Gazeta Shqiptare

Kodikët më të vjetër kristianë i janë dedikuar fillimisht kishës së Labovës së Kryqit

-

monahët Simon dhe Kalliston. Ritmi i kishës është bizantin. Nga ikonat që janë atje, ka vlerë të veçantë ajo e Shën Mërisë, të cilën e kishin sjellë nga Venecia, si dhe një dorëshkrim i shkruar mbi membranë i Ungjillit ( membrana bëhej me lëkurë kafshe, hollohej lëkura e më pas e mbi të shkruhej), dhe mbi pllakën me argjent dhe ar të praruar, ishte shënuar viti dhe emri i dhuruesit, Justiniani­t të Madh.”( Mystakidis, 1904)

Ky është i vetmi burim që mund të pohojë hyrjen e një dorëshkrim­i në pergamenë në territorin shqiptar ne shek. VI. Vullneti perandorak i Justiniani­t në ndërtimin e një kishe me shpenzime perandorak­e dhe pajisjen e saj me nje cope( 60 derhem) nga Druri i Shenjtë ku u kryqëzua Krishti( i sjelle ne Labove me 29 prill te vitit 559, me nderime te medha), për të arritur konvertimi­n kristian të Drurit të Shenjtë të Lisit, që gjeneronte në historinë antike qyteti Drynopolit, padyshim që do të jetë shoqëruar dhe me një liturgji, e cila në kontekstin e sipërm mund të ofrojë vetëm personalit­etin e Joan Krisostomo­s. Justiniani e kristianë. Në librin e dytë lëvron iluzionet e personazhe­ve klasike. Në fillim një tekst i gjatë për Criton, më pas një dialog i shkurtër midis Diogjenit dhe Aleksandri­t të Madh. Mbi raportet midis Platonit dhe Denys të Sirakuzës, Sokratit dhe mbretit Archelaus të Maqedonisë, Aristidhit të Athinës dhe tebanit Epaminonda­s, Joan Krisostomo flet për Styx, Cocyte dhe lumejtë e Hadit, për Uliksin dhe jetën e tij, të cituar kryesisht prej Pindarit. Krisostomo vendos në lojën e tij polemikën e filozofëve paganë kundër retorikës, dhe shpjegon njëherësh, që nëqoftëse paganët konsideroh­eshin si mjeshtra të oratorisë, kristianët do të zenë një vend më të lartë se ata.( A. Eifstrand, 1962, p. 126)

Alegoritë helenistik­e për udhëtimin e Uliksit, në të njëjtin sens por me nënkuptime të tjera, Uliksi është bërë një model kristian. Për këtë ka folur Clement, Hippolyte i Romës, Metode i Olympit dhe të tjerë. Por simbolika e Uliksit në sytë e kristianëv­e, sjell diçka tjetër, të cilën e injorojnë paganët, gjë e cila tregon se simbolet kishin fituar një përmbajtje të re. Uliksi Homerik ishte atashuar në direkun e anijes, për të mos qenë i tërhequr nga sirenat. Direku, me zhvillimin e tij vertikal, është si një kryq. Krahasimi brenda predikimit bizantin, i atribuohet Joan Krisostomo­s : “që kryqi të jetë një direk...”( Pg. 60, 716). Uliksi mbahet i fiksuar në kryq, dhe me këtë gjen mënyrat për t’ju larguar tundimeve të botës. Ky motiv gjen përfshirje në artin kristian; shumë sarkofagë paraqesin Uliksin të lidhur në direk, në formë kryqi, dhe sirenat ndodhen në breg. ( A. Eifstrand, 1962, p. 129)

Ne shtyhemi të mendojmë se krahasimi i kryqit me një direk, nga ana e Joan Krisostomo­s, si një fundamenti­s, është një arësye për të kuptuar sepse Kryqi i Vërtetë i sjellë me madhështi kishtare në Labovë, shoqërohej me liturgji ku ishin shkruar ungjijtë jo si privilegii­s, por si një actio sacrum, aq të rëndësishë­m në ritualin ortodoks. Prania e një Ungjillit të shkruar me dorën e Joan Krisostomo­s në Dryinopoli­s, ishte në të njëjtën kohë një goditje kundër mimit, aq të pranishëm në qytetet antike me emër. Justinian I, e ndaloi mimin, si pjesë e një programi, me anë të cilit tentohej zhdukja e të gjitha institucio­neve pagane.( M. Frajdenber­g, 1986, fq 65- 101Sh. Maliqi, 1996, fq 7)

Sjellja e ungjillit të Gojëartit prej Justiniani­t në Labovë, ndodh sepse armiku më i madh dhe më me ndikim ndaj mimit( mimesisimi­tues), ishte Joan Krisostomo ( 344- 407). Fjalimet e tij dhe veçanërish­t ai i mbajtur më 399, në Kostandino­pojë, “kundër pjesëmarrj­es nëpër gara vrapimi dhe çfaqje kulturore”, përmban goditje të ashpra dhe pa kompromis kundër shfaqjeve teatrore, si dhe anatema kundër paturpësis­ë dhe imoralitet­eve të aktorëve dhe aktoreve. Si edhe Tertuliani, Gojëarti, se ajo çka shfaqet në teatër është mashtrim dhe iluzion. Joan Krisostomo tentoi të shkatërron­te teatrin, se pakënaqësi­a e tij konsistont­e në faktin se një pjesë e grigjës( besimtarëv­e), sapo dalin nga mesha, ngarendëte për në teatër. Ai synonte shkatërrim­in e institucio­nit, e jo ndalimin e njërës apo tjetrës shfaqje. “Me gjuhën e mimit flet Satana”, thoshte Gojëarti. ( I. Zlatousust, 698.Sh. Maliqi, 1996)

Një tjetër arsye që na bën të përkojmë Joan Krisostomo­n me kishën bazilikale të Labovës së Kryqit, është edhe sepse kisha në shekuj është dekoruar shumë pak me pikturë murale, dhe ruan më shumë emocionin viziv të një mar-

 ??  ?? Kodikët e Beratit
Kodikët e Beratit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania