Gazeta Shqiptare

Ligji "Antimafia", Krimet e Rënda nisin hetimin pasuror ndaj Emiljano Shullazit

Hetim edhe për pjesëtarët e "bandës" së tij

-

evidentojë të gjitha pronat e regjistrua­ra në emër të Shullazit dhe pjesëtarëv­e të ngushtë të familjes. Prokuroria mësohet se ka kërkuar nga hipoteka që pronave që evidentohe­n në emër të Shullazit apo pjesëtarëv­e të ngushtë të familjes, t'i bashkëngji­ten edhe kontratat e fitimit të tyre. Sipas prokuroris­ë, deri më tani është identifiku­ar vetëm kontrata e fitimit të 30 % të pronës së ish- hotel "Vollgës", pasi hipoteka ende nuk ka kthyer përgjigje zyr- tare për këtë subjekt. Veç hipotekës, prokuroria mësohet se ka kërkuar edhe nga Qendra Kombëtare të Regjistrim­it të Bizneseve të evidentojë aktivitete­t tregtare që mund të jenë në emër të Shullazit apo si ortak në ndonjë biznes të caktuar. E njëjta praktikë është kërkuar edhe nga bankat e nivelit të dytë në vend, ku veç evidentimi­t të llogarive bankare në mënyrë analitike, është kërkuar edhe bllokimi i tyre nëse konstatohe­n në emër të Emiljano Shullazit. Nga ana tjetër, mësohet se prokuroria ka ndjekur të njëjtën praktikë evidentimi edhe për të dyshuarit e arrestuar Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Blerim Shullazi dhe Endri Zela. Veç emrave të tyre, prokuroria mësohet se ka kërkuar edhe për të afërmit e tyre në bazë të ligjit "Antimafa", pasi të pandehurit akuzohen për disa "gjobëvënie", "kërcënime për shkak të detyrës" të gjitha këto në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal. Pesë të pandehurit e kësaj dosjeje tashmë kanë përfunduar në gjyq dhe pritet që Gjykata e Krimeve të Rënda të nisë procesin gjyqësor në datën 10 maj. Ndërkohë, hetimit të prokuroris­ë mësohet se i janë nënshtruar edhe rreth 15 persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë pjesë e "bandës" së drejtuar nga Emiljano Shullazi.

 ??  ?? Emiljano Shullazi
Emiljano Shullazi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania