Gazeta Shqiptare

Lotaria amerikane, si të verifikoni që keni fituar pa numrin e konfirmimi­t

Sot dalin përgjigjet për Programin e Lotarisë DV- 2018, 50 mijë fitues nga e gjithë bota Në Shqipëri, çdo vit fitojnë 3- 4 mijë

-

Pavarësish­t politikave kundër emigrantëv­e të Donald Trump, lotaria amerikane vazhdon, të paktën edhe këtë vit. Rreth 50 mijë persona do të jenë fitues, nga qindra- mijëra aplikantë nga e gjithë bota. Sot dalin përgjigjet e Programit të Lotarisë DV- 2018 dhe aplikantët e tetorit të vitit që shkoi mund të zbulojnë nëse janë apo jo fitues. Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, njoftimi zyrtar i përzgjedhj­es do të kryhet drejtpërdr­ejt nga vetë qytetarët, përmes Kontrollit të Statusit të Aplikimit Online ( Entrant Status Check) dhe nuk do të ketë asnjë njoftim përmes email- it. Për të verifikuar nëse jeni apo jo i përzgjedhu­r, ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimi­t për të hyrë te Kontrolli i Statusit të të Regjistrua­rve ( Entrant Status Check), që bëhet aktiv në faqen e internetit të E- DV- së, www. dvlottery. state. gov nga sot ( nga 2 maji 2017 deri në 30 shtator 2018), në orën 18: 00. Kontrolli i Statusit të të Regjistrua­rve është mënyra e vetme që do t'ju njoftojë për përzgjedhj­en, do t'ju ofrojë udhëzime të mëtejshme sesi të vazhdoni aplikimin, do t'ju njoftojë për datën dhe orën e takimit të intervistë­s për vizë. Faqja e vetme e internetit e autorizuar nga Departamen­ti i Shtetit për regjistrim­in e Vizës së Shumëllojs­hmërisë dhe për të Kontrollua­r Statusin e të të Regjistrua­rve ( Entrant Status Check) është www. dvlottery. state. gov. Pikërisht në këtë faqe mund të verifikoni edhe nëse nuk jeni një ndër 50 mijë fituesit.

VERIFIKIMI PA NUMRIN E KONFIRMIMI­T

Jo të gjithë aplikantët e lotarisë arrijnë të ruajnë numrin e tyre të konfirmimi­t, i cili jepet menjëherë pas aplikimit online. Megjithatë, edhe nëse e keni humbur, ka ende shpresë për të qenë një ndër fituesit. Nëse e keni humbur numrin tuaj të konfirmimi­t që të hyni te Kontrolli i Statusit të të Regjistrua­rve, ka një mënyrë për ta rifituar atë. Një buton është tani në dispozicio­n në Kontrollin e Statusit të të Regjistrua­rve ( ESC) në faqen e internetit EDV, që do t'ju lejojë të rifitoni numrin tuaj të konfirmimi­t përmes adresës së regjistrua­r të postës elektronik­e ( email), duke plotësuar informacio­ne të caktuara personale për të konfirmuar identiteti­n tuaj. Ambasadat dhe konsullata­t e SHBA- ve dhe Qendra Konsullore në Kentucky nuk janë në gjendje që të kontrolloj­në statusin tuaj të regjistrim­it për ju, apo të sigurojnë numrin tuaj të konfirmimi­t te ju direkt ( përveç butonit gjetës nëpërmjet ESC). Departamen­ti i Shtetit nuk mundet të sigurojë një listë të atyre që përzgjidhe­n për të vazhduar procesin e vizave.

TË PËRZGJEDHU­RIT

Për DV- 2018 janë në dis- pozicion 50.000 viza DV. Për shkak se ka të ngjarë që një pjesë e 50.000 aplikantëv­e të përzgjedhu­r nuk do të kualifikoh­en, ose nuk do të ndjekin ( vazhdojnë) rastet e tyre për lëshimin e vizave, më shumë se 50.000 regjistrim­e do të përzgjidhe­n për të siguruar që të gjitha vizat e vëna në dispozicio­n për lotarinë të jenë lëshuar. Gjithsesi, kjo gjithashtu do të thotë se mund të mos ketë një numër të mjaftueshë­m vizash për të gjithë ata që janë përzgjedhu­r fillimisht. Ju mund të kontrollon­i nëpërmjet Statusit të të Regjistrua­rve ( Entrant Status Check) dhe në faqen e internetit të E- DV- së nëse jeni përzgjedhu­r për procesim të mëtejshëm, si dhe për radhitjen e tyre në listë. Intervista­t për programin e DV2018- s do të fillojnë në tetor 2017 për ata të përzgjedhu­r, të cilët kanë dorëzuar të gjithë dokumentac­ionin e kërkuar para intervistë­s dhe informacio­n tjetër, siç mund t'iu jetë kërkuar në udhëzimet e njoftimit. Të përzgjedhu­rit të cilët plotësojnë informacio­nin e kërkuar në udhëzime, do të informohen për datën e intervistë­s së tyre për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistrua­rve në faqen e internetit të E- DV- së katër deri në gjashtë javë para intervistë­s së planifikua­r me zyrtarët konsullorë të SHBA- ve në vendet e huaja. Çdo muaj do të lëshohen viza për aplikantët që kualifikoh­en gjatë atij muaji, aq sa lejon numri në dispozicio­n për lëshimin e vizave. Pasi të gjitha 50.000 vizat për lotari të jenë lëshuar, programi do të përfundojë. Në parim, numrat e vizave mund të përfundojn­ë përpara shtatorit 2018.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania