Gazeta Shqiptare

Ekzekutohe­t 40- vjeçari me plumb në kokë, trupin ia hodhën në përrua

Ngjarja dyshohet për hakmarrje, 7 muaj më parë tentoi të vriste bashkëfsha­tarin Dashamir Zeneli u lirua pak ditë më parë nga burgu

- UNITED NATIONS CHILDREN’S FUND ( UNICEF) Albania Country office

Një 40- vjecar është gje tur dje i pajetë në një përrua në fshatin Kuç të Himarës. Bëhet fjalë për shtetasin Dashamir Zeneli, i cili është ekzekutuar me plumb në kokë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës bënë me dije se ka qenë një banor i zonës ( çoban), i cili rreth orës 10: 30 ka sinjalizua­r për gjetjen e kufomës së 40- vjeçarit. Menjëherë në vendngjarj­e kanë shkuar uniformat blu, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se viktima ( banor i fshatit Kuç) është qëlluar për vdekje me armë zjarri ( pistoletë). Sipas hetuesve të çështjes, dyshohet se Zeneli ( kishte vetëm pak ditë që ishte liruar nga burgu) mund të jetë vrarë për hakmarrje. Po të njëjtat burime u shprehën se ai mund të jetë ekzekutuar në një vend tjetër dhe pastaj trupi i tij i pajetë është hedhur në përroin e fshatit të tij të lindjes. Ndërkohë, policia dhe prokuroria e Vlorës po hetojnë intensivis­ht për iden- tifikimin dhe vënien në pranga të autorëve të krimit.

KUSH ISHTE VIKTIMA

Dashamir Zeneli nga Kuçi i Vlorës, që u gjet i vrarë dhe i hedhur në një përrua në fshatin ku banonte nuk është një person i panjohur për policinë. Shtatë muaj më parë ai është arrestuar pasi ka tentuar të vrasë një bashkëfsha­tar. Më 17 tetor të vitit 2016, ai është arrestuar nga policia e Vlorës pas një sherri në lokalin e fshatit, ku ka tentuar të vrasë një 44vjeçar me inicialet V. L.. Në njoftimin e atëhershëm, policia deklaroi se Zeneli ishte nën efektin e alkoolit, ndërsa i ka drejtuar armën bashkëfsha­tarit për ta vrarë. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij, ku i ka gjetur edhe një tjetër armë zjarri e llojit "Shars Model 54", si dhe 30 fishekë. Ai u arrestua për veprat penale: Sipas hetuesve të çështjes, dyshohet se Dashamir Zeneli ( kishte vetëm pak ditë që ishte liruar nga burgu) mund të jetë vrarë për hakmarrje. Po të njëjtat burime u shprehën se ai mund të jetë ekzekutuar në një vend tjetër dhe pastaj trupi i tij i pajetë është hedhur në përroin e fshatit Kuç. Ndërkohë, policia dhe prokuroria e Vlorës po hetojnë intensivis­ht për identifiki­min dhe vënien në pranga të autorëve të krimit.

"Vrasje të mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtj­e pa leje", por nuk dihet se si e ka fituar lirinë në një kohë kaq të shkurtër.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? Vendi ku ndodhi atentati
Vendi ku ndodhi atentati
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania