Gazeta Shqiptare

Ish- deputeti Mark Frroku kërkon pafajësi në Gjykatën e Apelit

-

Ish-

deputeti Mark Frroku apelon vendimin e gjykatës së Tiranës, e cila e dënoi me 7.6 vite burgim për tri vepra penale, ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë. Frroku u dënua për pastrim parash, fshehje pasurie dhe ndërtim të paligjshëm, ndërsa në Apel kërkon që të shpallet i pafajshëm edhe për këto akuza. Në materialin e dorëzuar në Apel, Frroku pretendon se vendimi i Gjykatës së Tiranës është i padrejtë, i pambështet­ur në ligj dhe se sipas tij, asnjëra nga akuzat nuk qëndron. Duke iu referuar akuzës së fshehjes së pasurisë, avokatët e Frrokut theksojnë në material se nuk është arritur të provohet se Frroku ka paraqitur të dhëna të rreme në deklarimet e tij dhe se ILDKPI nuk ka vepruar konform ligjit, pasi kishte detyrimin të kontrollon­te deklaratën e pasurisë së subjektit në fjalë. Për akuzën e pastrimit të parave, avokatët këmbënguli­n se gjykata ka qenë dukshëm e njëanshme, pasi kanë pranuar si provë kundër të pandehurit një aktekspert­imi të kryer nga një eksperte e palicencua­r dhe në konflikt të hapur interesi, ndërsa është refuzuar kërkesa për një vlerësim të ri të pasurisë së Frrokut. Ata theksojnë se burimet e pasurisë në emër të Mark Frrokut dhe familjarëv­e janë të ligjshme dhe të evidentuar­a në regjistrat publike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania