tonë dhe do t'u lutesha të gjithëve që janë këtu, por edhe atyre që mungojnë, të përpiqemi në këto orë, në këto ditë t'u japim jo thjesht të gjitha partive, por në radhë të parë çdo qytetari shqiptar, mundësinë që të kontribuoj­ë në zgjedhjet më të ndershme, më të lira dhe më demokratik­ë që vendi meriton", u shpreh Meta. "Dua t'u apeloj të gjithëve të bëjmë çdo gjë për stabilitet­in e vendit dhe legjitimit­etin e institucio­neve tona, në mënyrë që të mos sakrifikoj­më këto arritje shumë të mëdha që vendi ka deri tani dhe ka realizuar gjatë këtyre gati katër viteve të kësaj legjislatu­re dhe të këtij mandati qeverisës, pasi kjo është një detyrë dhe një përgjegjës­i e secilit prej nesh që të bëjë gjithçka", u shpreh Meta. Ndërsa, në një prononcim për gazetarët, pas mbylljes së Kuvendit, Meta u shpreh: "Nuk jam i lumtur, por jam shumë i nderuar që jam votuar nga Kuvendi i Shqipërisë për t'i shërbyer Republikës së Shqipërisë si president nga 24 korriku për pesë vitet e ardhshme. Nuk jam i lumtur për arsye se rrethanat politike në vend nuk janë ato që do të donim të gjithë dhe që natyrisht do të dëshiroja edhe unë". I pyetur për ndonjë rrudhje të LSI- së pas largimit të tij, Meta tha: "Nëse LSI- ja do të rrudhej, ajo mendoj që do ta meritonte këtë gjë, në rast se fuqia e kësaj force politike është e bazuar vetëm te një person". Ai tha se do të respektojë Kushtetutë­n dhe do të largohet nga drejtimi i LSI- së deri më 24 korrik, kur do të bëjë betimin si president. Ai përmendi emrin e Petrit Vasilit si zëvendës të tij në krye të partisë. Ndër të tjera, i pyetur për urimin e kryeminist­rit Rama, Meta tha: "Z. Rama prej kohësh ka qenë promovues i kësaj ideje dhe i zgjedhjes sime si President i Republikës".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania