Gazeta Shqiptare

“Fëmijët e diktaturës” vazhdon rrugëtimin për të sjellë Kujtesën

-

Ata që kanë qenë mëdys has ose vazhdojnë të jenë të tillë sa i përket së shkuarës, duhet që të qetësohen 45 minuta dhe të këqyrin dokumentar­in “Fëmijët e diktaturës”. Në një subjekt të thjeshtë ke të koncentrua­r kalvarin e vuajtjes ose ajo që lidhet sot me Kujtesën e Diktaturës komuniste.

Historia e së shkuarës ose represioni­t komunist përcillet nëpërmjet 4 personave të ndryshëm, pjesëtarë të atij komuniteti të madh vuajtës, por edhe kampione reale humane të 4 gjeneratav­e të ndryshme shqiptare, që kanë qenë të mbyllur në kampet e internimit. Xhirimet janë bërë të gërshetuar­a në Tepelenë, Berat, Gradisht, etj., ku kanë qenë shtëpitë e tyre. Në dokumentar janë të gërshetuar­a shumë elementët e djeshme dhe të sotme, por nga ana tjetër shoqërohen edhe me material të plotë filmik.

Filmi ka qenë sfida e drejtoresh­ës së IDMK- së, Jonila Godole, që prej kohësh është një nga zërat institucio­nalë sa i përket evokimit të së shkuarës, përmes shikimit kritik të saj.

Në rolin e producente­s, ajo i besoi regjisorit Besnik Bisha edhe idenë që ai e përcolli me katër pinjollë të represioni­t, por që e kishin jetuar në kohë të ndryshme. “Të lindur” armiq ata u përballën me këtë rrjedhë të panatyrshm­e të jetës së tyre, pasojë e angazhimev­e të etërve dhe të afërmeve të tyre.

Në vijë logjike dokumentar­i fillon me Simon Mirakajn, i shkuar gati si bebe; Alma Liçajn, që u internua në moshën 10 vjeçare, kur kishte ditëlindje­n, dhe është rritur në internim. Kurse më të rinjtë e këtij kalvari vuajtës janë çifti motër dhe vëlla, Ridvana dhe Lurian Mena.

Në vetën e parë të katër personazhe­t dëshmojnë kalvarin e familjes së tyre, duke shmangur krejtësish­t shkakun pse ishin aty. Secili prej tyre shkon në vendin e internimit, por edhe në vende që e kanë shoqëruar këtë kalvar dhe shpjegon përcjellje­n e kohës, si vinte persekutim­i ndaj tyre, si reagonin asokohe njerëzit që i rrethonin dhe i konsideron­in dhe këta të vegjël si armiq potencialë të regjimit!

Dokumentar­i e filloi rrugëtimin e tij, teksa u emëtua në përvjetori­n e rrëzimit të bustit

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania