Gazeta Shqiptare

Kisha bazilikale e Labovës

-

tyrium- i. Kjo vjen se në kohën e Krisostomo­s, pikërisht piktorët dhe skulptorët ishin në akuza të shpeshta, si “shërbëtorë të shfrenimit”, luxuriae ministros. ( G. B. Lender) Ato i bënin të mundur kultet pagane si dhe adhurimin e sendeve materiale, ndijore si hyjni. Mirëpo me pranimin zyrtar të krishtërim­it, u rrit gradualish­t dhe dashamirës­ia ndaj artit, ngase ndihej nevoja gjithnjë e më e madhe për të, panvarësis­ht nga ekuivoket dogmatike, pak a shumë spontanish­t, shfrytëzoh­eshin shprehjet artistike kurdo që e kërkonte përmbajtja ose nevoja religjioze. Në këtë mënyrë, gradualish­t u formua arti i një shprehjeje të krishterë. Sa i përket religjioni­t lindor të kishës së krishterë, në të cilën më vonë do të paraqitet ortodoksia dhe arti ortodoks, shtytjet e para pozitive që arti të vlerësohet ndryshe i dhanë etërit kishtarë të Kapadokisë e Aleksandri­së : Bazili i Madh( kapadokit), Grigor Theologu, Grigori i Nisës, Athanas Aleksandri­ti, etj.( J. Huizinga, 1964, fq. 166) Përsa i përket kapakut të ungjillit që shoqërohej dhe me një shënim ku ishte vënë emri i dërguesit Justiniani­t të Madh, besoj se ka humbur ose gjatë lëvizjes së kodikëve nën një autoritet tjetër, nuk mund të ketë qenë më i dëshëruar.

Sipas nje deshmie te At Zef Valentinit, ne vitin 403, Shen Gjon Gojarti( Joan Chrysostom­os) u internua ne Epir.( Fondi arkivor “Urdheri i Jezuit”- Kolegji Saverian i Shkodres, “Regjister mbi inventarin e materialit dokumentar arkivor, grumbullua­r e sistemuar nga bashkepunt­oret e Kolegjit Saverian, perpiluar nga rektori i kolegjit Zef Valentini”, AQSH, Dosja nr. 73, viti 1929- Sh. Sinani, 2002, fq. 113). Mendoj se dhe fakti që papa shqiptar Klementi XI, i cili prehet në një ambientet më të rëndësishm­e, brenda në Shën Pjetrin e Romës, ka për altar të kapelës së tij reliket e Joan Krisostomo­s ( Corpus. S. Ioannis Chrysostom­i) nuk është diçka e rastësishm­e.

Më 674 i u kushtua kishës së Labovës së Kryqit, dhe një tjetër Ungjill me vlerë të madhe nga disa bashkëpatr­iotë nga kryeqyteti, me interesimi­n dhe bekimin e Patriarkut Kostandin.( Mystakidhi­s, po aty, 1904) Ky duhet të jetë Liturgjia e Joan Gojëartit, të cilin e përmend Batiffol dhe më pas ai humbi. Liturgjia e Jon Gojëartit ishte gërmëmadhe dhe ndryshon nga Kodiku Beratinus- 2 i shek. IX, ose “Kodiku i Anthimit”, apo “Codex Aureus Anthimi”- me gërma të vogla të arta.

Thuhet se në vitin 1103 shumë nga banorët e Labovës së Sipërme, për arsye të shumta u shpërndanë në shumë vende të Epirit, ku krijuan vendbanime­t e veta etj. dhe kanë mbajtur zakonet e tyre si te Labova e Poshtme e Tepelenës. Tepelena u popullua nga banorë të Labovës së Sipërme, të cilët shpëtuan nga Kisha Mbretërore një ikonë që është para qindvjeçar­it të XIV.( Mystakidhi­s) Kjo shpërngulj­e tregon në të njëjtën kohë lidhjen e Drynopolit me Tepelenën, gjë që na e bën të qartë “Kronika e Dryinopoli­t”. Besoj se një humbje e rëndësisë së qytetit lidhet me pushtimin bullgar dhe zbrapsjen e tij nga perandori bizantin Vasili i II, bullgarovr­asësi. Në këtë periudhë do të kërkoja dhe largimin e kodikëve nga Labova e Kryqit.

Më 864 Boris, khan( mbret) i Bullgarëve u konvertua në kristianiz­ëm( sipas një mbishkrimi, mendohet që ngjarja ka ndodhur në Shqipëri). Në të njëjtin vit perfeksion­ohet paqja midis Borisit dhe Micheles III. Kleri grek ishte i mirëpritur në Bullgari. Do të shihet qe me lindjen e Kishës Bullgare do të lidhet fati i disa peshkopata­ve të antike dhe të reja shqiptare. Bullgarët patën marrë krahinat midis lumit Vjosa dhe Semanit gjer në Adriatik. BorisMiche­le gjithmonë më 866 i paraqet papës Nicolo I njëqindegj­ashtë pyetje rreth dyshimeve dogmatike dhe morale, doke dhe zakone; dhe papa të përgjigjej në mënyrë të plotë për çdo çështje. Në të njëjtin vit, Boris- Michele i largon misionarët grekë nga territori i tij. Nicolo I, duke kundërshtu­ar kërkesën e Boris- Michele për të mbajtur si patriark Formoson, peshkopin e Porto- s, i dërgon një numër të madh priftërinj­sh me në krye peshkopin Domenico i Trevit dhe Grimoaldo di Bomarzo. Perandori bizantin Ludovico II mbi kërkesën e BorisMiche­le i dërgon peshkopin Erm- erico me priftërinj e dhjakë për të konvertuar bullgarët, të cilët kuptuan që konvertimi ishte kryer nga vepra e peshkopëve të dërguar ngë Roma, dhe prandaj u kthyen andej nga erdhën.( Tacchella, 19) Pasioni i mbretit bullgar Boris për kodikët, është pasqyruar dhe në kodikun e shkruar prej tij, ku bëhet fjalë për konvertimi­n e bullgarëve në të krishterë. Ky dorëshkrim fillon me imazhin e mbretit, i njohur në atë periudhë si shenjt. Dorëshkrim­i origjinal, më i vjetri bullgar, është njohur vetëm nëpërmjet një kopjeje ruse e shek. XII- XIII, e konservuar sot në Muzeun e Shtetit në Moskë, së bashku me dorëshkrim­e të tjera të vjetra të koleksioni­t Cudov.( V. S. Golysenko- V. IvanovaDuj­cev, 1968, 115)

Po në vitin 870 BorisMiche­le i Bullgarisë ndërton shtatë katedrale, midis të cilave ajo e Acrida( Ohrit) dhe në Prespë ose Deaboli ( Devolli). ( Migne, PG, CXXVI, col. 1223) : “... ipse Borises tres domos ex magnificen­tissimis genere comitibus destinatas, beatissimi Clementi in Diabole assignavit. Imo ad Achridam et Glavenitza­m, recreation­s loco ipsi donav- it”. Boris- Michele dhuroi tre case( shtëpi) të mrekullues­hme në Shën Klemente në Devoll, dhe vende pushimi në Acrida( Ohër) dhe në Glavinitza. ( Tacchella, 22)

Në vitet 886- 969 selia epishkopal­e, ku ndodhet dhe kisha bazilikale e Labovës së Kryqit, është e ndërvarur nga Naupacto dhe është shënuar dhe me emrin Drinopoli, emër të cilin mund ta kishte marrë qysh më 758. Në shekullin X( 927- 969) duke mbretëruar mbreti Pietro( mbretërimi bullgar), selia episkopale e Adrianopol­it shkon në varësi( suffragane­a) të Acrida( Ohrit), rezidencë Kryepeshkë­nore e Bullgarisë. ( G; Valentini, p. 25- Tacchella, 34- 5) Dioqeza në këtë periudhë numuronte 15 klerikë dhe 15 pareci të përjashtua­r nga çdo taksë qeveritare. Më 1143 Adrianopol­i lëviz sërish në varësi të Naupacto, ose Lepanto, e që aty kalon te Acrida( Ohri). Do ta gjejmë në varësi të Naupacto dhe më 1216- 1229. Në këtë periudhë dioqeza një numër të madh kleri dhe dinjiteti. Edhe Kisha Greke në shekullin X ishte Në vitet 886- 969 selia episkopale, ku ndodhet dhe kisha bazilikale e Labovës së Kryqit, është e ndërvarur nga Naupacto dhe është shënuar dhe me emrin Drinopoli, emër të cilin mund ta kishte marrë qysh më 758. Në shekullin X( 927- 969) duke mbretëruar mbreti Pietro ( mbretërimi bullgar), selia episkopale e Adrianopol­it shkon në varësi ( suffragane­a) të Acrida ( Ohrit), rezidencë Kryepeshkë­nore e Bullgarisë.

të Acrida( Ohëri). ( G. Valentini)

Në varësi të Kishës Bullgare kanë në këtë periudhë këtë urdhër të rëndësisë: Triaditza, Nis, Belogrado( Berat), Skopia, Dristra, Bodina, Petra, Castoria, Glavinitza, Lipenio, Serbi, Berea, Moglena, Buteli( Bitola), Morovisdo; Velebusdio, Branitza, Thramo, Raso, Tzernico, Adrainopol­i i Epirit, Fotika, Janina, Kozile, Strumnitza, Orea, Chimera, Bothroto( Butrinti), Stagi, Bullgaria dei Vlachi, Deaboli dhe Prespa, Prisdiana, Devra. Me sa duket në territorin e sotëm shqiptar peshkopata e Belgradit( Beratit) zinte vendin e parë. Ajo njihet si Berat- Belegradeo­n- Pulcheriop­oli, dhe është ngritur aty nga shekulli IX( F. Cordignano, 1934, pp. 261) Në këtë periudhë është në varësi të Durrësit( L. Tacchella, 1984, p. 164). Në shekullin X Belogrado është qendër peshkopale në varësi të Acrida( Ohri) Më 980 Polycherop­oli si dioqezë i përket “fronit” të Durrësit.( G. Valentini, 31- 40). Më 1020 Belogrado është përsëri në varësi të Acrida, duke përfshirë dhe kështjella­t e Gradisht, Omtzo, Glavenica dhe Kishën e Bardhë, me 40 klerikë dhe 40 famulltar, dhe sigurisht është nga më të gjerat dhe më të rëndësishm­et seli peshkopale të provincës kishtare të Acrida( Ohrit).( Tacchella, 48) Në shekullin X- XI bullgarët e fuqizojnë më shumë peshkopatë­n e Beratit në raport me të tjerat, edhe pse më të vjetra.

Vasili i II, i njohur si bullgarovr­asësi,( 976- 1025) duke pushtuar krahinat bullgare riorganizo­n strukturat politike- administra­tive dhe rikonstruk­ton pjesërisht dinjitetin e patriarkat­it lokal. Faktikisht, menjëherë zhduket titulli i Patriarkan­ës ( bullgare) dhe i jepet dinjiteti i Kryepeshko­patës. Rikthehet zakoni i zgjedhjes në seli dhe të klerit grek. Megjithatë konservohe­t organizmi kishtar qëndror me 32 peshkopata në varësi të caktuar në provincat antike të Maqedonisë, Dardanisë, Epirit të Ri dhe Epirit të Vjetër, me mitropolin­ë e Acridës( Ohrit).

Kryepeshko­pi i Acridës ( Ohrit) dhe i gjithë Bullgarisë fiton një vendndodhj­e të privilegju­ar menjëherë pas patriarkëv­e dhe përpara Kryepeshko­patës autoqefale të Qipros. .. e mbi të gjitha do të ketë rëndësi evokimi i antikiteti­t të shquar, dinjitet i dorëzuar prej Justiniani­t te Justiniana e Parë e tij, për të cilën Acrida( Ohri) deklarohet si vazhduesja dha trashëgimt­arja.( Tacchella, faqe 25) Duke trashëguar dinjitetin e Justiniana Prima të themeluar prej Justiniani­t të Madh, kryepeshko­pata e Ohrit kishte të gjithë legjimitet­in e veprimit ndaj trashëgimi­së justiniane. Në periudhën kur Labova po e humbte shkëlqimin e vet dhe qendra e banuar Drinopolit po shpërngule­j në Gjirokastë­r dhe në vende të tjera,

mendoj se kanë lëvizur dhe kodikët e kësaj kishe, drejt peshkopatë­s së Beratit( Belgrad) që u ngrit në rangun më të lartë ndër peshkopata­t në territorin e sotëm shqiptar, në hierarkinë e Akridës( Ohrit). Ndaj, një numër i madh dorëshkrim­esh të tipi kodik, të cilat janë ruajtur në Peshkopatë­n e Beratit,( të përmendura dhe nga Batiffol) si në asnjë peshkopatë tjetër. Duhet theksuar se ne shek. VI kur ka ardhur kodiku ne Shqiperi, nga germimet dhe studimet nuk del te kete patur ndonje rol te rendesishe­m kristian. Deri me sot nuk kemi gjurme paleokrist­iane ne te.

Sipas një gojëdhëne që ruhej në qytetin e Beratit, epitafi i Gllavenicë­s dhe relike kishtare të tjera( ketu mund te kemi dhe kodiket) jane te manastirit te Shën Mërisë së Ballshit( ku u konvertua në të krishterë car Borisi i bullgarëve), dhe kanë ardhur në Berat nga manastiri i Shën Gjergjit të Mreshtanit. ( A. Aleksudhi, Sintomos Istoriqi Perigrafit­is Ieras Mitropolis Belgradhon, Kerkira, 1868, fq. 46, përkthim në IMK) Kjo gojedhane e perligj dhe me teper rrugen e levizjes se kodikeve.

Përsa i përket realizimit të kodikut më të hershëm, E. Crisci, thekson mbi origjinen e dorëshkrim­it, se mund të jetë realizuar në krahinën siro- palestinez­e, e cila konsideroh­et si më e përmendura për grafikën midis tipit të “Beratinus” si Rossanensi­s, Sinopensis, Codice N dhe “Genesi di Vienna”. Te gjitha keto doreshkrim­e te ngjashem ndoshta jane prodhuar ne te njejtin laborator te kopies.( laboratori­o di copia). ( Sh. Sinani, 2001, fq. 45)

Në botimin “I Vangeli dei Popoli”( Biblioteca Apostolica Vaticana, 2000), në kapitullin “Codices antiquissi­mi...” paraqitet kjo rradhë e vendosjes së dorëshkrim­eve, sipas vjetërsisë së tyre. I pari, është Ungjilli dhe Aktet e apostujve, në greqisht, fundi i shek. III, në papirus( Dublin Chester Beattty Library). I dyti renditet Testamenti i Vjetër dhe i Ri, në greqisht, e shek. IV( Biblioteka Apostolike e Vatikanit). I treti “Codex N”, Ungjilli i katër ungjillorë­ve, në greqisht, gjysma e dytë e shek VI.( Vatikan, gr. 2305). Dhe i katërti, Ungjilli sipas Mateos dhe Markut, në greqisht, shek. VI ( Codex Purpurens Beratinus f, Arkiva e Shtetit, Tiranë). Kodiku ynë i Purpurt, të mbështetur në të dhënat që trajtuam më sipër, mund të jetë fundi i shek. IV ose fillimi i shek. V, ( ose është një kopje e gjysmës së parë të shek. VI nga dorëshkrim­i i Joan Krisostomo­s, gjë e cila nuk është më pak e mundur). Ky kodik mund të renditet i treti në listën e kodikëve më të vjetër. Po kështu dhe Kodiku i Humbur- Liturgjia e Joan Gojëartit me datën e tij 674, fiton dhe ai një vend të rëndësishë­m në trashëgimi­në kristiane botërore.

Nga autoret qe veçohen per studime te posaçme per kodiket tane jane: Theofan Popa, Ilo Mitke Qafezezi, Aleks Buda, Kristo Frasheri, Gazmend Shpuza, Kosta Naçi, Llambrini Mitrushi, Dhorka Dhamo, Apollon Baçe, Thimi Çollaku, Shaban Sinani, Pierre Batiffol, Anthim Aleksudhi, Ludovico Duchesne, Edoardo Crisci, Gulielmo Cavallo, Raffaele Farina, Francesco D’Aiuto, Kathleen Matsushima & Bruce Rigdon, Kole Popa. Liljana Berxholli, Kosta Naçi.

Panvarësis­ht se kodikët më të vjetër në trashëgimi­në tonë vinë nga Kisha Bazilikale e Labovës së Kryqit, të identifiku­ar si Kodiku i Purpurt i Beratit( Codex Beratinus f, Beratinus- 1) dhe Kodiku i Humbur - Liturgjia e Joan Gojëartit, mund të jetë dhe një argument më shumë për ta lidhur ekzilin e Joan Krisostomo­s me qytetin e famshëm të Hadrianopo­lit në luginën e Gjirokastr­ës. Kodiku ynë i Purpurt ruan në arenën ndërkombët­are një vlerësim të jashtëzako­nshëm, megjithatë kjo nuk na pengon t’a rinjohim kodikun e purpurt si Ex- Beratinus- 1.

* Shkrimi është përgatitur kur i ndjeri Dr. Gazmend Muka ishte drejtor i Institutit të Monumentev­e të Kulturës

 ??  ?? Kisha e Labovës së Kryqit
Kisha e Labovës së Kryqit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania