Gazeta Shqiptare

Lila: Në Zvicër iki me vrap, në Shqipëri vetëm te Tirana

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi mendon për ekipin e tij të ri në sezonin e ardhshëm Pas polemikave, karriera në Greqi është mbyllur

-

Andi Lila po përgatitet për një eksperienc­ë të re pas aventurës së suksesshme te PAS Janina, ku arriti të shënonte në ndeshjen e fundit kundër AEK. Mesfushori kuqezi tashmë shikon horizonte të reja dhe këtë e pranon edhe vetë, duke theksuar se nuk ka marrë ende asnjë vendim përfundimt­ar, por e sigurt është që karriera e tij do të vazhdojë jashtë Shqipërisë, ku do të rikthehet pas disa vitesh për të veshur vetëm një fanellë. "U mbyll sezoni në Greqi, pas dy sezonesh ku nuk kam bërë pushime as në verë, as në dimër, ndaj mendoj që të qetësohem për disa ditë dhe më pas duke parë duke bërë. S'e kam menduar akoma nëse do kthehem në Shqipëri dhe mendoj që pas tri vitesh mund të kthehem te Tirana", u shpreh ndër të tjera Lila në një prononcim për "Supersport". Lila e pranon se një ofertë nga Lugano e Paolo Tramezzani­t do ta joshte. Transferim­i i Sadikut menjëherë pas emërimit të ish- zëvendëstr­ajnerit të Shqipërisë te skuadra zvicerane është një tregues se trajneri italian beson te lojtarët që ka drejtuar për rreth 5 vjet te kuqezinjtë. Mesfush- ori shqiptar gjithsesi lë të hapur opsionin. "Normalisht me Paolon kam marrëdhëni­e të jashtëzako­nshme, pasi ai ishte njeriu që komunikoni­m gjithë kohën. Kemi kontakte sërish, teksa e urojmë njëri- tjetrin pas fitoreve. Jam i kënaqur që po bën një punë të jashtëzako­nshme me Luganon, duke shkuar drejt kupave të Eu- ropës. Është një trajner i ri, por mendoj se është një trajner i madh dhe nëse do kisha një ofertë nga ai, normalisht do ikja me vrap". Lila ndalet gjithashtu edhe te momentet e bukura që ka kaluar në Janinë, duke e pranuar se largimi nga ky qytet do të jetë i vështirë pas shumë viteve të mrekullues­hme të kaluara me

familjen e tij. "Kam kaq vite këtu dhe qyteti i Janinës është shumë i bukur. Do jetë një shtëpi e dytë, pasi kam shumë miq brenda dhe jashtë futbollit. Gjithmonë do kthehem këtu kur të kem mundësi, pasi është një qytet i mrekullues­hëm".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania