Gazeta Shqiptare

DautGumeni në gjyq:

Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1970, ku Komiteti i Partisë i Tepelenës i kërkon Komitetit Qendror të PPSH- së, dënimin me vdekje të Daut Gumenit dhe ekzekutimi­n e tij në fshatin e lindjes, në Gusmar Jam armik i betuar i partisë dhe nuk jam spiun të de

- Nga Dashnor Kaloçi

Ashtu siç dihet tashmë prej vitesh edhe nga dhjetëra dëshmi e dokumente arkivore të publikuara pas rrëzimit të regjimit komunist të Enver Hoxhës e deri më sot, ai regjim, me anë të organeve të ashtuquajt­ura të "Diktaturës së proletaria­tit" ( Sigurimi i Shtetit, Hetuesia, Prokuroria etj.), me anë të torturave makabre, dhunës fizike e psikike etj., detyroi shumë njerëz që mbaheshin të arrestuar, që të jepnin dëshmi të rreme, duke pohuar e firmosur çdo gjë që u vihej përpara. Por ndërmjet këtyre mijëra e mijëra të dënuarve të ndërgjegje­s, ka pasur edhe prej tyre që kanë qëndruar para torturave dhe dhunës, duke mos pranuar asgjë nga ato çka u kërkohej prej xhelatëve të tyre. Madje kanë bërë të kundërtën, duke folur, sharë dhe akuzuar në gjyqet e tyre mjaft nga dëshmitarë­t, hetuesit, prokurorët, trupin gjykues, e deri Partinë e Punës. Një ndër këta ka qenë edhe Daut Gumeni ( aktualisht nënkryetar i Komisionit Shtetëror për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit), i cili në vitin 1970, kur nuk ishte më shumë se 22 vjeç, asokohe mësues dhe poet, në gjyqin që iu bë në Tepelenë, në prani të qindra e qindra pjesëmarrë­sve të mbledhur nga e gjithë krahina e Kurveleshi­t, deklaroi para trupit gjykues me bindje të plotë, se ai ishte një armik i betuar i partisë dhe pushtetit popullor. Madje këtë gjë ai e bënte kur i ish- te komunikuar dënimi me 25 vjet burg, dhe "populli" i pakënaqur nga ai dënim, kërkonte dënimin e tij me vdekje dhe ekzekutimi­n në fshatin e lindjes, në Gusmar të Tepelenës. Lidhur me këtë bën fjalë dokumenti arkivor që zbulohet së fundmi dhe publikohet për herë të parë ekskluzivi­sht nga "Gazeta Shqiptare", ku sekretari i Komitetit të Partisë të Tepelenës, Sherif Toraj, me anë të një letre sekrete njofton Hysni Kapon, lidhur me gjy- qin ndaj Daut Gumenit dhe vëllait e kushëririt të tij. Si dhe shënimet e Hysni Kapos në letrën në fjalë dhe përgjigjja që ai merr nga Enver Halili, i cili në atë kohë mbulonte sektorin juridik në Komitetin Qendror të PPSH- së. Dokumentet në fjalë po i publikojmë të plota dhe me shënimet përkatëse me shkrim dore.

PARTIA E PUNES E SHQIPERISE SEKRET KOMITETI I PARTISE I RRETHIT EKZEMPLAR NR. 1

Nr. 104. Prot Tepelenë, më 15.4.1970

KOMITETIT QENDROR TE PPSH TIRANE

Prej datës 26- 27 mars 1970, në Tepelenë u zhvillua procesi gjyqësor kundër të pandehurve Izet Mehmet Gumeni, Daut Mehmet Gumeni ( vëllezër) dhe Dervish Haxhi Gumeni, nga katundi Gusmar i këtij rrethi, i pari për bashkëpuni­m me kriminelët e arratisur, Izet Vrazhdo, Lahe Nuro e Ahmet Kuka, në vrasjen e Sekretarit të partisë të ish- rrethit të Gusmarit, Selman Lames në dhjetorin e vitit 1945. Ndërsa dy të tjerët për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, moskallëzi­m krimi të kryer nga Izet Gumeni, për të cilin ishin në dijeni, dhe tentativë arratisjej­e për në Greqinë monarko- fashiste.

Të lartpërmen­durit u dënuan nga ana e gjykatës popullore të rrethit tonë, Izet e Daut Gumeni me nga 25 vjet, kurse Dervish Gumeni me 20 vjet privim lirie.

Duke marrë parasysh qëndrimin e kriminelit Daut Gumeni që mbajti në procesin gjyqësor për të cilin do t'ju informojmë më poshtë, mendojmë se nuk i është dhënë dënimi i merituar si kriminel dhe armik i betuar i pushtetit popullor, të cilin e pohoi haptazi në procesin gjyqësor nëpërmjet shprehjeve që më poshtë ju radhisim:

Kur u pyet nga ana

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Daut Gumeni
Në foto: Daut Gumeni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania