Gazeta Shqiptare

Falja e kamatave, ISSH: Sigurimi vullnetar, ja dokumentet që duhen plotësuar

Procedura e plotë/ Aktualisht paguhen 4 752 lekë në muaj, kuota do të shtohet me 432 lekë Ndryshimi i pagës minimale do të rrisë koston

-

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe që janë të interesuar të marrin pension pleqërie në Shqipëri mund ta përfitojnë atë duke u bërë pjesë e sigurimit vullnetar. Emigrantët mund të përfitojnë nga dy avantazhe në rast se paguajnë tani kontribute­t për sigurime shoqërore vullnetare. E para është se pas pak ditësh do të rritet paga minimale nga 22 mijë në 24 mijë lekë dhe rrjedhimit do të rriten edhe kontribute­t dhe e dyta, ata mund të "blejnë" më shumë se një vit sigurime pa paguar kamata, duke përfituar nga ligji i faljes. Ndërkohë, ISSH u kujton emigrantëv­e që të bëhen pjesë e skemës së sigurimit vullnetar për të përfituar pensionin e pleqërisë.

PËRFITUESI­T

Procedurat për sigurimin vullnetar mund të kryhen pranë Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore, në çdo qytet. Të drejtën për të përfituar nga kjo skemë e kanë jo vetëm emigrantët, po të gjithë shtetasit shqiptarë, që nuk plotësojnë vitet e punës. Më konkretish­t, në këtë skemë përfshihen të gjithë shtetasit shqiptarë që: kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk u ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar; për një kohë dhe shkaqe të caktuara ata nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshë­m apo ata që janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshë­m dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre. Gjithashtu, të drejtën e kanë edhe ata persona që nuk janë pjesëmarrë­s në skemën e të vetëpunësu­arve në bujqësi, ndërkohë që kur personi i interesuar ka lënë shtetësinë shqiptare, mund të bëjë sigurim vullnetar vetëm për periudhën nga 1.1.1994 deri në datën që ka lënë shtetësinë shqiptare.

KONTRIBUTE­T

Masa e kontributi­t që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa. Kuota mujore e sigurimit vullnetar për vitin 2017 është 4 752 lekë, që i korrespond­on pagës minimale mujore ( 22 000 lekë x 21.6%). Ndërkohë, për pagesat paradhënie aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu, nëse do të parapaguan­i për vitin në vijim në fillim të periudhave do të ketë zbritje: 6% mbi shumën për një pagesë vjetore ( me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit janar); 3% mbi shumën për një pagesë 6- mujore ( me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të peri-

udhës 6- mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar) dhe 1.5% mbi shumën për një pagesë 3- mujore ( me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3- mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar). Pagesat e vitit korrent mund të bëhen edhe me shumëfishi­n e kuotës minimale mujore, 4752 lekë, deri në kufi të pagës maksimale.

Ndërkaq, pas rritjes së pagës minimale për efekt të llogaritje­s së kontribute­ve të sigurimeve shoqërore kuota mujore e sigurimit vullnetar pritet të shkojë 5 184 lekë ose 432 lekë më tepër se aktualisht. Ndërkaq, në tabelën bashkëngji­tur shkrimit, "Gazeta Shqiptare" publikon të plotë procedurën që duhet të ndiqni për të paguar sigurimin vullne-

tar si dhe përfitimet që lindin nga kjo skemë.

RRITJA

Kuota mujore e sigurimit vullnetar për vitin 2017 është 4 752 lekë. Ndërkaq, pas rritjes së pagës minimale për efekt të llogaritje­s së kontribute­ve të sigurimeve shoqërore, kuota mujore e sigurimit vullnetar pritet të shkojë 5 184 lekë, ose 432 lekë më tepër.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania