Gazeta Shqiptare

Ariun dhe shumicën i vret pesha e vet...

-

E pamundur të mos funksionoj­ë.

Gjahtarët rrëfejnë se indianët e vjetër përdorin një teknikë të thjeshtë për të vrarë ariun. Një heshtë druri të fortë me majë në lartësinë e njeriut. Ndryshe nga çdo strategji pritëse, ky lloj gjahtari e kërkon prenë. Në këtë variant është gjahtari që i ofrohet gjahut. Ariu e ndjek dhe e sulmon. Beteja duket e pabarabart­ë. Gjahtari ka vetëm një heshtë druri. Pesha fizike e gjahtarit është sa gjysma e ariut. Madje, preferohen gjahtarë me trup të imët. Gjahtari gjen një terren të fortë, tokë ose shkëmb ku të mbështetet. Mban drejtuar heshtën e drurit me majë të mprehtë dhe qëndron në pritje. Ariu sulmon vrullshëm. Pesha e forca e tij e tejkalon gjahtarin.

Në Tiranë gjithçka është në kontroll të shumicës. Çdo institucio­n, media, të varur e të pavarur janë klientë të qeverisë. Propaganda dhe eurot me destinacio­n të përcaktuar mpijnë e blejnë çdo reaksion ndaj shumicës.

Ligji është vetëm nëse atë e zbaton shumica.

Për pak javë ka një datë zgjedhore. Shumica është e bindur të shkojë e vetme. Shpërfill kërkesën e opozitës për rregulla loje. Tallet e përçmon atë. Sendërton projektin për asgjësimin e opozitës.

Mendjendri­turit në shërbim shtrojnë platformën ideologjik­e. Opozita e mbaroi misionin historik. Zgjedhjet pa opozitë mund të jenë të ligjshme. Kushtetuta nuk parashikon zgjedhje pa opozitë. Kushtetuta nuk parashikon as rilindjen e diktaturës, gjithashtu. Opozita qëndron. Opozita shpall një fe të re dhe më të lashtën. Besimin tek e drejta dhe e vërteta.

Shumica nuk e kishte përfshirë në llogari besimin e ri. Kapet e papërgatit­ur. Pesha e madhe dhe etja për më shumë e zhvendosin për inerci. Kapin institucio­nin e vetëm të mbetur, zgjedhin presidenti­n me një salle të përgjysmua­r. Refuzojnë çdo lloj kompromisi me opozitën. Porosisin një opozitë fasadë. Janë të trembur e të pasigurt se ç'po bëjnë, por nuk ndalen dot. Pesha e madhe i tërheq për inerci.

Nxjerrin listat. Mediokër të pasur dhe entuziastë naivë gëlojnë në to. Emërojnë një opozitë fasadë. Po shkojnë drejt zgjedhjeve për të fituar një betejë pa rivalë në fushë. Janë të sigurt çdo të bëjnë deri në ditën e zgjedhjeve... askush nuk ka menduar çdo të ndodhë të nesërmen.

Gjahtari i mbështetur fort në tokë pret sulmin final. Ariut, pesha e madhe dhe inati ia shton vrullin e sulmit. Ariu kërkon të fshijë çdo gjë i del përpara, me sytë e errur nga tërbimi dhe epërsia fizike.

Ariu sulmon, gjahtari është në tokë. Por, heshta është ngritur. Në goditjen fatale për ta shtypur gjahtarin, ariu bie sipër heshtës. Heshta e brishtë ka shënjestru­ar zemrën e ariut. Heshta e shpon dhe pesha e ariut e ndihmon efektin e saj, duke e kaluar përtej dhe duke e lënë të ngordhur në vend kafshën.

Pesha e ariut dhe vrulli i sulmit të tij ishin aleati më i mirë i gjahtarit të brishte, por me zemër të fortë.

Opozita lajmëron se nuk tërhiqet ndaj sulmit të vrullshëm e peshës së rëndë të shumicës.

Opozita pret me qetësi dhe zemër të fortë.

E mbështetur fort në tokë dhe me heshtën lart... si gjahtari i lashtë indian.

Shumica si dhe ariu, fundin e ka të paracaktua­r.

Pesha e madhe është armiku kryesor i tyre.

Ariun dhe shumicën e vret pesha e vet...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania