Gazeta Shqiptare

Bojkoti i 18 qershorit, përplasen grupet në PD

Topalli, Selami e Bregu: Vendimi i Bashës i konsultuar, të hyjmë në zgjedhje Pollo: Gjallë është ky zombi dixhital?

-

përgjithsh­ëm të PD- së, këto janë kërcitjet e fundit dhe se pas shtrëngatë­s kohë e bukur do të agojë. "Këto janë kërcitjet e fundit. Me sa duket, shtrëngata po mbaron dhe kohë e bukur do agojë", shkruan z. Ristani. Ndërsa deputetja Hajdarmata­j përdor ironinë kur shprehet se deputetët e vërtetë janë ata te ' çadra e lirisë'. "Deputetët e vërtetë, thjesht pa mandat KQZ- je, por me shumë dinjitet e ndërgjegje, me mençuri por me heshtje, i takojmë çdo ditë te ' sheshi i lirisë', çadra e qytetarëve, ' çadra e lirisë'. Çdo fjalë e tyre, hall apo vlerësim, këshillë apo pyetje, uratë apo mallkim për këtë qeveri e kryeminist­ër, vlen shumë më shumë se çdo fjalim që ne kemi mbajtur këto katër vite në podium, live në TV apo statuse në ' FB'. Ballafaqim­i për besim dhe mbështetje popullore është sot më shumë se kurrë në peshoren e lirisë, pikërisht aty, në çadër, në shesh! Më shumë do të bëhemi nesër dhe në vijim. ' Sheshi i lirisë', çadra është vendi i rezistencë­s dhe i qëndrestar­ëve të vërtetë", shkruan Hajdarmata­j në "FB". Nga ana tjetër, Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji shprehet: "Kur kambanat e frikës bien nga çdo portë! U shpalos lista e rilindjes me identikiti­n e republikës së vjetër dhe i plotësuan të gjitha kriteret. Identikiti i deputetit të republikës së vjetër! Të bojkotosh popullin të mbash karriget! Të dhunosh njerëzit kur ke pushtet, por të luash viktimën kur ta heqin. Të jesh qengj i butë deri ditën që shpallet lista për deputet, e të jesh ujk pasi ka dalë lista. Fundi i republikës së vjetër ka ardhur, frika ndihet kudo, e vërtetojnë kambanat që bien nga çdo portë", - shprehet z. Salianji.

 ??  ?? Mbledhje e Grupit Parlamenta­r të PD- së
Mbledhje e Grupit Parlamenta­r të PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania