Gazeta Shqiptare

Rrëfimi i stilistit për “GSH”: Udhëtimi me Ervin Hatibin, Erion Shimën e Ritfolkun

Bienalja e Mesdheut, plumbat e ‘ 97- ës, flamujt me yll e koleksioni me çarçafët e gjyshes

- Fatmira Nikolli

Jemi në prillin e vitit 1997. E përfshirë nga trazirat, Sh qipëria tkurrej nën plumba, ndërsa kaosi zinte frymëmarrj­en. Ministri i Mbrojtjes, Zhulali arratisej me skaf; depot e armatimeve ishin hapur; mësimi në shkolla ish pezulluar, sikurse botimi i gazetave, ndërsa Leka i I vinte për të dytën herë në kërkim të fronit. E në gjithë këtë situatë ‘ lufte’, një grup artistësh të rinj niseshin drejt Torinos për të përfaqësua­r Shqipërinë në Bienalen e Artistëve të rinj të Mesdheut e Europës. Më herët, kishin pritur orë të tëra në radhë për të marrë vizat. Kishin lënë tanke nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa duke i ikur portit të Durrësit linin të shtëna. Lart, në bashin e anijes, të rinjtë shtrëngoni­n çantat, veglat muzikore, poezitë e koleksione­t. Të nisur drejt Barit, do të mbërrinin në Brindisi - kaosi mbërrinte deri në këtë pikë.

Një prej këtyre artistëve që shkonte atje në emër të Shqipërisë, ishte stilisti Ardi Asllani, atëkohë, një riosh, student në Milano. 20 vite më vonë, i njëjti aktivitet kulturor, mbahet në Shqipëri mes Tiranës e Durrësit. “Mediterran­ea 18 - Young Artists Biennale” vjen në datat 4- 9 maj, me pjesëmarrj­en e 230 artistëve ndërkombët­arë ( 23 shtete), nga të cilët 32 artistë do të përfaqësoj­në Shqipërinë; 6 ditë ekspozita, koncerte, performanc­ë, lexime, filma e urokshope; 26 hapësira në Tiranë e 3 në Durrës, 16 artistë të arteve të aplikuara, 13 producentë filmi, 13 artistë të letërsisë kreative, 15 grupe muzikore, 17 artistë performues, 52 artistë pamorë, etj.

20 vite për artin janë shumë. Rryma të reja kanë mbërritur në vendin tonë. Tanimë, bienalja mbahet në Shqipëri, por nis që në Bari. Dy dekada më pas, Ardi Asllani, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” kujton ecejaket e asaj kohe, kur bashkë me poezitë e Ervin Hatibit, pikturat e Orion Shimës e muzikën e “Ritfolkut”, prej Shqipërisë nën plumba, ata çonin në Itali artin e tyre, bashkë me një koleksion veshjesh, që qe krijuar nga çarçafët e marrë nga sënduku i gjyshes krutane.

- Ardi si u bëre pjesë e asaj bienaleje më 1997?

Është një bienale e 20 viteve më parë, që është e njëjta bienale që mbahet tani në Shqipëri, po ky or- ganizim. Ndaj jam i kënaqur që bëhet në Shqipëri.

Kam qenë me një grup shumë simpatik nga Tirana: me poetin Ervin Hatibi, me piktorin Orion Shima dhe me grupin muzikor “Ritfolk”.

Bienalja mbahej në Torino, ka qenë në prill të 20 viteve më parë.

Që kur në dhjetor të vitit të kaluar mësova se Bienalja do të mbahej në Tiranë e Durrës, u gëzova, sepse ajo në vetvete është një ballafaqim rrymash e kulturash të shumë artistëve. Kur je i ri, ke më tepër mundësinë për t’i ndjerë dhe për t’i bërë gjërat, nuk je bërë ende pjesë e tregut dhe nuk je akoma pjesë e komerçit, nuk ke mbërritur ende të faza që do të duhet të mbash frymën tënde për të jetuar. Në atë moshë e sheh veten 360 gradë, tërësisht natyral.

- Si u përzgjodhe 20 vite më parë?

Isha në Itali atëherë. Ishte kohë studimesh. Mora pjesë në një konkurs më 1996, ku mes 120 stilistëve të rinj nga bota, dola në pesëshen më të mirë. Gjashtëshj­a e parë e këtij konkursi merrte pjesë automatiki­sht në bienale. Në atë kohë, Ministria e Kulturës nuk donte të më bënte pjesë të grupit që për- faqësonte Shqipërinë në bienale edhe pse unë isha përzgjedhj­e italiane. Duke mos më njohur Ministria e Kulturës së kohës, unë e kisha të pamundur, të akreditohe­sha në bienale. E çfarë do të thoshte kjo? ( Ardi ende qesh kur e kujton ) Akreditimi ishin këto gjërat fare të ‘ thjeshta’ si akomodimi a përfshirja në librin e madh të bienales. Unë isha një personazh gati- gati i panjohur për Tiranën e atyre viteve dhe ministria nuk e pa të arsyeshme të më bënte pjesë. M’u desh të merrja tragetin në Itali, për të ardhur këtu që të akreditohe­sha. Për hir të së vërtetës, kam gjetur një mbështetje të jashtëzako­nshme nga drejtori Drejtorisë së Jashtme në MK- në e kohës, Ylljet Aliçka.

- Ndërsa vendi ishte përfshirë nga trazirat e ‘ 97- ës, si u morën vizat? Si ishte ky udhëtim nga lufta në art?

Ishte krejt ndryshe, sigurisht, sepse vinte në një kohë shumë të vështirë. Unë ngaqë studioja në Itali, e kisha vizën, ndërsa grupi ka pritur me orë të tëra, duke mbajtur radhë në ambasadë që prej orës 03: 00 të mëngjesit për ta marrë atë. Të tilla ishin ato vite. Jemi nisur nga Durrësi në një traget duke e ditur që do shkonim në Bari dhe në fakt kemi mbërritur në Brindisi. Pra, gjërat ishin kaq të ç‘ akorduara. Ndërsa ne hipnim në traget, situata jashtë portit të fliste pothuaj për luftë. Unë kisha me vete koleksioni­n e veshjeve, Ervini vinte me poezitë e veta, “Ritfolk” kishte veglat muzikore, ndërsa Orion Shima ishte i vetmi fatlum që i kishte dërguar me postë pikturat.

- Me mbërritjen tuaj atje linit pas imazhin tuaj për vendin tonë dhe gjenit imazhin e të tjerëve mbi të. Cila ishte panorama që kishte Shqipëria matanë detit?

Ne u akomoduam në Torino e mendoni që 20 vjet më parë, për shumicën e grupit kishte gjëra që nuk i kishin përjetuar kurrë më herët. Ballafaqim­i i parë, ishte zbukurimi i qytetit të Torinos me flamujt e gjitha vendeve pjesëmarrë­se. Syri shumë i mprehtë i Ervin Hatibit zbulon që flamuri shqiptar ishte ende me yll. Ata kishin përdorur dokumente të vitit 1985 dhe kishin marrë atë flamur shqiptar që kishte yll, si më 1985.

Sigurisht, Ervini nuk përtoi fare që të bënte një notë proteste, qoftë edhe ta quante një incident diplomatik për të kërkuar nga qyteti i Torinos, “heqjen e yllit”, heqjen e flamujve shqiptarë me yll dhe zëvendësim­in e tyre me flamuj pa yll.

Hoteli tnë ishte gati- gati në qendër të Torinos. Ne kënaqeshim të shikonim, që atë natë, gjithë flamujt u hoqën dhe u zëvendësua­n me flamuj pa yll.

- Bienalja shtrihej në gjithë qytetin, si i prit Shqipëria?

Bienalja organizohe­j në mënyrën më profesiona­le të mundshme. Unë edhe sot e kësaj dite, që kam marrë pjesë në shumë e shumë aktivitete, nuk kam gjetur një profesiona­lizëm të tillë. Kishe hapësirën tënde për t’u shprehur në formën e mënyrën tënde. Për koncertet - ishin piacat kryesore të Torinos që në orare të ndryshme, sipas kalendarit, grupe nga Europa e Mesdheu kishin kohën e tyre për të luajtur.

Për letërsinë kishte hapësira ku mund të merrte pjesë çdo artist e çdo shkrimtar kishte ko-

 ??  ?? Në foto: Stilisti Ardi Asllani
Në foto: Stilisti Ardi Asllani
 ??  ?? Në foto: Koleksioni i Ardi Asllanit
Në foto: Koleksioni i Ardi Asllanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania