Gazeta Shqiptare

Rama ulet në anën e PD: Do votoj edhe për Saliun

-

Kryeminist­ri

Edi Rama është parë dje të ulej në tryezën, ku zakonisht në sallën e Kuvendit ulen deputetët e djathtë e pikërisht në rreshtin e karrigeve ku ulet ish- kryeminist­ri Berisha. Ndërsa Musa Ulqini, si sekretar i komisionit të votimit thirri emrin e Sali Berishës, Rama u dëgjua të thoshte "Këtu" dhe ka ngritur dorën. Kjo shkaktoi të qeshura në sallë edhe mes ministrave socialistë, që gjithashtu ishin ulur në anën e PD- së. Edhe në momentin, kur i erdhi radha për të votuar, Rama u shpreh duke qeshur: "Do votoj edhe për Saliun". Më vonë, Rama ka ndërruar vendin, duke u ulur në anën e deputetëve të PS- së deri në momentin e zgjedhjes së presidenti­t të ri, Ilir Meta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania