Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet, Rama: PD të votojë më parë vetingun

Kryeminist­ri i përsërit ofertën opozitës: Nuk do lejojmë që Shqipëria të kthehet mbrapa "Po votuan vetingun, atëherë patjetër që i mirëpresim në 18 qershor"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje gjatë një takimi me të rinj në qytetin e Elbasanit se Partia Demokratik­e duhet të kalojë më parë nga Kuvendi për të votuar ligjin e vetingut, për të garantuar edhe 18 qershorin. Sipas tij, nëse opozita nuk voton vetingun, nuk ka se si të ndihmohet. "18 qershori është një udhëkryq. Ju e shikoni çfarë duan të bëjnë ata, që akoma rrinë në çadër dhe akoma shpresojnë se do të pengojnë popullin të ushtrojë të drejtën e tij, për të gjykuar dhe për të zgjedhur. Duan të na kthejnë mbrapa", u shpreh Rama para të rinjve, që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje. "Ne nuk do lejojmë që Shqipëria të kthehet mbrapa! Ne nuk do të lejojmë që po ata që e shkaktuan atë tragjedi, po ata që në 8 vjet e bënë Shqipërinë një vend të zhytur në borxhe, të zhytur në papunësi, të zhytur në batakun e mungesës së shpresës, një vend ku 50% e popullit paguante energjinë dhe 50% nuk e paguante, ose e vidhte, të marrin përsëri në dorë fatet e Shqipërisë! Nuk do të lëmë ata, po nuk duam të lëmë shokët e shoqet tuaja, miqtë tuaj, fqinjët, kushërin-

jtë që janë me Partinë Demokratik­e, që të mbeten rrugëve pas atyre, që në çadër janë ngujuar nga frika e tmerrshme e drejtësisë", shtoi kreu i qeverisë. "Prandaj - theksoi Rama - nga njëra anë, ne kemi bërë dhe do bëjmë çmos deri në sekondën e fundit, që arsyeja të triumfojë mbi frikën nga drejtësia dhe që ata të kthehen në rrugën normale të popullit dhe të vijnë në zgjedhje në 18 qershor. Por, sig-

urisht, që të vijnë në zgjedhje në 18 qershor, në radhë të parë duhet të kalojnë nga Kuvendi të votojnë vetingun. Nëse nuk votojnë vetingun, nuk kemi si i ndihmojmë. Po votuan vetingun, atëherë patjetër që i mirëpresim në 18 qershor", theksoi kryeminist­ri. Duke iu drejtuar të rinjve të ftojnë çdo të ri rreth Partisë Socialiste, Rama u shpreh se, "nëse ka sot një zgjedhje të qartë për ' Shqipërinë që Duam', kjo quhet Partia Socialiste do të mbajë sot në 16: 00 tek "Xibraku" një takim të gjerë koordinues dhe organizati­v për fushatën me pjesëmarrj­en e drejtuesve të qarqeve, kandidatëv­e dhe me personalit­ete me kontribut të rëndësishë­m në parti.

Partia Socialiste e Shqipërisë! Nëse ka sot, një fuqi mbi këtë tokë që e garanton drejtësinë për çdo shqiptar, pa dallim, kjo quhet Partia Socialiste e Shqipërisë! Ne nuk duam të bëjmë shtetin e disave kundër disa të tjerëve, siç bëri Saliu dhe siç bënë për 20 e kusur vite ata. Ne duam të bëjmë shtetin shqiptar që trajton me dinjitet çdo shtetas dhe që rri me dinjitet në tryezë mes fqinjëve tanë dhe në tryezën e familjes europiane", shtoi kryeminist­ri. "Shqipëria që kemi është shumë më e mirë se Shqipëria që kishim në vitin 2013. Shqipëria që kemi nuk ka borxhet që kishte Shqipëria që kishim. Shqipëria që kemi nuk rrezikon të bjerë në humnerën e kolapsit financiar, për shkak të një krize energjike të pashmangsh­me", u shpreh Rama.

 ??  ?? Një nga takimet mes opozitës dhe maxhorancë­s
Një nga takimet mes opozitës dhe maxhorancë­s
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania