Gazeta Shqiptare

Sekuestroh­en 97 kg kanabis në Karaburun

-

VLORE - Policia e Vlorës ka sekuestrua­r një sasi prej 97 kg kanabis sativa në Karaburun, e cila dyshohet se do të trafikohej. Mësohet se të enjten, Policia e Vlorës në bashkëpuni­m me Delta Force dhe Policinë Kufitare gjatë kontrollit të territorit tokësor dhe ujor përreth Gadishulli­t të Karaburuni­t, kanë konstatuar brenda në det një sasi me lëndë narkotike, afër vendit të quajtur "Gjiri i varkave". Sipas bluve, droga u gjet e ndarë në 4 pako të përmasave të ndryshme, të mbështjell­a me qese plastike transparen­te. Policia bëri sekuestrim­in e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania