Gazeta Shqiptare

Zgjedhja e Metës president, LSI mbledh konventën, Vasili kryetar

Replika Kryemadhi- Rama për gratë në lista

-

do të mbledhë sot në orën 16: 30 Konventën Ko mbëtare për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë, pas zgjedhjes së Ilri Metës President i Republikës. Edhe pse tashmë dihet se Petrit Vasili është më i votuari dhe pasuesi i Metës në parti, zyrtarisht ai do ta marrë këtë funksion në këtë konventë. Eventin do ta hapë ministrja për Integrimin Evropian, Klajda Gjosha, njëkohësis­ht kryesuesja e listës së kandidatëv­e për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Tiranës. Konventën e LSI- së do ta përshëndes­ë edhe kryetari Kuvendit, z. Ilir Meta pas fjalës së hapjes nga znj. Gjosha. Në konventë do të mbajnë fjalë përshëndet­ës edhe zëvendëskr­yetari i LSI- së, Petrit Vasili; kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi; deputetja e LSI- së, znj. Monika Kryemadhi etj. Konventa pritet të shqyrtojë edhe propozimin që deputetja Monika Kryemadhi të zgjidhet zëvendëskr­yetare të LSI- së. Kryemadhi dje replikoi edhe me nënkryetar­in e partisë, Luan Rama sa i takon kuotës për femrat në listat e partisë. "Ndjej keqardhje dhe revoltë kur shoh që edhe një drejtues i lartë i partisë ku unë bëj pjesë mendon se përfaqësim­i i grave në parlament është çështje kuotash. Jo i dashur Luan, LSI është parti vlerash dhe nuk i ndan ato në bazë të gjinisë, por të kontribute­ve. Gjoba që je treguar i gatshëm të paguash në KQZ duhet ankimuar dhe denoncuar si një akt diskrimini­mi për punën dhe angazhimin që këto gra e vajza kanë dhënë për LSI, gjë që ti dhe unë e dimë më mirë se çdo KQZ apo institucio­n tjetër", i tha Kryemadhi, Luan Ramës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania