Gazeta Shqiptare

Ilir Meta: E kam mbështetur Ramën, diku edhe pa dëshirë

Presidenti flet për jetën: Si ma futi babai me shpullë ditën që vdiq Enver Hoxha "Nano duhej t'i kishte menaxhuar më mirë aftësitë e tij"

-

Presidenti i sapozgjedh­ur, Ilir Meta rrëfeu dje, pjesë të jetës së tij, që nga fëmijëria e deri më tani. Në një intervistë në "Opinion", të Blendi Fevziut në "TV Klan", Meta tregoi se si gjyshja e tij donte ta quante Nevruz. Kreu i ri i Shtetit foli edhe për njohjet me Edi Ramën, Fatos Nanon e Sali Berishën.

Nëse sheh jetëshkrim­in tuaj, tregon që ju keni pasur ambicie që në atë kohë. Thuhet se në vitin e dytë të fakultetit keni qenë Sekretar Rinie?

Që në vitin e parë kam qenë Sekretar i Rinisë i "Ekonomisë Politike" të katër viteve bashkë.

Tregohet që keni qenë ambicioz që në vitin e parë, tentonit të kishit një karrierë paralele me atë të pedagogut?

Gjithmonë kam qenë. Edhe në shkollë të mesme kam qenë komandant në zbor. Isha komandant i togës. Kisha një aftësi për të drejtuar.

Ju thoni që edhe në shkollë të mesme keni qenë komandant toge. Por duket se keni pasur relata shumë të këqija me një shok tjetër klase tuaj, moshatar tonin, Ben Blushin, që është sot në politikë?

I kam pasur shumë të mira.

Z. Meta, sipas jetëshkrim­it ju keni lindur në Çepan të Skraparit. Ju e përmendët edhe në fjalimin përshëndet­ës si zgjedhje e Presidenti­t të Republikës, në vitin 1969...

Unë kam lindur në 24 mars të vitit 1969, dhe për kuriozitet­in tuaj, gjyshja ime donte të ma vinte emrin Norvruz, pasi përkonte me festën e Sulltan Novruzit dhe duke qenë si zonë bektashian­e, kjo ishte një gjë shumë normale për ta menduar.

Dhe pse nuk jua vuri?

Sepse mamaja ime rezistoi shumë.

Ju lindët në Çepan të Skraparit, ndërkohë që babai juaj punonte në Tiranë dhe u transferua e gjithë familja në Tiranë, në çfarë moshe?

Babai im punonte në Tiranë përpara sesa unë të lindja, por ngaqë nuk kishin shtëpi, siç e keni parasysh atë kohë, do të kem qenë 2 vjeç.

Ju jeni transferua­r në Tiranë në moshën 2- vjeçare dhe jeni shkolluar në disa prej shkollave më të mira të Tiranës...

Kopshti i parë ka qenë te Pazari i Ri, aty ku hëngrëm darkë para disa ditësh me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe z. Rama.

Si ishte të ishe adoleshent në Tiranën e viteve ' 80?

Adoleshent do të thotë të ishe gjithmonë në një sfidë të vazhdueshm­e midis ëndrrave, të cilat ishin të kufizuara për shkak edhe të mundësive për të përfytyrua­r të ardhmen, sepse liritë ishin të kufizuara.

Çfarë pasionesh kishit në atë moshë?

Në atë kohë fillova të merresha me peshëngrit­je, që në vit të parë në gjimnaz. Të Unë kam insistuar që në fillim që Presidenti­n ta ofrojmë si mundësi të një pakete, për ti dhënë një lloj mirëbësimi opozitës. Dhe ky ka qenë insistimi im kryespr si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dhe me idenë që Presidenti­n ta marrë Opozita s'ka asnjë problem. Le të paraqesin dy tre kandidatur­a dhe kush është e panueshme edhe për Partinë Socaialist­e dhe kjo të jepej me qëllim për të rritur besimin e opozitës. Partia Socialiste nuk ishte dakord me këtë propozim. Thoshte që na takon neve.

them të drejtën, motiv frymëzimi u bë arratisja e Aleksandër Kondos. Pasioni ishte dëshira për t'u marrë me sport. Fillimisht e nisa me futbollin, por nuk kisha ndonjë talent të spikatur. Një ditë trajneri i Aleksandër Kondos, që ishte edhe trajneri i kombëtares n ë peshëngr i t j e , profes o r F e r i t

Berberi, më pa dhe e pëlqeu konstrukti­n tim dhe më ftoi që të merresha me peshëngrit­je dhe më stërviti për 2 vite. Pastaj nuk u morët më me sport? Pastaj u bëra komentator futbolli. Ndërkohë, a vazhdonit të udhëtonit në Skrapar duke pasur parasysh që ju jetonit në Tiranë? Unë në Skrapar kryesisht kam shkuar deri në 8- vjeçare, para se të filloja sportin. Njëherë mbaj mend që kam ikur pa leje nga shtëpia, kam marrë trenin, autobusin dhe pastaj ika në këmbë në fshat, 3 orë nga Çorovoda. Do kesh ngrënë ndonjë dru të mirë? Jo, më morën me të mira se kishin frikë se e bëja prapë. Këtu e paske mësuar presionin që i bën Ramës? ( Qesh) A tentuat të afroheshit me PD- në? Jo, absolutish­t, sepse s'kisha asnjë lloj aspirate! Si u bashkuat me PS- në? Kjo ka ndodhur në nëntor 1991, në mos gaboj, ose fillim dhjetori, sepse në 15 janar është bërë takimi kombëtar i FRESSHit që habiti të gjithë Shqipërinë. Se në PS hynin vetëm ata 60 vjeç e lart, se te PD- ja hynin të rinjtë. Ajo që s'më pëlqeu te PD- ja ishte një ndjenjë revanshist­e në atë kohë. Ato që mendoj ishte qëndrimi i saj ndaj luftës antifashis­te nacionalçl­irimtare. Familja ime ishte shumë e lidhur me luftën. Si nga mamaja. Shtëpia e gjyshit nga babai ishte spital për luftën. Po ama dajat tuaja u bënë me Partinë Demokratik­e… Jo, nuk ka qenë kështu. Gjyshi nga mamaja ka qenë një nga figurat kryesore të luftës antifashis­te në Skrapar. Aq sa pas luftës nuk thoshin "çfarë ka thënë Enver Hoxha", sepse nuk e njihnin shumë në fillimet e tij, por "çfarë ka thënë Taip Dishani". Me sa duket, dajat e mi pretendoni­n pas ardhjes së pluralizmi­t që gjyshi duhej të meritonte më shumë gjatë periudhës së komu-

nizmit për atë që kishte dhënë gjatë luftës. Dajat e mi bashkë me Mustafa Nanon krijuan Partinë Demokratik­e të Skraparit.

22 vjeç u bëtë deputet, 23 vjeç ju hoq imuniteti në Kuvend; pse jua hoqën?

Mandati i deputeti m'u hoq si hakmarrje ndaj popullit të Skraparit.

Thonë që rroga juaj e parë në bordero ka qenë kryeminist­ër?

Nuk është se kam dashur unë të bëhesha kryeminist­ër.

Nuk është dashur?

Në politikë, do s'do do ti përgjigjes­h sfidës, por këto kanë qenë rezultate të situatës.

Kur e keni njohur për herë të parë Fatos Nanon?

E kam ndeshur në takimet që bëheshin në shtator 1990. Ishte edhe pedagog, por vinte edhe si i deleguar nga Komiteti Qendror. Ne krijuam një simpati për të. Vinte një kryeminist­ër me gjuhë të huaja.

U zhgënjyet kur e njohët si kryetar partie?

Fatos Nano ka vlera të padiskutue­shme në politikën shqiptare. Edhe si kryetar ai ka sakrifikua­r, familja e tij po ashtu. Ai ka meritat e tij të veçanta, po t'i kishte menaxhuar aftësitë e tij.

Po sot, raportet?

Nuk është se kemi ndonjë raport të veçantë.

Ka mbetur mëria e përplasjev­e tuaja?

Po të jetë për mëri, unë me Edi Ramën nuk do kishim bërë koalicion, marrëdhëni­et e mia me Nanon nuk kanë qenë aq dramatike.

Po Berishën, ku e ke njohur?

Nga TV. Kemi qenë me Pandin kur kërkuam të na priste. Me Meksin kemi pasur raport. Raporti politik ishte më i vështirë atëherë. Me Berishën, po re dakord për një gjë, duhet të jesh rehat se nuk ka nevojë ta diskutosh për herë të dytë.

Kur e keni njohur Edi Ramën dhe si?

Hera e parë besoj ka qenë kur Edi ka qenë basketboll­ist, se basketboll­istët e Dinamos profesori i sillte te palestra jonë. Aty ka qenë si kontakt i parë. Besoj edhe mund të kemi folur.

Ka një lloj mosdurimi tuajin ndaj Ramës? Jo, pse?! Kjo nuk qëndron në rastin tim. Unë kam qenë përkrahësi kryesor për t'u bërë ai kryetar i Bashkisë së Tiranës. Kam qenë përkrahësi për ta mbështetur me fonde. Kur u bë ministër Kulture, kam qenë mbështetës i madh. Gjithmonë e kam mbështetur, e kam përkrahur dhe i kam dhënë mundësi të tregojë aftësitë e tij. Diku e kam bërë me dëshirë, por mund ta kem bërë edhe pa dëshirë, sepse duhej ta bëja se duhej të respektoja popullin.

A jeni zhgënjyer nga Rama? Të shikojmë përpara. Si do shkohet në zgjedhje pa opozitën? E mendoni këtë gjë?

Asnjëherë nuk më ka shkuar në mendje kjo gjë dhe çdo ditë kam punuar dhe do të punoj që kjo gjë të mos ndodhë. Qëndrimet e mia kanë qenë mjaft të forta.

PD mund të ketë të drejtën e saj dhe unë i kam dhënë të drejtë për dekriminal­izimin, për kanabizimi­n, por edhe do hysh në proces.

Nëse zgjedhjet do të zhvillohen më 18 qershor, ju do jeni president i një parlamenti me opozitë të trukuar...

Unë nuk e dëshiroj këtë gjë. Një nga arsyet që unë e pranova postin e Presidenti­t në rrethanat që u krijuan, ky nuk ka qenë as plan i imi dhe as projekt i LSI- së. Unë kam insistuar që në fillim që Presidenti­n ta ofrojmë si mundësi të një pakete, për t'i dhënë një lloj mirëbesimi opozitës. Dhe ky ka qenë insistimi im kryesor si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dhe me idenë që Presidenti­n ta marrë opozita s'ka asnjë problem. Le të paraqesin dytre kandidatur­a dhe kush është e pranueshme edhe për Partinë Socialiste dhe kjo të jepej me qëllim për të rritur besimin e opozitës. Partia Socialiste nuk ishte dakord me këtë propozim. Thoshte që ' na takon neve'.

Mendoj që ky veprim që unë bëra ishte një investim për stabilitet­in e vendit në vitet që vijnë. Angazhimi im do të jetë maksimal në favor të stabilitet­it të vendit.

A e kuptoni që vendi është në prag të katastrofë­s?

Për këtë kam qenë i hapur, jam gati të bëjë çdo investim që mund të bëhet për këtë çështje.

Do të mbijetojë LSI- ja pa ju?

LSI- ja pa mua do të shpërthejë.

Këtë investim nuk e bëj as për zotin Rama, as për zotin Meta. Ky është një investim në interes të vendit.

 ??  ?? Presidenti i ri, Ilir Meta
Presidenti i ri, Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania