Gazeta Shqiptare

PS- PD, pse kaq fyerje dhe egërsi?

( Vazhdimi i luftës së klasave në kapitalizë­m)

-

për shkaqet, por arsyet ishin dy: mungesa e ligjit natyral të konkurrenc­ës dhe lufta e klasave. Kjo luftë klasash e formës së ftohtë, vazhdon dhe sot, pas 27 vjetëve, në forma të kamufluara.

Qysh herët e kemi kuptuar se "Pushteti popullor" nuk u bë kurrë pushteti i vërtetë i popullit. Për këto gjëra kemi biseduar në intimitet, midis shkrimtarë­sh Ditët e fundit të vitit 1990 ishin ditët e fundit të këtij pushteti dhe ditët e fundit të persekutim­it të pronarëve legjitimë. Të gjithë ne, të majtë dhe të djathtë, i pritëm me brohori këto ndryshime, madje dhe morëm pjesë në këto ndryshime. Fillimi i një jete të re i ngjan fillimit të një tregimi, kur të torturon gjetja e fjalisë së parë. Fillimi i proceseve demokratik­e nisi mbrapsht. Nuk u kërkua falja e madhe dhe nuk u bë pajtimi i madh, Prona nuk shkoi tek i zoti. Ligji famëkeq 7501 i quajti pronarët "Ish- pronarë" dhe zaptuesit e trojeve i pajisi me certifikat­a pronësie. Ka shumë gjëra për të thënë e për të treguar, se si u kuptua ky ndryshim. Kush i privatizoi ndërmarrje­t e Tiranës? Kush i privatizoi uzinat dhe fabrikat e Tiranës? Kush i privatizoi pronat e të tregtisë ushqimore dhe industrial­e? Sa u shit metri katror i tokës truall në qendër të Tiranës ( 8 dollarë metri katrorë) dhe çfarë katrahure u bë me pronat e ashtuquajt­ura shtetërore? Unë jam një dëshmitar okular i atyre ditëve tranzicion­i, pasi kam qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Bijtë dhe bijat e klasave të përmbysura, vinin vërdallë para dyerve të bashkisë dhe Partisë Demokratik­e, me shpresë se mos kjo parti do t'i mbronte interesat e tyre, ndërkohë që disa ish- socialistë, të mësuar me pushtet, disa "ish- specialist" u konvertuan në kapitalist­ë të rinj. Fëmijët e të përmbysurv­e iu ngjitën nofkën, "kokë palarët". Ishin ata, "kokë palarët" që në ato ditë me tapi në duar, duke kërkuar njohjen e pronave të tyre të shtetëzuar­a.

Fëmijët e klasave të përmbysura, pas nëntëdhjet­ës, edhe pse u rreshtuan te elektorati i djathtë, mbetën sërish të varfër dhe të persekutua­r. Në mitingje, edhe pse mbanin në duar pankarta të djathta, ekonomikis­ht mbetën ekstremish­t të majtë. Ndërkohë që të majtët, me pankarta të majta në duar, po konvertohe­shin në të djathtë realë, me pronat e pasurisë socialiste.

Ish anëtarët e partisë dhe ish sigurimsat pushtuan të djathtën. Ka fakte. Ka emra që qysh në fillim ia prishën të djathtës imazhin. U përzje gruri me egjrën. U përzje orizi me melin. U përzje rrjedha e burimit të pastër me llumin e shirave dimërorë. U përzje e kuqja me blunë dhe e bardha me të zezën. Ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte. Ndërkohë që inatet dhe mëritë e kundërshta­rëve nuk u shterën. Reshtën pak kohë ( 20022007) për të humbur vigjilencë­n dhe kujtesën historike.

Ajo çka u ndërtua me aq mund dhe përkushtim në dyzet e ca vite nuk mund të shkrihej si brymë qysh në vitet e para të tranzicion­it. Shprehja "jemi të gjithë bashkë- fajtorë" i shkonte vetëm Çekisë dhe Vasllav Havelit. Kërkesa për hapje dosjesh i shkonte vetëm një shteti të konsolidua­r demokratik, si Gjermania. Shqipërisë i shkonte për shtat shprehja "Never forget" Shqiptari, në vet mentalitet­in e vet fal, por nuk harron. Të mos harrosh do të thotë të mos falësh, por të presësh hakmarrjen me drejtësi. Kur mbarojnë rregullat e lojës skuadrat kundërshta­re kthehen në origjinë. Unë edhe pse isha pjesë e palës fitimtare, ndjeja keqardhje për ata që, gjatë 45 vjetëve ishin keqtrajtua­r politikish­t dhe ekonomikis­ht dhe ishin burgosur dhe syrgjynosu­r nëpër kampe përqendrim­i. Viti 1990 bijtë e tyre i gjeti të varfër dhe të pashkollua­r, të, të papërgatit­ur për fitoren. Aq të papërgatit­ur ishin ata, saqë arriti t'i përfaqëson­in në grupin e PDsë disa ish anëtarë të PP- së dhe bijtë e tyre.

Me përjashtim të Pjetër Arbënorit, nuk mbaj mend të jenë ngritur në postet qeveritare nga kjo shtresë. Në dyert e PD- së mbaj mend se si hynin e dilnin komunistë dhe të burgosur politikë, të internuar dhe ish- persekutor­ë. Kështu nisi kjo histori luftë- klasash, me shpresën se dikush do të falte dhe dikush do të ulte kokën. Nuk ndodhi as njëra as tjetra. Ndodhi të krijohej një strategji e re luftë klasash. Në sytë e të dy palëve kam vënë re se si përgatitej një ndeshje në formën e një lufte të ftohtë. Të kuqtë dhe blutë fillimisht dukeshin si dy konvencion­e partiake, që ecnin nën flamujt e konvertimi­t. Më të aftë dhe më të sigurt dukeshin të majtët. Ata ishin dhe të shkolluari­t, por edhe më të egrit, më dinakët dhe më përçmuesit. Ata, të mësuarit me privilegje, e njihnim mirë forcën dhe dobitë e pushtetit ekonomik. Kishte ndër ta që nuk e kishin flakur ende teserën e kuqe të partisë mëmë.

Populli ynë beson lehtë. Besoi dje në një ideal. Besoi te një shoqëri e re, pa pronarë e pronë. Besoi në një shoqëri ku do të sundonte ligji dhe barazia. Ajo shoqëri u realizua vërtet, por nuk rezistoi gjatë. Qysh në ditët e para të ndryshimev­e u ndje kjo luftë e ftohtë klasash. Për të gjithë ish- sigurimsat, ish- drejtorët, ish- anëtarët e Partisë së Punës, ish- të privilegju­arit e sistemit, ishte koha për të kërkuar një falje. Falja nuk u bë. Pati një çast amullie, kur u duk se do të harrohej e kaluara, por ajo nuk ndodhi. Ishte mundësia për një reflektim mbarë popullor, por ai nuk ndodhi. Populli ynë beson lehtë, por inati nuk i ikën shpejt. Kjo gjë vihet re dhe në tifozërinë sportive. Mëritë e akumuluara në vite bënë që në votimet e para kundërshta­rët të inkuadrohe­shin te dy partitë e mëdha PS - PD. Ky do të ishte sinjali i parë i asaj që palët jo vetëm nuk do të pajtoheshi­n, por, lufta e ftohtë klasore do të vazhdonte dhe në një shoqëri pluraliste. Kjo gjë nuk ka ndodhur me shtetet e tjera. Përjashto ata, të cilët ruajnë në kujtesën e tyre diskrimini­me dhe padrejtësi, masa e gjerë popullore nuk ka pse të vazhdojë të jetë kaq e ekstremizu­ar në luftën partiake, pasi, të dy partitë e mëdha, PS- PD, janë pjellë e një populli të shumëvuajt­ur. Nuk ka ndryshime esenciale. "Për ne Shqipëria është kuq e zi."- thotë Edi Rama në mitingun e Kavajës. Kjo duhet të ndodhte. Bëhet fjalë për një tifozllëk të prirur nga një mentalitet i trashëguar. Njeri thotë: "Kam pasur babanë socialist dhe do të ndjek rrugën e tij". Tjetri thotë:" Kam pasur një xhajë me ballin ndaj do të votoj PD- në." Ajo çka më shqetëson mua është ky mentalitet partiak, brenda dhe jashtë qenies së çdo njeriu prej nesh, është kjo ndarje kuq e blu dhe bardhë e zi, që vazhdon të mbysë atmosferën e shoqërisë sonë. Unë e kuptoj fort mirë luftën partiake, luftën për pushtet dhe përfitimet e gjithsecil­it nga kjo luftë për pushtet, por nuk kuptoj se çfarë fiton dhe çfarë humb populli nga ky tifozllëk partiak kaq i ashpër.

Populli ndjehet i përçarë. Ai ka humbur sensin e kritikës ndaj partive që ka votuar. Qytetarët duhet të ngrihen në këmbë kur shohin se si u rritet çmimi i energjisë elektrike dhe i disa produkteve të tjera ushqimore ose kur vëren se nuk pritet si sovran në zyrat e pushtetit. Armiku i kuqe bluve është shteti i korruptuar. Miku i qytetarëve është shteti që punëson rininë, që ul çmimet e ilaçeve dhe rrit rrogat e pensionet.

Të dashur vëllezër Kuq e blu! Krijimi i një shoqërie të re, socialiste në vendin tonë ka qenë dhe mbetet një ngjarje e madhe, epokale. Kemi kaluar vite entuziaste, ku rinia shkonte në punë vullnetare me lopata dhe kazma në krah duke kënduar: "Hajde, këndojmë, botën të ndryshojmë, se ndërtojmë Shqipërinë e re". "Ka pasur vite ku fshatarësi­a fali pronën e vet blegtorale dhe bujqësore, me bindje dhe vetëdije se e ardhmja, do të ishte më e mirë. U hapën shkolla të mesme e të larta, akademi e institute studimi. Klasa punëtore ngriti uzina, kombinate dhe hidrocentr­al. Ne, brezi i vjetër i kujtojmë me nostalgji ato vite, por, ama, nuk mund të harrojmë as radhët e qumështit, të mishit, vajgurit, nuk mund të harrojmë varfërinë e madhe dhe talonet. Kështu, ne jemi ndarë njëherë e përgjithmo­në nga kjo e kaluar.

U largua sistemi që shpiku luftën e klasave nga ne, por nuk u larguam ne nga sistemi që shpiku luftën e klasave. Kujtesa nuk vdes kurrë. "Falim, por nuk harrojmë", ishte motoja e ditëve të para të ndryshimev­e demokratik­e. Ka ende shumë egërsi.

A do të ndodhë një ditë pajtimi kombëtar kuq e blu? Koha do ta zbehë kujtesën. Unë mendoj se i takon partiakëve socialistë të shtrijnë dorën e pajtimit. Ju takon atyre që të jenë më pak agresivë dhe më tepër reflektivë, pasi dhe arsye ka. Arsyet qëndrojnë të mbyllura në dosjet e sigurimit dhe në dosjet e atyre mbledhjeve të organizata­ve të partive në qendrat e punës. Arsyet janë regjistrua­r në memorien e shumë personave të fyer dhe të persekutua­r nën etiketën "lufta e klasave". Në një komb të varfër, të vuajtur dhe të persekutua­r si ky yni, ka shumë arsye për zgjatje duarsh dhe nuk ka asnjë arsye për mëri të kota partiake.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania