Gazeta Shqiptare

Protesta e 7 majit në Kavajë, Policia e Shtetit kërkon ndihmë nga prokuroria

Në zgjedhje, policia të ndërhyjë vetëm me kërkesë të KZAZ

-

Kur

na ndan vetëm një javë nga zgjedhjet e parakohshm­e në Kavajë, policia nuk e gjen të përcaktuar në ligj mënyrën sesi duhet të veprojë për t'i monitoruar ato, ndërkohë që opozita bën thirrje për të protestuar pikërisht në ditën e zgjedhjeve në Kavajë. Në Kodin Zgjedhor ndalohet mbajtja e tubimeve gjatë ditës së zgjedhjeve, megjithatë kreu i opozitës, Lulzim Basha bën thirrje të herëpasher­shme se këto zgjedhje do të pengohen nga një protestë e opozitës. Referuar Kodit Zgjedhor, gjatë mbajtjes së zgjedhjeve, policia duhet të qëndrojë e grumbullua­r në komisariat­e dhe mund të ndërhyjë vetëm me kërkesë me shkrim nëse ndonjë KZAZ ka nevojë për mbështetje­n e saj. Kërkesa për ndërhyrjen e policisë duhet të mbajë firmat e 3 komisioner­ëvem raportoi “News24”. Por, nëse më 7 maj mbahet protesta e paralajmër­uar e opozitës në Kavajë, policisë i duhet të dalë në terren për të ruajtur rendin dhe sigurinë, duke shkelur Kodin Zgjedhor, i cili ia ndalon daljen në terren ditën e zgjedhjeve. Në këtë situatë policia kërkon ndërhyrjen e prokuroris­ë, e cila duhet të shqyrtojë materialet e referuara para ditës së zgjedhjeve. Ndërkaq, policia e Tiranës ka referuar në prokurori materialet për kreun e opozitës, Lulzim Basha, me akuzën e "Thirrjes publike për veprime të dhunshme" dhe "Pengim të subjekteve zgjedhore", në bashkëpuni­m. Prokuroris­ë i janë vënë në dispozicio­n edhe pamje filmike ku kreu i opozitës lajmëron mba- jtjen e kësaj proteste. Sipas policisë, "pengimi i subjekteve zgjedhore" parashikoh­en si krim kundër rendit kushtetues dhe ka një penalitet nga gjobë deri në tre vjet burg për individë të caktuar.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania