Gazeta Shqiptare

Tatimet: Bëni kujdes, rastet kur aplikohet për bizneset

Njoftim vlerësimi tatimor, i paankimues­hëm

-

Drejtoria

e Përgjiths hme e Tatimeve njofton bizneset për procedurat që ndiqen në rastet kur nuk kanë dorëzuar në afat deklaratat tatimore. Referuar njoftimit të tatimeve, në rastet e vonesave, tatimpague­si do të njoftohet përmes një "letër kujtese" brenda 5 ditëve nga përfundimi i afatit të deklarimit. Në këtë rast, tatimpague­si ka edhe 10 ditë kohë për të dorëzuar deklaratën. Nëse edhe në këtë rast nuk dorëzohet deklarata, atëherë nis procedura e vlerësimit të detyrimeve tatimore. "Në rast se mbas kalimit të afatit 10- ditor nga data e nisjes së ' Letër Kujtesës', tatimpague­si nuk ka plotësuar detyrimin e tij, për të dërguar apo dorëzuar në administra­tën tatimore deklaratën e padërguar për një periudhë të caktuar tatimore, administra­ta tatimore ka detyrimin të bëjë një vlerësim të detyrimeve tatimore të tatimpague­sit, sipas njërës prej metodave alternativ­e, të parashikua­ra nga neni 72 i ligjit. Sistemi informatik do të nxjerrë një Njoftim Vlerësimi tatimor nga zyra, i cili i njoftohet automatiki­sht tatimpague­sit", - njoftojnë Tatimet. Ndërkohë, bizneset duhet të bëjnë kujdes, pasi "Njoftim Vlerësimi" nuk mund të ankimohet në Drejtorinë e Apelimit Tatimor, në rrugën e ankimit të akteve administra­tive tatimore. "Tatimpague­si ka të drejtë, që me marrjen e ' Njoftim Vlerësimit' të bërë nga ana e administra­tës tatimore, sipas parashikim­it të kësaj pike, të paraqesë deklaratën e tij tatimore. Vetëm në rastin e paraqitjes së deklaratës tatimore të padorëzuar më parë, me t'u bërë ky deklarim, automatiki­sht anulohet vlerësimi i detyrimit tatimor të bërë nga zyra prej administra­tës tatimore. Duhet të jeni të kujdesshëm, pasi: Nëse nga ana e tatimpague­sit, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së Njoftim Vlerësimit tatimor nga zyra, nuk është dorëzuar deklarata tatimore ose nuk është paguar shuma e detyrimit lidhur me të, administra­ta tatimore fillon procedurat e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore. Kjo procedurë ndiqet për çdo lloj deklarate tatimore e çdo tatimi lidhur me të", - përfundon njoftimi i Tatimeve.

 ??  ?? Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve
Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania