Gazeta Shqiptare

Atentati në Sukth, dëshmojnë 23 dëshmitarë okularë

-

Policia

ka referuar në prokurori rrëfimet e 23 dëshmi tarëve okularë që panë skenën sesi ndodhi atentati i dyfishtë. Dëshmitarë­t, mes tyre edhe punonjës të autoservis­it, konfirmojn­ë se njëri nga automjetet e vrasësve i ka prerë rrugën objektivit teksa dy viktimat po dilnin nga pika e servisit. Mbi ta është qëlluar me dy armë, që të dyja automatike, thonë përfundimi­sht hetuesit, ndërkohë që mjeti tjetër i vrasësve, tip "Audi", ndodhej në pritje vetëm pak metra më tej, raportoi dje "Top Channel". Për Ervin Dalipajn grupi i hetimit thotë se ka dyshime të jetë vrarë për shkak të hakmarrjes, aq më tepër që ai ishte nën gjykim për dyshimet se kishte marrë pjesë në rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen e Gazmir Çollakut. Por, nga ana tjetër, hetuesit thonë se edhe e kaluara e 27- vjeçarit Juxhin Dautaj ka mjaft dritëhije, jo vetëm për shkak të dyshimeve për jetën e tij në Itali, por edhe për dyshimet se ka marrë pjesë në një rrëmbim. Ndërsa, "TV Klan" raportoi dje, se një ndër pistat ku hetuesit kanë përqendrua­r hetimet është edhe ajo mbi një grup kriminal që dyshohet se ka aktivitet në zonën e Durrësit. Kjo, pasi dyshohet se dy viktimat kanë rënë pre e një hakmarrjej­e nga një grup kriminal që ka pasur lidhje me Gazmend Çollakun. Hakmarrja lidhet me plagosjen e Denis Shtrazës pak muaj përpara se të rrëmbehej Gazmend Çollaku e më pas të ekzekutohe­j në fshatin Murqin të Krujës. Përplasjen mes Shtrazës dhe Çollakut e ka konfirmuar zyrtarisht edhe Prokuroria për Krime të Rënda. Hetuesit po verifikojn­ë të gjitha përplasjet mes grupeve kriminale, duke përfshirë edhe vrasjen e Ervin Kodrës dhe Endri Çaushajt, të vrarë mbrëmjen e 22 dhjetorit 2016, në afërsi të një lokali pranë portit të Durrësit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania