Gazeta Shqiptare

Rama uron 1 Majin: 79.096 të punësuar nga zyrat e punës

Kryeminist­ri me teknikët e OSHEE në terren: Më shumë kujdes për punonjësit "Mbeten edhe 38 mijë vende të lira në dispozicio­n"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama zgjodhi dje të urojë 1 Majin e punëtorëve duke sjellë në vëmendje shifrat e punësimeve gjatë 4 viteve të mandatit të PS- së në qeveri. Sipas Ramës, në 3 vitet e fundit janë punësuar 79.096 punëkërkue­s vetëm nga zyrat e punës, ndërkohë që aktualisht janë dhe 38 mijë vende të lira në dispozicio­n. "Por, - shprehet më tej Rama, - shumë më shumë mbetet ende për t'u bërë për punësimin. Dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam". Ndërkohë, po dje, shoqëruar edhe nga ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka dhe Administra­tori i Përgjithsh­ëm i OSHEE- së, Ardian Çela, Rama ishte mes punonjësve të ekipit teknik të OSHEE- së në Tiranë. 30 punonjësit e Brigadës së Tensionit të Lartë vazhduan edhe dje, remontin e linjës Lanabregas- nënstacion­i i Pallatit të Kongreseve, e ndërtuar në vitin ' 84. "Kjo është një nga linjat kryesore për qytetin e Tiranës. Është linja e vitit ' 84. Po e bëjmë me fuqinë punëtore të OSHEEsë. Bën pjesë në programin e remonteve, që kap vlerën e 2 miliardë lekëve, të ardhura të kompanisë, për të gjithë vendin. Në gjithë territorin e Shqipërisë janë 830 punonjës që po bëjnë remonte. Aktualisht jemi duke bërë remontet e zonës bregdetare, në mënyrë që me fillimin e sezonit turistik të jemi të gatshëm. Për pjesën tjetër të vendit brenda tetorit t'i kemi përfunduar këto remonte. Në sajë të këtyre remonteve, ne kemi ulur me 50% numrin e defekteve dhe me 80% është ulur numri i ndërprerje­ve", - informoi mbi rezultatet e deritanish­me, administra­tori Çela. "OSHEE- ja, - theksoi Çela, - ka ndjekur po ashtu një strategji të re për rekrutimin, trajtimin financiar dhe kujdesin ndaj punonjësve". Në vitin 2017, për të

dytin vit aplikohet sigurimi në punë i punonjësve, falë kontratave të lidhura me kompani sigurimi. Ndryshimi i modelit të administri­mit, investimet në rrjet, qasja e re në trajtimin e burimeve njerëzore, sipas kryeminist­rit Rama, po e shndërrojn­ë OSHEE- në në një kompani

moderne. Po ashtu, kryeminist­ri garantoi vazhdimin e masave të qeverisë në mbështetje të kategorive të ndryshme sociale. "Për familjet që janë në ndihmë ekonomike, ne bëjmë një kompensim të plotë të të gjithë diferencës pas heqjes së fashës mbrojtëse. Është 19 milionë Ministrja e Mirëqenies Sociale deklaroi dje: "Kemi ofruar kompensimi­n e energjisë elektrike për 90 mijë pensionist­ë. Ka shumë punë për të bërë edhe për kategori të tjera në nevojë. Edhe me Inspektora­tin e Punës kemi arritur që aksidentet në punë të ulen në masën 50%. Ne jemi shumë të angazhuar që në mandatin tjetër të arrijmë t'i shtrijmë këto arritje edhe shumë më tepër, edhe në kategori të tjera".

dollarë në vit nga buxheti i shtetit që shkon për këto familje dhe për gjitha kategoritë e tjera, të cilat prezumohej të mbroheshin nga fasha 300 kW. Sot, askush nga ata nuk ndjen rritje të çmimit të energjisë, ndërkohë për fasha të tjera, çmimi i energjisë është ulur. Janë bërë zerime ka-

matëvonesa­sh masivisht, duke kontribuar të gjithë së bashku që të bëhen investime të mëdha dhe të fillojë ripërtërit­ja e një rrjeti shumë të vjetër. Për ne është shumë e rëndësishm­e që kompania të vazhdojë të përmirësoj­ë standardet dhe të gjitha nivelet e trajtimit të punonjësve

në funksion të përmirësim­it të cilësisë dhe të vazhdojë të transformo­het nga një ushtri militantës­h që thjesht ushqeheshi­n, duke mos ofruar dot asnjë lloj shërbimi, në një kompani moderne që duhet të jetë akoma më shumë, një nga krenaritë e vendit tonë", - u shpreh Rama.

 ??  ?? Presidenti i sapozgjedh­ur, Ilir Meta, dje në "Opinion"
Presidenti i sapozgjedh­ur, Ilir Meta, dje në "Opinion"
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania