Gazeta Shqiptare

85- vjeçarja nga Vlora dëshmon dhunën: Fqinji më bëri copë, por policia ma punoi më keq

Polici që e shoqëroi në komisariat: Ja versioni im

-

TIRANË - Një 85vjeçare nga fshati Tërbaç i Vlorës ka denoncuar dje në studion e emisionit "Me Zemër të Hapur" në "News 24" një ngjarje të ndodhur në vitin 2015. E moshuara pretendon se është dhunuar nga fqinji i saj dhe nga ana tjetër akuzon policinë se nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur. 85- vjeçarja Dije Muhaj së bashku me djalin e saj, Fatmirin, akuzojnë fqinjin e tyre, Ferdinandi­n për dhunë fizike. Ata pohuan se policia dhe prokuroria e Vlorës kanë manipuluar dëshminë e gruas duke e kthyer në një të akuzuar, çështja e së cilës ka përfunduar në Apel. I kontaktuar direkt gjatë emisionit "Me Zemër të Hapur", punonjësi i policisë së Vlorës, Adif Meta, tregoi versionin e tij për ngjarjen. "Unë kam qenë në detyrë atë ditë dhe kam marrë informacio­n nga zyra operative për një ngjarje në fshatin Tërbaç. Kam shkuar menjëherë në fshatin e gruas dhe kur e kam pyetur atë çfarë ke. Më ka thënë që shtetasi X ka tentuar të më dhunojë. I sho- qëruar edhe nga kolegia, e kemi shoqëruar gruan në komisariat. Dhe më pas kemi shkuar të shoqërojmë personin që ajo pretendont­e se e kishte dhunuar. Mua më ka thënë: ' Më ka ardhur Fanua në shpi pa rroba, i kam bërtitur dhe ka ikur me vrap'. Madje unë gruas i kam dhënë edhe lekë, se nuk kishte për t'u kthyer në shtëpi. Gruaja ka bërë takim me prokurorin në komisariat, edhe me mjekun ligjor. Kemi shoqëruar atë ditë 7 persona nga fshati Tërbaç dhe të gjithë kanë dëshmuar se ai që pretendohe­j për dhunues ka qenë në mal në kohën kur ka ndodhur ngjarja", tha Meta. Ndërkaq, 85- vjeçarja Dije Muhaj u shpreh në emision se është dhunuar nga fqinji. Gjithashtu, ajo deklaroi se pas kësaj ngjarjeje, ata ndjehen të kërcënuar për shkak se fshatarët i tregojnë me gisht, madje kërkojnë edhe largimin e tyre nga Tërbaçi.

Çfarë ka ndodhur në vitin 2015?

Dija: Më ka rrahur gjitoni im, është i rritur, 55 vjeç.

Pse të kanë akuzuar për kallëzim të rremë?

Dija: Po ngaqë ai erdhi ashtu i zhveshur në shtëpi. Unë i thashë pse ke ardhur kështu? Kush të ka mësuar? Në ato momente më ra, bam, bam, më nxiu, më bëri gjak. Ika nga frika, dola në xhade duke qarë. Më bëri copë. Ku shkove më pas? Dija: Shkova në polici, më lanë në një stol. Shef Kiçoja më tha që ti je nënë e një krimineli, rri aty të vijë autori tha, ta ballafaqoj­më. Sh- kova në 9 të mëngjesit deri në 9 të darkës… Aty erdhi djali i kriminelit dhe më pështyu në komisariat. As më morën në pyetje, as bëra gjë denoncim.

Çfarë i ka ndodhur nënës suaj?

Fatmiri: Është sajesë nga ana e prokuroris­ë dëshmia e nënës për përdhunim. Kjo ka thënë që e ka dhunuar, e ka bërë copë.

Nuk ka dhënë dëshmi të tillë?

Ndërhyn Dija: Turp! ( lëviz vendin në studio).

Fatmiri: Jo, jo.

 ??  ?? 85- vjeçarja Dije Muhaj në studion e emisionit "Me Zemër të Hapur"
85- vjeçarja Dije Muhaj në studion e emisionit "Me Zemër të Hapur"
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania