Gazeta Shqiptare

Gjendet një tjetër kafkë njeriu në fshatin Kaninë të Vlorës

-

VLORË - Një tjetër kafkë njeriu është gjetur ditën e djeshme në varrezat e Kaninës në Vlorë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ajo u konstatua pasditen e djeshme. Kjo kafkë dyshohet të jetë shumëvjeça­re dhe ka dalë në sipërfaqe për shkak të erozionit në këto varreza. Ajo është dërguar për ekspertizë mjeko- ligjore. Ende nuk ka detaje, nëse i përket një femre apo mashkulli dhe i cilës moshë. Pak kohë më parë në vendin ku u gjet kafka u kryen punime për zgjerimin e rrugës. Dyshohet se punimet kanë sjellë nxjerrjen e skeleteve, si dhe dëmtim të varreve të vjetra të zonës. Ndërkohë, të enjten rreth orës 15: 54, pas kalasë së Kaninës, në varrezat e këtij fshati, policia ka konstatuar një kafkë njeriu të dekompozua­r. Nga këqyrja që i është bërë këtij skeleti nuk është konstatuar asnjë shenjë dhunë apo dëmtim tjetër. Kafka është dërguar në morgun e qytetit të Vlorës dhe i është venë në dispozicio­n mjekut ligjor me qëllim dërgimin e saj drejt Mjekësisë Ligjore Tiranë për veprimet e mëtejshme procedural­e. Materialet i kaluan Prokuroris­ë për "Vlerësim Juridik".

 ??  ?? Kafka në fshatin Kaninë të Vlorës
Kafka në fshatin Kaninë të Vlorës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania