Gazeta Shqiptare

Durrës, vdes një tjetër foshnjë 15- muajshe

Anastas Cuka: Nipi vuante nga veshkat, i dhanë mjekim për fytin. Mezi e rritëm, doktorët ia morën jetën! Gjyshi i fëmijës akuzon mjekët e Pediatrisë për mjekim të gabuar

- Klodiana Haxhiaj

Një foshnjë 15- mua jshe nga Durrësi ka humbur jetën në Pediatrinë e Tiranës pak orë pasi ishte transferua­r nga mjekët e qytetit bregdetar. Mësohet se fëmija u paraqit me një virozë të lehtë të stinës e temperatur­ë jo të lartë në Pediatrinë e Durrësit, por humbi jetën si rezultat i një infeksioni urinar, i cili përfundoi në organet e brendshme jetësore. Të dëshpëruar, pjesëtarë të familjes Cuka akuzojnë mjekët. Sipas tyre, bluzat e bardha neglizhuan simptomat e vogëlushit dhe për pasojë e çuan në infeksion të rëndë urinar me pasojë vdekjen. Ata pohuan se foshnja ndërroi jetë më 28 mars të këtij viti. Ky është rasti i dytë që mjekët e Pediatrisë së Durrësit vihen nën akuzë. Më 18 prill të po këtij viti, humbi jetën një tjetër foshnjë 15muajshe. Pas ngjarjes së ndodhur, Kujdesi Aga nga fshati Fllakë akuzoi publikisht mjekët se nuk ia shtruan vajzën në spital edhe pse ajo nuk ngopej me frymë prej tri ditësh. Në të dyja rastet, familjarët u shprehën se foshnjat humbën jetën si pasojë e mjekimit të gabuar dhe neglizhenc­ës së mjekëve. Ndërkaq, ka reaguar shefi i Pediatrisë së Durrësit, Fatmir Shahini, i cili deklaroi se do të analizohen me detaje të dyja rastet. Për rastet në fjalë ka nisur një hetim, por deri tani shkaqet e vdekjeve nuk janë bërë të ditura.

FAMILJARËT

Pediatria e Durrësit është kthyer në një makth të vërtetë për prindërit e fëmijëve, pasi në harkun kohor të 20 ditëve kanë humbur jetën dy foshnja 15- muajshe. Anastas Cuka nga Durrësi, gjyshi i djalit 15 muajsh që dha shpirt në Pediatrinë e Tiranës, tha dje i dëshpëruar për "Gazeta Shqiptare" se djali i tij e çoi disa herë në spital fëmijën, por mjekimi ka qenë i gabuar. I moshuari pohoi se mjekët e gatshëm Erjon Hoxha dhe Rasim Lusha janë përgjegjës për vdekjen e nipit të tij. "Ditën e diel, më datë 26 mars, në orën 22: 00, im bir bashkë me të shoqen e çuan djalin në spital. Në atë kohë ishte doktor Erjon Hoxha. Djali i ka thënë doktorit se fëmijën e kemi të sëmurë me bark dhe të vjella. Me paturpësin­ë më të madhe, ta marrë vesh gjithë populli, mjeku i ka dhënë ilaç për fytin, ndërkohë që çuni nuk vuante nga fyti. Fëmija nuk urinonte, ndërsa mjeku i bënte serum. Fëmija plasi nga veshkat, ndërsa ata e rëndonin edhe më shumë. Na e morën në qafë djalin, mezi e rritëm e na iku nga duart", - pohoi Anastas Cuka.

REAGIMI I SHEFIT TË PEDIATRISË

I kontaktuar përmes telefonit nga "GSH" në lidhje me vdekjen e foshnjës 15- muajshe më 28 mars të këtij viti, shefi i Pediatrisë së Durrësit, Fatmir Shahini tha se kartelën mjekësore të vogëlushit e ka sekuestrua­r prokuroria. Mjeku sqaroi edhe rrethanat e vdekjes së fëmijës. Sipas tij, "prindërit e kanë sjellë fëmijën në 20 ditë pas vdekjes së djalit 15 muajsh të familjes Cuka, një tjetër foshnjë 15- muajshe humbi jetën në Durrës. Bëhet fjalë për vajzën e familjes Aga nga fshati Fllakë i Durrësit. Pas ngjarjes së ndodhur, Kujdesi Aga akuzoi publikisht mjekët se nuk ia shtruan vajzën në spital edhe pse ajo nuk ngopej me frymë prej tri ditësh. Në të dyja rastet, familjarët u shprehën se foshnjat humbën jetën si pasojë e mjekimit të gabuar dhe neglizhenc­ës së mjekëve.

datën 27 mars dhe fëmija ka paraqitur një virozë të lehtë dhe temperatur­ë 37.2 gradë celsius. Mjeku i urgjencës u ka thënë prindërve që vetëm nëse fëmija do të përkeqësoh­ej ta sillnin sërish në spital të nesërmen. Më datë 28 mars, prindërit e kanë sjellë vogëlushin në pediatri me temperatur­ë 37.6 gradë. Mjeku ka pretenduar shtrimin e vogëlushit dhe i kanë bërë analizat dhe ekzaminime­t e duhura. Nga kryerja e ekos mjeku ka vërejtur një anomali të lindur në tubin që lidh veshkën me fshikëzën urinare. Tubi ishte i ënjtur shumë mbi normën e lejuar, që mund të ndodhë ose si pasojë e një anomalie kur ka lindur, ose si rezultat i një guri në veshka", - u shpreh Shahini. Ai sqaroi se "pas konstatimi­t, mjeku vendosi që fëmija të dërgohet në Pediatrinë e Tiranës për mjekim të specializu­ar apo ndërhyrje kirurgjika­le. Fëmija është dërguar në Tiranë, ku iu është nënshtruar analizave specifike. Mjekët kishin vendosur ta trajtonin me medikament­e para se t'i nënshtrohe­j një operacioni në tubin urinar për t'i shpëtuar veshkën, e cila i rrezikohej nga infeksioni. Por, jeta e vogëlushit është ndërprerë pas 7 orësh, pasi gjendja e tij u rëndua dhe zemra i pushoi së rrahuri. Mjekët e Tiranës konstatuan se infeksioni urinar kishte përfunduar në mëlçi, duke mos lejuar trajtimin e vogëlushit. Sipas mjekëve dyshohet që anomalia e lindur në veshka është ndikuar nga viroza, duke bërë që të shpërthejë në formë agresive infeksioni­n urinar. Këto raste nga viroza përfundojn­ë në infeksion agresiv me pasojë vdekjen e fëmijëve. 40% deri 60% të rasteve përfundojn­ë në vdekje nëse fëmija nuk është ekzaminuar. Kjo sëmundje ekzaminohe­t me një kontroll të thjeshtë, eko. Por prindërit i neglizhojn­ë kontrollet periodike të fëmijëve dhe anomalitë e lindura nuk zbulohen në kohë".

 ??  ?? Anastas Cuka, duke folur për “GSH”
Anastas Cuka, duke folur për “GSH”
 ??  ?? Shefi i Pediatrisë së Durrësit, Fatmir Shahini
Shefi i Pediatrisë së Durrësit, Fatmir Shahini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania