Gazeta Shqiptare

Basha- Ramës: Ke 48 ditë kohë për të reflektuar

Takimi me krerët lokalë, PD në orën 11: 00 në Kavajë me "protestues paqësorë" "Më 18 qershor marrim kontrollin fizik të Shqipërisë"

- Valentina Madani

Opozita e djathtë do të protestojë paqësisht të dielën e 7 majit, në orën 11: 00 në Kavajë, dhe nga ai moment në gjithë Shqipërinë do të fillojë mosbindja civile dhe protesta. Ky është vendimi i marrë dje gjatë mbledhjes së kreut të PD- së, Lulzim Basha me krerët lokalë në mbarë vendin. Burime brenda mbledhjes bënë me dije se drejtuesit lokalë si dhe grupi i punës i përbërë nga 10 deputetë janë urdhëruar që të mbledhin sa më shumë njerëz në protestë atë ditë dhe gjithçka të mbahet nën kontroll me qëllim që protesta të jetë paqësore. Ultimatum të prerë për mazhorancë­n, kryetari i PD- së, Lulzim Basha dërgoi dje edhe nga çadra e protestës në përgjigje të thirrjes së kryeminist­rit se ka 48 orë kohë të regjistroh­et në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për garën e 18 qershorit. "Kulmi i mosbindjes civile, - tha Basha, - do të jetë ditën e zgjedhjeve, më 18 qershor 2017". Duke i kujtuar regjimin e vjetër, kryetari i opozitës hoqi një paralelizë­m me rrëzimin e Ramiz Alisë. Me gjuhë të ashpër, kryedemokr­ati Basha paralajmër­oi kryeminist­rin Edi Rama, duke theksuar se i ka bërë llogaritë gabim, pasi qytetarët nuk do ta lejojnë të qeverisë asnjë ditë pas 18 qershorit, ndaj e ftoi të bëhet pjesë e zgjidhjes. Z. Basha shprehet se, nga 18 qershori do të ketë mosbindje civile, duke shtuar se bashkimi i qytetarëve do të marrë në kontroll fizik territorin e vendit. "E vetmja rrugë për të shmangur gjendjen e vështirë ku ndodhet vendi

janë zgjedhjet e lira. Një grusht njerëzish me në krye Edi Ramën pasurohen çdo ditë. Po kërkojnë të mbajnë kontrollin e pushtetit përmes zgjedhjeve të kontrollua­ra. Tani na vë ultimatum, e na thotë se kemi 48 orë kohë për t'u bërë edhe ne pjesë e fasadës, pjesë e ali-

bisë, pjesë e teatrit të kukullave. Kërkon që ligji të shkelet me të dyja këmbët, e ne të bëhemi pjesë e kësaj. Përgjigjja ime është kjo: Ke 48 ditë para se të shpallim luftën totale për asgjësimin e republikës së vjetër. Mosbindja civile, bashkimi i qytetarëve me çdo mjet paqë- "Vendimi im për të hyrë në PDIU është thjesht një ftesë miqësore e deputetes së PD- së Mesila Doda në kushtet që elektorati i PD- së po ngelet pa përfaqësim dhe është në kushtet e emergjencë­s. E kam pranuar ftesën kur PDja kishte vendosur të mos përfaqëson­te elektorati­n në parlament", - tha z. Hoxha.

sor do t'ju largojë. Mosbindja civile do shtrihet në çdo qytet, në çdo fshat, për të kulmuar në 18 qershor, ku shqiptarët e bashkuar do të rimarrin kontroll fizik të Shqipërisë", - tha Basha. Kreu i PD- së përmendi se asnjë parti apo deputet nuk është regjistrua­r në KQZ

 ??  ?? Protesta e opozitës
Protesta e opozitës
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, në “çadrën e lirisë”
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, në “çadrën e lirisë”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania