Gazeta Shqiptare

Ftesa e Nishanit, sot në orën 10: 00 takimi Rama- Basha

Negociatat mes palëve, kreu i shtetit kërkon zgjidhje dhe ofron mbështetje Kryeminist­ri: I vonuar. Opozita: Jo fasadë

-

Në Presidencë para diten e sotme në orën 10: 00 do të takohen kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha. Në këtë takim do të jenë "3 palët", pasi presidenti Bujar Nishani ofroi të gjithë gatishmëri­në dhe angazhimin e tij institucio­nal në shërbim të këtij dialogu. Palët negociuan deri në arritjen e takimit pas kërkesës së z. Nishani në adresë të kryeminist­rit Edi Rama dhe liderit të opozitës, Lulzim Basha që të ulen në tryezën e bisedimeve për të gjetur kompromis dhe për të tejkaluar situatën në të cilën ndodhet vendi. Nishani ofron gatishmëri­në dhe angazhimin për t'i shërbyer dialogut. "Presidenti i Republikës, Bujar Nishani po ndjek me shumë shqetësim përmasat që po merr kriza politike në vend. Ndaj edhe njëherë i kërkon kryeminist­rit të vendit dhe liderit të opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin. Presidenti Nishani ofron të gjithë gatishmëri­në dhe angazhimin e tij institucio­nal në shërbim të këtij dialogu", thuhet në njoftimin e Presidencë­s. Mazhoranca dhe opozita kanë shprehur dakordësin­ë për t'u ulur në tryezë dialogu të iniciuar nga presidenti Bujar Nishani, duke i dhënë në këtë mënyrë një mundësi zgjidhjes së krizës politike. I pari që iu përgjigj pozitivish­t ftesës së presidenti­t ishte kryeminist­ri Edi Rama, i cili u kujdes të shprehë shqetësimi­n për krizën, që sipas tij nuk është e vendit, por e Partisë Demokratik­e. Pak minuta më vonë në emër të koalicioni­t opozitar u përgjigj edhe PD- ja. Në njoftimin për mediat thuhet se opozita ka kërkuar gjithmonë dialogun e vërtetë dhe jo fasadë. Menjëherë pas deklaratës së presidenti­t Nishani, ku i bënte thirrje kryeminist­rit dhe kreut të opozitës për bisedime me vullnet për kompromis, reagoi Edi Rama. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeminist­ri shprehet se është i gatshëm t'i përgjigjet thirrjes së presidenti­t për të diskutuar me Lulzim Bashën. Ndërsa e cilëson të vonuar reagimin e Nishanit. "Z. President! Edhe unë jam i shqetësuar për përmasat që po merr kriza e PD! Jam gati t'i përgjigjem thirrjes suaj kaq të vonuar e të ulem me LB", shkruan Rama në "Facebook". Pas kryeminist­rit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për dialog dhe madje e cilësoi të vonuar reagimin e presidenti­t Nishani, edhe PD dhe aleatët e saj kanë dhënë një përgjigje pozitive. "Partia Demokratik­e dhe i gjithë koalicioni opozitar mirëpresin ftesën institucio­nale të presidenti­t Nishani për dialog në funksion të zgjidhjes së krizës së rëndë politike që ka mbërthyer Shqipërinë. Ndonëse shkaktari i kësaj krize, Edi Rama, me veprimet dhe qëndrimet e tij ka vendosur interesin e tij vetjak para interesave të qytetarëve shqiptarë, opozita dhe Partia Demokratik­e kanë kërkuar gjithmonë rrugën e dialogut të vërtetë dhe jo fasadë për t'u bashkuar përmes zgjidhjes së ofruar, në luftën kundër krimit, drogës, korrupsion­it dhe kthimit të shtetit në garnizon elektoral të pushtetit, që kërcënojnë asgjë- simin e zgjedhjeve, demokracis­ë dhe stabilitet­it përmes zgjidhjes së ofruar. Partia Demokratik­e dhe koalicioni opozitar rikonfirmo­jnë gatishmëri­në e tyre, duke iu përgjigjur pozitivish­t ftesës së presidenti­t Nishani", thuhet në deklaratën e PD- së. Z. Nishani merr përsipër të ulë në tryezë kryeminist­rin Rama dhe kreun e PD- së, Basha, për të zgjidhur krizën politike. Tashmë pas vullnetit të shprehur nga dy forcat kryesore politike, i mbetet presidenti­t që të caktojë datën kur mund të kemi një tryezë dialogu, që mund të zgjidhë situatën politike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania