Gazeta Shqiptare

Kamioni me 1.1 tonë drogë, burg 3 të arrestuarv­e

-

Gjykata

e Krimeve të Rënda la në "arrest me burg" deri në përfundim të hetimeve dy efektivët e policisë Vladimir Skrapalliu e Blerim Mëhilli si dhe doganierin Ylli Rustemi, të cilët u arrestuan në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, pas bllokimit të kamionit me 1.1 tonë kanabis në Greqi. Para togave të zeza, asnjëri prej tyre nuk pranuan akuzën e ngritur nga prokuroria, ndërsa kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë. Të dyshuarit thanë para gjykatës se nuk e njihnin shoferin e kamionit që po transporto­nte drogën dhe se veprimet e tyre ditën e kalimit të kamionit në Greqi, kanë qenë në zbatim të rregullore­ve dhe ligjit. Ndërkaq, në kërkim janë shpallur doganieri Klemend Budo dhe shoferi dhe pronari i kamionit Qemal Muçaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania