Përmbytjet në Shkodër, miratohet dëmshpërblimi, lista me përfituesit
Korporata Elektroenergjetike do të paguajë 1.1 miliardë lekë për dëmet e vitit 2010 Përfitojnë familjet dhe bizneset në të gjithë qarkun
Familjet dhe bizneset që u përmbytën në qarkun e Shkodrës në vitin 2010 do të marrin dëmshpërblimin. Fondi i vënë në dispozicion është rreth 1.1 miliardë lekë. "Gazeta Shqiptare" publikon listën me përfituesit dhe shumën që përfiton çdo banor e biznes i zonave të përmbytura. Vendimi për dëmshpërblimin është marrë dje në mbledhjen e qeverisë, sipas të cilit mësohet se u vendos miratimi i vlerës së kompensimit të dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore e në biznese nga reshjet e shiut dhe përmbytjet, në qarkun e Shkodrës. Banorët e kësaj zone përfituan dy vjet më parë zbritjen e detyrimeve për energjinë elektrike nga vlera e dëmit, ndërsa tani do të marrin diferencën e palikuiduar nga vlera e kompensimit, prej 1 112 303 342 lekësh. Pagesa që do të marrin të dëmtuarit është vlera që do të rezultojë pas rakordimit të shumave të paekzekutuara ndaj familjeve dhe subjekteve dhe do të paguhet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ( KESH sh. a.). "Për këtë qëllim, KESH
( vijon nga nr. i djeshëm) sh. a të realizojë rakordimin e shumave të mbetura të paekzekutuara ndaj familjeve dhe subjekteve të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi. Rakordimi i detyrimit të mbetur pa u ekzekutuar të bëhet nga KESH sh. a, bazuar në: të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme për listën e plotë të familjeve dhe subjekteve të cilat përfitojnë kompensim, në të cilën duhet të evidentohen vlerat fillestare, vlerat e shlyera dhe vlerat e mbetura të detyrimit; të dhënat e shoqërisë OSHEE sh. a., për listën e plotë të familjeve dhe subjekteve të dëmtuara, për të cilat, në zbatim të parashikimeve të vendimit nr. 482, datë 6.5.2015, të Këshillit të Ministrave, janë shuar detyrimet e energjisë elektrike që kishin ndaj OSHEE sh. a, me të drejtën për kompensim, përfituar sipas parashikimeve të vendimit nr. 842, datë 6.12.2011, të Këshillit të Ministrave", thuhet në ven- dim. Kryerja e pagesave të bëhet drejtpërdrejt nga KESH sh. a, nëpërmjet bankave të nivelit të dytë, me të cilat KESH sh. a do të bashkëpunojë për dhënien e këtij shërbimi. Procedurat e pagesës përcaktohen me urdhër të ministrit të Energjisë dhe Industrisë.