Gazeta Shqiptare

Bllokohet rreth 2 tonë drogë në Berat e Skrapar

Shoqërohen 6 persona, shpallen në kërkim 3 pronarët e shtëpive ku policia gjeti hashashin U zbulua në 3 banesa, 133 thasë u gjetën në rrugë

-

Një operacion anti drogë i zhvilluar në zonën e Skraparit dhe Beratit ka bërë që të gjendet dhe sekuestroh­et një sasi prej rreth 2 tonësh kanabis e futur në thasë. Burime pranë policisë bënë dje me dije se lënda narkotike është gjendur në tri banesa të ndryshme, ndërsa mbi 100 thasë të mbushur me kanabis u gjendën në rrugën nacionale Poliçan - Bogovë. Pas operacioni­t, policia bëri me dije se kishte shoqëruar 6 persona, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Burime pranë uniformave blu sqaruan, se njëri prej personave të shoqëruar u gjend në njërën prej banesave ku u sekuestrua droga dhe pritet arrestimi i tij, ndërsa personat e tjerë dyshohet të kenë lidhje me kultivimin e bimës narkotike kanabis sativa. Mësohet se tre personat që janë në kërkim policor janë tre pronarët e tri banesave ku u gjet sasia e drogës. Operacioni antidrogë u zhvillua nga Drejtoria e Policisë së Beratit, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar personat që kanë lidhje me këtë veprimtari kriminale.

OPERACIONI

Operacioni për zbulimin e sasisë së kanabisit u zhvillua në 3 banesa të ndryshme, në fshatin Përparim të Njësisë Administra­tive Bogovë, si dhe në rrugën nacionale Poliçan - Bogovë. Në 3 banesa u sekuestrua një sasi prej rreth 2 tonësh lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Gjithashtu, në rrugën nacionale Poliçan - Bogovë, si rezultat i zhvil- limit të operacioni­t, është gjetur e braktisur një tjetër sasi e konsiderue­shme droge e futur në thasë. Burime pranë policisë bënë me dije se në oborrin e banesës së parë është gjetur një kamionçinë e ngarkuar plot me thasë me lëndë narkotike, në banesën e dytë janë gjetur 50 thasë të mbushur me kanabis, ndërsa në banesën e tretë janë gjetur 2 fuçi të hapura me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa. Ndërkaq, burimet e lartpërmen­dura sqaruan më tej, se në rrugën nacionale Poliçan - Bogovë janë gjetur të braktisura 133 thasë me kanabis. Burime pranë policisë bënë me dije se këto të fundit dyshohet të kenë qenë të fshehura në ndonjë ambient në zonën e Skraparit, dhe se kur policia ka bërë operacione antidrogë më herët, personat që e kultivonin drogën dyshohet t'i kenë hedhur thasët në rrugë nga frika e arrestimit.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania