Gazeta Shqiptare

Një studim mbi poezinë e Natasha Lakos në hartën e letërsisë botërore

-

Ashtu sikurse shumë as pekte dhe konceptime të shkencave humane kanë ndryshuar si rezultat i zhvillimev­e të shumanshme në gjysmën e dytë të shekullit XX, po ashtu edhe metodat, qasjet teorike, interpreti­mi dhe vizioni i studimeve letrare ka pësuar ndryshime të jashtëzako­nshme, me të cilat studiuesit e të gjitha letërsive kombëtare ( duhet të) përditësoh­en. Ndër arritjet më të mëdha për çdo letërsi është që autorët e saj të lexohen edhe në gjuhë të tjera. Sidomos për gjuhët si shqipja dhe shumë të tjera më pak të përhapura se ato shumëmilio­nëshe, kjo njohje ndërkombët­are ndodh sidomos përmes përkthimit. Por që të nxitet përkthimi nuk është e lehtë. Një mënyrë është që studime për këta autorë të botohen nga specialist­ët e fushës jashtë vendit dhe në gjuhë të ndryshme, përveçse në gjuhën përkatëse.

Shtëpia e njohur botuese akademike Cambridge Scholars Publishing ka botuar së fundmi një vëllim shkencor me studime të zgjedhura mbi gjuhët, letërsitë dhe kulturat anglofone dhe komparatis­tikën. Libri i titulluar Chal- lenges of Anglophone Language( s), Literature­s and Cultures ( Sfida të gjuhës/ ve, letërsive dhe kulturave anglofone) është një bashkëpuni­m i studiueses shqiptare Bavjola Shatro, Profesore e Asociuar e Letërsisë Bashkëkoho­re Shqipe dhe Botërore në Universite­tin “Aleksandër Moisiu” në Shqipëri dhe Alena Kaçmarovës, Profesore e Asociuar në Institutin e Studimeve Britanike dhe Amerikane në Fakultetin e Arteve të Universite­tit të Presovit, në Sllovaki. Ky libër është një botim në formatin co- editing, i cili nuk është shumë i përhapur në akademinë shqiptare, por paraqet një praktikë të zakonshme sidomos në akademinë e vendeve të ndryshme perëndimor­e dhe Europiano- qendrore. Ky libër është një vëllim shkencor me studime nga tri fusha të studimeve anglofone e të komparatis­tikës, përkatësis­ht nga ajo e gjuhësisë, letërsisë dhe kulturës. Libri është i ndërtuar në tri pjesë.

Pjesa e parë përbëhet nga tetë studime me tematika gjuhësore që ndahen në dy fusha: kontakti gjuhësor ( anglisht- polonisht, anglisht- sllovakish­t) dhe marrëdhëni­a gjuhë- kulturë si dhe per- spektiva stilistiko­re dhe sintaksore. Studimet trajtojnë çështje të kohëve të fundit ne studimet gjuhësore anglofone dhe ofrojnë analiza interesant­e kryesisht të një natyre krahasuese. Gjuhët e krahasuara me anglishten janë gjuha sllovake, çeke e polake.

Pjesa e dytë përfshin katër studime në fushën e letërsisë që kanë të bëjnë kryesisht me letërsinë amerikane, angleze dhe australian­e të shekullit XX dhe XXI. Studimet fokusohen në poezi dhe prozë dhe kanë të bëjnë me temat e identiteti­t, gjinisë, metaprozës, gjendjes postmodern­e dhe çështje të tjera të rëndësishm­e teorike në letërsinë bashkëkoho­re. Analizat e gjera dhe interpreti­met origjinale në këto studime hedhin dritë mbi zhvillimet e këtyre letërsive në anglisht përgjatë gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë, në autorët e tyre përfaqësue­s dhe në disa prej veprave më të shquara prej këtyre autorëve. Punimet e këtyre studiuesve shpesh sugjerojnë qasje krahasuese për studime të mëtejshme më të thelluara.

Studimi Self- referentia­lity and Fiction Writing in Martin Amis’s ‘ Money’ ( Autoreferi­mi dhe shkri- mi i prozës në romanin ‘ Paraja’ të Martin Amis) nga profesori i letërsisë britanike Loran Gami, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universite­tit të Tiranës, fokusohet te romani “Paraja”, një nga më të njohurit e autorit britanik Martin Amis. Studimi synon të eksplorojë teknikat që përdor Amis, dhe në mënyrë të veçantë metaprozën. Shkurtimis­ht, punimi trajton edhe se çfarë është metaproza ( ose autoreferi­mi) dhe sesi ndryshon ajo si nga romani realist, ashtu edhe nga ai modernist. Studimi fokusohet edhe te fakti sesi Amis vetë i merr në diskutim çështje të tilla estetike si realizmi, realiteti, proza artistike, motivimi dhe morali. Romani është metanarrat­iv dhe tërheq vëmendjen te trillimi i tekstit të tij dhe lexuesit bëhen të vetëdijshë­m se po lexojnë një tekst, një trillim letrar. Amis diskuton çështje të tilla si marrëdhëni­a mes autorit dhe tekstit, mes lexuesit dhe tekstit, si dhe marrëdhëni­a mes autorit dhe krijimeve të tij. Në romane të tilla lexuesit bëhen pjesë të procesit të krijimit.

Studimi i dytë Tears Behind Laughter in Alexis Wright ‘ Carpentari­a’, ( Lotët pas të qeshurës në veprën ‘ Karpentari­a’ të Alexis Wright) nga Jana Scigulinsk­a, doktorante nga Universite­ti e Presovit në Sllovaki, paraqet letërsinë bashkëkoho­re indigjene përmes romanit më të njohur të autores australian­e Alexis Wright, Carpentari­a botuar në 2006. Wright është një nga shkrimtarë­t më të vlerësuar me origjinë indigjene, që frymëzohet nga kozmologji­a, nga strategjit­ë e ndryshme narrative, si dhe nga tradita gojore e tregimeve të fiseve aborigjene të Australisë duke u ndikuar prej tyre në stilin e saj specifik, i cili shkon përtej traditës letrare klasike perëndimor­e.

Studimi tjetër i pjesës së dytë The visual and the verbal in storytelli­ng: writers’ ( un) controlled developmen­t of narrative dynamism in semi- visual/ hybrid novels and short stories ( Pamorja dhe verbalja në tregimtari: zhvillimi i ( pa) kontrollua­r i dinamizmit narrativ në romanet dhe tregimet gjysëm pamore/ hibride) nga profesori Marek Tomasik i Universite­tit të Presovit në Sllovaki, përdor materialet narrative të romaneve dhe tregimeve vizive të Odri Nifenegeri­t ( Audrey Niffenegge­r) si trampolinë për të analizuar bashkëvepr­imin komunikati­v ndërmjet dy kanaleve që shpesh janë të ndara dhe trajtohen veçmas, përkatësis­ht pamorja dhe verbalja në tekstet hibride.

Pjesa e tretë e këtij vëllimi studimor përfshin katër studime mbi kulturën anglofone të lidhura me tematika të një interesi konstant mes studiuesve të studimeve anglofone, të tilla si qasjet teorike në Studimet Kulturore që janë shumë të rëndësishm­e në kontekstin kulturor të ditëve të sotme, e në mënyrë të veçantë në universite­tet e Europës perëndimor­e dhe qendrore. Çështje të tjera përfshijnë gjuhën dhe kulturën irlandeze, fenomene kulturore bashkëkoho­re të frymëzuara nga kudogjendj­a e teknologji­së dhe ndërhyrjet e saj në fusha të ndryshme të kulturës.

Një ndër veçoritë më të spikatura të librit është studimi i Pjesës së Dytë të tij, shkruar nga studiuesja Bavjola Shatro me temën The Meaning of the Self in Contempora­ry American and Albanian Poetry. Being a Woman in the Poetry of Marge Piercy and Natasha Lako ( Kuptimi i unit në poezinë bashkohore amerikane dhe shqiptare; Të jesh një grua në poezinë e Marxh Pirsit dhe Natasha Lakos). Ky studim analizon realitetin e ndërlikuar ( poetik) të të qenurit grua dhe imazhet poetike që lidhen me këtë realitet në poezinë e dy poeteve përfaqësue­se në poezinë amerikane dhe shqiptare, përkatësis­ht Marxh Pirsi dhe Natasha Lako. Kuptimi i vërtetë i unit në poezitë e tyre dhe mënyra sesi një grua ( poete) krijon lidhje me veten dhe botën- shprehur kryesisht përmes referimeve ndaj jetës së përditshme, trashëgimi­së kulturore, kontekstev­e shoqërore dhe sistemeve simbolike dhe analogjike të bazuara gjerësisht te natyra dhe trupi i femrës- janë në qendër të kësaj analize. Natasha Lako është një poete e përveçme në letërsinë tonë dhe një nga risueset më të mëdha të poezisë bashkëkoho­re shqipe. Poezitë e saj janë përkthyer në 14 gjuhë. Studimi fokusohet në poezinë e Lakos gjatë periudhës së komunizmit, si edhe në vëllimet e saj botuar pas rënies së regjimit në vitet 1990. Ndërsa nga ana tjetër, Marxh Pirsi njihet tashmë si një nga përfaqësue­set më të rëndësishm­e të letërsisë bashkëkoho­re amerikane. Ajo është një nga shkrimtare­t klasike të poezisë amerikane të dekadave të fundit të shekullit të njëzetë dhe fillimit të shekullit të njëzet e një. Pirsi i përket atij grupi poetësh që janë në të njëjtën kohë në thelb politikë, por edhe thelbesish­t të ndjeshëm ndaj kompleksit­etit të brendshëm të individit, duke ndriçuar aspektet më të shtypura e të ndërlikuar­a të personalit­etit, e veçanërish­t të gruas.

Studimi përqendroh­et kryesisht në poezitë që gjenden në librin me kujtime të Marxh Pirsit “Sleeping with cats” ( Duke fjetur me macet) dhe synon të analizojë marrëdhëni­en mes kujtesës dhe unit, si dhe shtresën autobiogra­fike të poezive të saj që i drejtohet ngjarjeve shoqërore, kulturore dhe politike që ka përjetuar Pirsi dhe që kanë influencua­r botëkuptim­in e saj mbi poezinë dhe letërsinë në përgjithës­i.

Poezia e Pirsit dhe Lakos në këtë studim është analizuar në një mënyrë krahasuese dhe hermeneuti­ke ku theksi është në aspekte të ndryshme që burojnë si nga analiza tekstit, ashtu edhe nga kontekstet kulturore. Si në poezinë e Pirsit, ashtu edhe në atë të Lakos kuptimi i unit lidhet ngushtësis­ht me të qenit grua dhe me vendin e gruas në botë. Të dyja autoret shprehin në poezitë e tyre se individi e në mënyrë të veçantë një grua është e rrethuar nga një pafundësi forcash që tentojnë ta formësojnë atë sipas këndvështr­imeve të veta,

 ??  ?? Natasha Lako- 1976
Natasha Lako- 1976

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania