Gazeta Shqiptare

... nga numri i shkuar

-

Në këtë numër kishim shumë shkrime dhe argumente. Ishte një zgjidhje e redaktorit për të përcjellë shumë argumente dhe tema në pak vend, që na ka mbetur prej pak vitesh nga “Milosao”. Mendojmë se ishte një zgjidhje e mirë. Por argumenti kryesor veç karakterit njohës, që e vlerësojmë, nuk e përmbushte idenë e një shkrimi që mund të mbante argumentin kryesor. Princ Muzhaqi dhe Gjuriç Vladani, nipat e Skënderbeu­t i shërbyen atij por edhe famës së tyre si ushtarë të mirë.

Shkrimi ishte kompilim dhe është e pranueshme me largësinë në kohë ku kanë jetuar personazhe­t, kurse pjesa e fundit ishte më interesant­ja dhe ajo që e lidh argumentin e shkrimit të autorit. Autori duhet vlerësuar që është shumë i dhënë pas trevës së tij dhe mundohet të gjej argumente të ndryshme, që e bëjnë vendin e tij interesant. Ndoshta duhet të ruhet nga panegjiriz­mi.

Agim Vinca, shkrimtari dhe studiuesi kosovar, na përcolli një vjershë të Radovan Zogoviç, këtij personazhi të njohur ballkanas, por edhe tejet të respektues­hëm.

Daut Gumeni na kish sjellë një tregim, që kishte aromën e vendit të tij. Mund të zgjidhej në formë më lakonike dhe me një dialog më dinamik, kurse redaktori në vlerësimin e tij shtoi dhe argumentin e leksikut të trevës që do t’i jepte shumë fuqi tregimit. Autori duhet vlerësuar për sjelljen e argumentit të së shkuarës.

Karikaturi­sti Arben Meksi erdhi me disa punë të tij, duke na sjellë atë ide freskie që rrethon punën e vet, por edhe zgjidhjet shumë interesant­e që bën. Për redaktorin nuk ishte i lehtë botimi i tij... prej disa rrethanave fare të pakëndshme, por që përbën para- doks me vlerësimet ndërkombët­are që po merr tashmë ai kudo.

Në këtë numër, Daim Miftari, poeti shqiptar nga Maqedonia na solli krijimtari­në e tij. I ftuar nga Residenca Poeteka ai përcolli atë mënyrë poezie që bëhet sot në vendin fqinj por edhe aromën shqiptare në të. Megjithatë, duhet thënë, se prurja e tij ishte nga forma ngaqë autori përcjell frymën urbane të njohur dhe ndjesinë e Tiranës. Një pjesë e poezive kanë ardhur nga Tirana... dhe i janë dedikuar asaj. Redaktori mbeti i kënaqur gjithsesi me këtë lloj përmbajtje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania