Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: Do kisha preferuar Vasilin apo Daden për president

-

Deputetja

e LSI- së, Moni ka Kryemadhi, e cila është edhe bashkëshor­tja e presidenti­t të sapozgjedh­ur, Ilir Meta deklaroi dje pas seancës së Kuvendit se vendi ka nevojë për stabilitet. E pyetur nëse e uroi të shoqin, ajo u shpreh se ende nuk ishte kthjelluar nga ajo që kishte ndodhur. "Vendi ka nevojë për stabilitet për të mos u bërë si Maqedonia. Shqipëria ka nevojë për stabilitet dhe për një zhvillim të fuqishëm ekonomik dhe njerëzit të jenë të lumtur në vendin e tyre", tha Kryemadhi. Duke folur për opozitën, ajo se duhet të marrë pozicionin e saj. "Opozita duhet të vijë dhe të marrë pozicionin e saj, të bëjë rolin e saj". Znj. Kryemadhi tha se do të kishte preferuar Petrit Vasilin ose Arta Daden në postin e presidenti­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania