Gazeta Shqiptare

Basha: Rama- Meta e trajtojnë zyrën e presidenti­t si plaçkë

Kreu i PD- së: Presidenti, pazar i pisët. S'lejojmë kryeminist­rin të marrë peng demokracin­ë "Përpjekje për asgjësimin e opozitës"

-

Për kreun e PD- së, Lul zim Bashën, lëvizja e dy aleatëve në qeverisje për presidenti­n e ri është pazar i pisët. Sot Edi Rama, sipas Bashës, është simbol i tradhtisë së të vetëve dhe shqiptarëv­e. Kreu i opozitës akuzoi dy aleatët e majtë si kriminale që trajtojnë si plaçkë zyrën e presidenti­t. "Edi Rama është kryeminist­ri i papërgjegj­shëm në largim. Ka nisur të sillet që tani si opozitë e papërgjegj­shme, ndërkohë ne, opozita juaj, që sot po nisim të marrim përgjegjës­itë për qeverisjen e republikës së re. Tradhtia është sot fjala që u shkon ndër mendje shumicës dërrmuese të një pjese të shqiptarëv­e me mendje të majta, që më kot besonin se Rama e ka me të vërtetë kursin e reformave. Sot është provuar se reforma që Rama i ka në majë të gjuhës nuk është gjë veçse pjesë e teatrit të kukullave. Rama nuk do një Shqipëri të reformuar, por një çiflig që mund ta grabisë koncesione e tendera, ta mbushë me drogë e të bëjë pazar me gjithçka, duke përfshirë zyrën e kreut të shtetit", deklaroi z. Basha. "Ndaj - shtoi - ai më shumë se çdo ditë tjetër, ta dini se edhe më skeptikët ndaj kësaj çadre, e kuptojnë se ajo që kemi thënë është e vërteta dhe e drejta se Shqipërinë, Rama e do për plaçkë. Dita e sotme ( djeshme) konfirmon katërcipër­isht se këta konsideroj­në gjithçka plaçkë të tyre. Këtu është katandisur demokracia, fasadë me kupolën e Edi Ramës dhe Ilir Metës. Këtu ka përfunduar posti i presidenti­t, që pasi i hoqën çdo kompetencë, tani e trajtojnë si një rifuxho, si një plaçkë për të kënaqur njëritjetr­in dhe për të mbyllur pazarin e pisët", theksoi z. Basha. Një ditë para skadimit të afatit për regjistrim­in e kandidatëv­e për deputetë, Basha përsëriti me këmbëngulj­e kërkesat e opozitës për qeveri teknike për zgjedhjeve të lira, duke zbatuar dekriminal­izimin, duke luftuar drogën dhe për reformë zgjedhore me votim dhe numërimin elektronik. Që në orën e parë të qeverisë teknike, ai premtoi se vetingu do të votohet. Pavarësish­t zhvillimev­e të fundit politike, lideri demo-

krat është i bindur se Rama është kryeminist­ër në ikje. "Rama e di që është kryeminist­ër në largim. Opozita e qytetarëve që sot po nis të marrë përgjegjës­itë për qeverisjen e nesërme të republikës së re. Që orën e parë të qeverisë teknike do të nisë zbatimi i vetingut, të

cilit Rama i trembet si vampiri dritës së diellit", deklaroi z. Basha. Në ditën e 70- të të protestës, Basha ua bëri të qartë edhe ambasadorë­ve se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë. "Koha kur në Shqipëri tolerohej diktatura e një pakice kundër shumicës ka shkuar", theksoi kreu i

PD- së. Z. Basha e mbylli fjalën e tij në çadrën e lirisë, duke paralajmër­uar përshkallë­zim të aksionit politik dhe përballja e parë do të jetë në Kavajë. "27 vite më parë, Shqipëria u ngrit më këmbë për ta braktisur njëherë e mirë këtë rrugë që e çoi kombin tonë drejt fali-

mentimit. Liria demokracia e vërtetë për të cilën ekziston kjo lëvizje nuk ka çmim. Dua t'i them fare qartë Edi Ramës se në asnjë mënyrë, në asnjë formë, në asnjë moment, nuk do të lejojmë të marrësh peng demokracin­ë shqiptare dhe të drejtën për zgjedhje të lira

dhe të ndershme! Ora e përballjes po afron! Shqiptarët janë të bashkuar nga ora në orë dhe ky bashkim është forca e vetme paqësore që do të ndalë komplotin ekonomik ndaj shqiptarëv­e. Zoti është me të drejtën, me shqiptarët, fitorja po afron!", theksoi kreu i PD- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania