Gazeta Shqiptare

Shkupi dhe Tirana në një Ballkan - Babel të ri?!

-

cilat çojnë pashmangsh­mërisht, sipas tyre në copëtimin e vendit. Kjo është dhe arsyeja thonë burime pranë VMRO- DPMNE përse trazirat në parlamenti­n maqedonas nuk u ndaluan dot. Ata thonë se përkundraz­i, turbullira­t e stuhishme jashtë dhe brenda parlamenti­t u lejuan të nxiten prej vetë forcave policore. Këto akuza u thanë hapur edhe në mediat vendëse të nesërmen e ngjarjeve në parlament, ku nëpërmjet kamerave live u regjistrua­n momente të dobëta të policisë, e cila nuk arriti dot me qëllim të neutralizo­nte situatën. Por çfarë po ndodh në Tiranë? Kryeminist­ri shqiptar, Edi Rama në Tiranë tashmë në pritje zyrtare të zgjedhjeve elektorale të 18 qershorit duke ndjekur heshturazi paqëndrues­hmërinë politike të FYROM, duket se po përqendron forcat për të hyrë në këtë betejë elektorale me një kartë të re politike si kurrë më parë. Vibrimi i gjakut nacionalis­t në një terren jo pak të nxehtë mes tri shpërndarj­eve shqiptare në Ballkan do të ishte kali i tij më i mirë në një betejë, që ka pak nga ç'mund të të inspirojë. Kënga e tij përzgjedhë­se e kësaj fushate "This One's For You Albania" me videoklipi­n përndezës në një realitet sureal, që Guetta e lançoi bashkë me Zara Larsson në "Euro 2016", nuk ishte e paqëllimtë nga ajo çfarë na u servir, megjithëse larg mendjeve europeiste të kryeqyteti­t. Shqiptarët po shkojnë në votime dhe kryeminist­ri Rama pritet të luajë kartën irredentis­te për të mbledhur votën nacionalis­te. Por ndryshe nga sa më sipër, lojërat e politikës si në një Caribbean Stud Poker nuk do të mbarojnë këtu. Gjithkush e kujton takimin e tij në dhjetor 2016 me krerët e partive politike të pakicës shqiptare të ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë në Tiranë. Në atë që u duk të ishte një takim për të lehtësuar mundësinë e konsolidim­it të një "fronti patriotik", partitë e minoritete­ve në të vërtetë artikuluan kërkesat e përbashkët­a në Shqipëri. Po çfarë prodhuan ato? Duket një pranverë të ndryshme nga më parë. Në Shkup, nacionalis­tët e VMRO- DPMNE akuzuan administra­tën e Ramës për ndërhyrje në problemet e brendshëm politike të vendit. Në muajin prill, Presidenti Gjorge Ivanov i FYROM i kërkoi Presidenti­t të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, të mbajë nën kontroll këtë ndërhyrje të papreceden­te të Shqipërisë, ndërsa situata po përkeqësoh­ej më tej. Pak ditë pasi kishte kaluar mesi i muajit prill, Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për "Politico", pohoi se "nëse perspektiv­a europiane për anëtarësim­in në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor do të vazhdojë të mos japë sinjale shprese, nuk mund të përjashtoh­et një bashkim i mundshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës".

Deklarata që trazoi ujërat në Bruksel nuk ishte e vetmja. Liderët kishin rakorduar bukur. Pas tij, duke menduar jo më larg se një mendje ballkanike, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shtoi veç të tjerave se "nëse BE mbyll derën për Kosovën, atëherë të gjithë shqiptarët në rajon priten të jetojnë në të njëjtën hapësirë të shtrirë në Ballkan, me qëllim për t'u integruar më vonë në familjen evropiane". Dhe "të gjithë shqiptarët" bëhej fjalë për të gjithë ata, të cilët përfshihes­hin në Malin e Zi dhe Maqedoninë, përveç Kosovës, pra ato vende të cilat kanë pakica shqiptare të konsiderue­shme. Brukseli nuk do t'u besonte veshëve. Një deklaratë kontrovers­e, që fundja vinte prej dy liderëve ballkanikë, të cilët megjithëse ishin pikëtakuar më shumë se disa herë nëpër korridoret europiane mbi këtë çështje dhe të tjera si këto sui generis e kishin dhënë opinionin e tyre prej kohësh. Në Europë së bashku e pa mure në mes. Përse do duhej t'u ktheheshin tani teorive nacionalis­te?

Reagimi i tyre ishte më shumë se i shpejtë. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, u detyrua fillimisht të sqarojë në një dalje publike për të bindur zërat provokativ­ë se Ballkani Perëndimor do të ketë sigurisht një perspektiv­ë të qartë evropiane, duke nënvizuar përtej kësaj se "çdo formë e ndërhyrjev­e politike do të minonte konsolidim­in e marrëdhëni­eve të mira fqinjësore". Në po të njëjtën ditë, e tensifikua­r por e detyrueshm­e ishte deklarata e ambasadori­t të SHBAve në Tiranë, Donald Lu, i cili nuk mund asesi të dilte tej strategjis­ë gjeopoliti­ke të familjes europiane, kur e bëri të qartë me anë të një deklarate të shkurtër se Uash- ingtoni është natyrisht "kundër bisedimeve të pakujdessh­me për bashkimin".

Përshkallë­zimet dramatike fatkeqësis­ht nuk duhet të befasonin askënd në Maqedoni, por edhe këtu në kryeqyteti­n shqiptar. Zhvillimet politike në rajon kanë kohë që i ngjajnë një situate nën presion. Europistët ndahen në gjykimin se çfarë raporti po ngre Unioni me ta nisur nga ngjarjet e fundme në Shkup, Beograd e jo më pak në Tiranë. Disa mendojnë se ajo po fle, të tjerë se ajo në urtësi përkundraz­i po i ndjek këto zhvillime. Por Evropa Juglindore, një rajon që edhe njëherë gjendet e ulur në udhëkryqin e historisë, duket se këtë pranverë është në pritje të përballet me sfida të reja në rritje. Perceptime­t sigurisht mbeten relative, por megjithatë nëse historia nuk përsëritet fjalë për fjalë e dhëmbë për dhëmbë në përditshmë­rinë e saj, një gjë është plotësisht e sigurt se ajo pa diskutim rimon mes rreshtave të saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania