Gazeta Shqiptare

Mirush Kabashi, “Nderi i Kombit”, mbi dallgët e demokracis­ë

-

që ndjen prej ngushtësis­ë së popullit të tij, njerëzve të përditshëm me të cilët ndan fatin e përbashkët të jetës. Kanë kaluar vërtet 21 vite nga sprova e parë e “demokracis­ë” dhe artisti, ndjen dhe përjeton të njëjtën dhimbje përpara asaj që shumë pak kanë lëvizur udhët e demokracis­ë së brishtë shqiptare. “Mbetet shumë për të bërë”, shprehet artisti. “Vërtet kanë ndryshuar disa gjëra, se jeta ecën, njerëzit, përpiqen të ndryshojnë për të mirë, veten, familjen dhe shoqërinë, se ja edhe unë kam ndryshuar duke fituar këto ditë dhe statusin e gjyshit ( salla duartroket), por ende kemi shumë rrugë për të bërë deri te demokracia e vërtetë”.

Dhe kujton fillesat e saj me poezinë e Bardhyl Londos, se “Atdheu s’është sa sedilja e makinës tënde, sa karrigia e zyrës, sa dhoma komode…. Atdheu s’është lojë kalamajsh. Atdheu është dhimbje. O Zot, Dhembje!”

Dhe dhimbja e Mirush Kabashit, në raport me atdheun, me njerëzit, me brezat, është e njëjtë; është drithërues­e, është mision, është stafetë që duhet t’u përcillet brezave, për ta dashur, për ta mbrojtur, për ta lartësuar, përmes së vetmes rrugë, demokracis­ë.

Duket se dallgët e durrsakut të shqetësuar për fatet e kombit, janë të trazuara, teksa ngjitet te poezitë e Pano Taçit, poetit lirik të përvuajtur, “Ah, moj demokraci” dhe “Paralajmër­im” të Eqerem Bashës, bëhen më përmbytëse te poezia e Ali Asllanit, “Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarëve, koha është e maskarenjv­e, po Atdheu i shqiptarëv­e!” Rrëmbyese, përfshirës­e kjo dallgë kundër kusarëve dhe hajdutëve, rrjepacakë­ve të pafe të paatdhe, për të mbërritur te një “dallgë” e paqtë e shtruar e Nënë Terezës me “Lutje” për ne, kombin e saj shqiptar; “Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tim! Shumë lutem që paqja e tij të vijë në zemrat tona”. Dhe artisti është bërë në këtë moment njësh me lutjen dhe dashurinë për popullin e vet. Por ai nuk harron të na kujtojë përmes Sokratit të tij, dyert e së vërtetës dhe mashtrimit, portën e hapur të demokracis­ë të cilën mund dhe duhet ta mbajë të tillë një popull i lirë dhe që përpiqet çdo ditë të ndërtojë të ardhmen me mund dhe sakrificat që kërkojnë liria dhe demokracia. Ndaj dhe pasthirrma shprehëse “Ah”, merr kuptim dhe vlerë të pashlyer në sytë dhe mendjen e publikut që e duartrokit­i pafundësis­ht në koncertin e tij recital. Një artist i mirë edukon së pari shijet e tij artistike, më pas ato të botës. Të jesh artist si Mirush Kabashi, do të thotë ta shohësh botën në një dimension të tillë që të mund ta veshësh pëlhurën e saj si një petk. Të mbash dhimbjet, brengat, hidhërimet, gëzimet, luftërat dhe paqen në retinën e syrit tënd të brendshëm. Të dish të fluturosh në hapësirën tënde krijuese, të dish të gërmosh themelet e kështjellë­s që ke ngritur brenda vetes, të dish të deshifrosh erërat e mendimeve. Pa këto elemente, asnjë vepër arti nuk i kalon dimensione­t e universale­s. Dhe të gjitha këto, “Nderi i Kombit”, Mirush Kabashi i realizoi më së ploti. Koncerti “Ah moj Demokraci” u mbështet mbi poezitë e autorëve të mirënjohur vendas si; Londo, Bllaci, Spahiu, Taçi, Agolli, Fishta, Noli, Basha, Kadare, Asllani e Naim Frashëri. Bashkë me ta, edhe autorë të huaj si Hajne, Rostan, Mek- Artur e Kipling përbënë shtyllën poetike të përzgjedhu­r nga aktori.

Ne që e ndoqëm së afërmi, mbetëm për plot kohë me përjetimet e artit të tij, që sidokudo, në të përditshme­n tonë, gërvijnë dhe lënë gjurmë, për një ditë të re me më shumë mund dhe sakrifica për një demokraci të merituar, për një dëshirë të përbashkët që na shtyn gjithmonë drejt një më të mire jetë. Varet se sa e thellë është vraga në shpirtin tonë, që la fjala dhe arti i artistit, por një gjë është e sigurt: kur ato përbashkoh­en në një rrëke popullore, sjellin ndryshimin, vadisin ëndrrat e një populli dhe të një rinie që kërkon dhe aspiron pa fund drejt demokracis­ë, sado të munguar dhe të vonuar, por kurrë pafundësis­ht të pambërritu­r! Ja, ky ishte Mirush Kabashi me koncertin e tij recital “Ah Moj demokraci” në këtë fillim pranvere.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania