Gazeta Shqiptare

Bogdani: PD nuk bojkoton zgjedhjet

-

Sekretari

për Marrëdhëni­et me Jashtë në PD, Gert Bogdani tha në "Vizion Plus" se PD- ja nuk ka marrë ndonjë vendim për të bojkotuar zgjedhjet. Bogdani theksoi se PD- ja do të hyjë në zgjedhje nëse ato zhvillohen brenda standardev­e. "Nuk ka vendim për bojkot zgjedhjesh por vendim për bojkot parlamenti. PD- ja nuk e ka artikuluar ndonjëherë këtë gjë. Ne kemi thënë se kërkojmë qeveri teknike. Nuk kemi marrë vendimin për bojkot, vetëm kemi kërkuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe nuk kemi thënë që nuk do të marrim pjesë në zgjedhje të tilla. Zgjedhje më 18 qershor nuk do të ketë. Por PD- ja do të marrë pjesë nëse shtyhen, qoftë në 16 korrik ose më vonë, dhe sigurohen standardet", - theksoi z. Bogdani.

brenda afateve ligjore të përcaktuar­a. Dhe, në këtë kontekst, për Bashën zgjedhjet e 18 qershorit formalisht dhe ligjërisht janë të pavlefshme. Kurse përmes një statusi në "FB" pasditen e djeshme, kreu i PD- së e krahasoi situatën aktuale politike me atë të Ramiz Alisë. "Monizëm në Shqipëri nuk ka për të pasur më, me asnjë çmim, në asnjë formë. Sot nuk mund të përsëritet dot më skema e Ramiz Alisë, që

pretendoi zgjedhje ' pluraliste' me Partinë e Punës, Frontin Demokratik e Bashkimin e Grave, derisa studentët, intelektua­lët dhe qytetarët e Lëvizjes së Dhjetorit e ndalën maskaradën e tij", shkruan Basha. Kreu i opozitës nuk la pa komentuar zgjedhjet, duke thënë se është regjistrua­r vetëm një subjekt zgjedhor dhe jo 17, por sipas tij Rama po përpiqet t'u hedhë hi syve shqiptarëv­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania