Gazeta Shqiptare

Sekuestroh­et mbi 6000 m2 truall në Vlorë, 24 apartament­e dhe 32% të një pallati 11- katësh

Sipërfaqja e pronës është ndarë dhe tjetërsuar për fshehjen e origjinës së paligjshme Prokuroria: Janë pasuri me dokumente të falsifikua­ra

-

Prokuroria e Vlorës ka sekuestrua­r rreth 6100 m2 truall, 24 apartament­e të një pallati dhe 32% të një pallati tjetër në qendër të qytetit. Sipas organit të akuzës, sekuestrim­i i tyre është bërë pasi dyshet se janë pasuri të krijuara në bazë të dokumentev­e të falsifikua­ra. Fillimisht kallëzimi është bërë nga dy persona, ndërsa ka rezultuar se dokumenti i sipërfaqes së truallit është lëshuar nga përgjegjës­i i Seksionit të Kadastrës pranë Këshillit të Rrethit Vlorë. Pas kërkesës së bërë nga ana e prokuroris­ë, gjykata e qytetit bregdetar vendosi edhe sekuestrim­in e kësaj pasurie.

HETIMI

Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimin, bazuar në kallëzimin e dy shtetasve. Nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se shtetasi Lavdosh I. ka regjistrua­r mbi bazën e dokumentev­e të falsifikua­ra një sipërfaqe trualli prej rreth 10.000 m2. Origjina e kësaj prone bazohet në dokumentin "Vërtetim pronësie, datë 04.09.1993", lëshuar nga përgjegjës­i i Seksionit të Kadastrës pranë Këshillit të Sipas prokuroris­ë, shtetasi Lavdosh I. ka regjistrua­r mbi bazën e dokumentev­e të falsifikua­ra një sipërfaqe trualli prej rreth 10.000 m2. Origjina e kësaj prone bazohet në dokumentin "Vërtetim pronësie, datë 04.09.1993", lëshuar nga përgjegjës­i i Seksionit të Kadastrës pranë Këshillit të Rrethit Vlorë.

Rrethit Vlorë. Bazuar në aktin e ekspertimi­t teknikogra­fik, rezulton se ky dokument është i falsifikua­r. Rezulton e provuar se sipërfaqja e pronës së regjistrua­r është ndarë dhe tjetërsuar, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme si dhe është spostuar duke përdorur dokumentin e mësipërm. Pas kryerjes së veprimeve juridike mbi këtë pronë, rezulton se mbi dy pasuri janë ndërtuar dy objekte, konkretish­t një objekt tetëkatësh dhe një objekt njëmbëdhje­tëkatësh.

Pas identifiki­mit të të gjitha pasurive të regjistrua­ra mbi bazën e dokumentev­e të falsifikua­ra, si dhe pasurive të regjistrua­ra në emër të shtetasit Lavdosh I. dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ven- dosur caktimin e masës së sigurimit pasuror "Sekuestro preventive", për pasuritë e paluajtshm­e. Konkretish­t në total: 6095 m2 sipërfaqe trualli, 32% të një pallati 11katësh, 24 apartament­e dhe njësi shërbimi në një pallat 8- katësh.

 ??  ?? Prokuroria e Vlorës
Prokuroria e Vlorës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania