Gazeta Shqiptare

Agron Duka: E vërteta e takimit me Fatos Nanon

Kreu i PAA- së: Njësoj si Nishani, as Ilir Meta s'mund të jetë president mbi palët "Qeveri teknike edhe me Ramën kryeminist­ër"

- Valentina Madani

Agron Duka, kreu i PAA- së ka një miqë si të hershme me ishkryemin­istrin socialist, Fatos Nano. Dy net më parë ata darkuan së bashku në një restorant në Mullet të Tiranës. Nuk e shmangën dot as bisedën politike në prani të sekretarit të përgjithsh­ëm të kryeminist­rit, z. Agaçi. Aleati i PD- së, Agron Duka tregon për "Gazeta Shqiptare" bisedën me miqtë e hershëm dhe cila është këshilla që i dha Fatos Nano për zgjedhjet. Z. Duka flet edhe për zgjedhjen e Ilir Metës në krye të shtetit dhe se do ta pranonte një qeveri teknike me Edi Ramën kryeminist­ër.

Z. Duka, cila është e vërteta e takimit tuaj me ish- kreun e PS- së, Fatos Nano dhe sekretarin e përgjithsh­ëm të kryeminist­rit, z. Agaçi?

Po, është e vërtetë që jemi takuar. Jemi miq prej vitesh. Takohemi herë pas here, hamë dreka dhe darka. E tillë ishte edhe darka në Mullet. Folët për politikë? Sigurisht. Nuk mund ta shmangësh nga tavolina situatën aktuale politike. Bëmë bisedë politike, por jo me një qëllim të caktuar.

Ju kërkoi z. Nano që të hyni në zgjedhje, pavarësish­t vendimit të opozitës?

Jo, nuk ma kërkoi një gjë të tillë. Z. Nano e ndjek politikën dhe interesohe­t se çfarë ndodh, pasi gjithkush është i çuditur me situatën aktuale, por ai nuk ndërhyn. Fatos Nano të lë iniciativë të lirë dhe nuk e kërkon asnjëherë një gjë të tillë.

Atëherë cila është këshilla që ju dha z. Nano?

Z. Nano shprehu interesim për Partinë Agrare Ambientali­ste dhe më tha që jeni në rrugë të mbarë, më përgëzoi për punën e bërë deri tani si parti dhe më tha kështu vazhdoni…

Është e vërtetë që PAA nuk është çregjistru­ar nga KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit, pavarësish­t se ju iu bashkuar vendimit të opozitës së bashkuar për të Kur afatet për regjistrim­in e kandidatëv­e janë mbyllur dhe kur ende nën rrogoz politika shqiptare dhe faktori ndërkombët­ar po kërkojnë mundësi për ta përfshirë opozitën në zgjedhje, PD sheh një mundësi te Kolegji Zgjedhor për të deligjitim­uar procesin e regjistrim­it të kandidatëv­e. Burime nga PD bënë të ditur se juristët në këtë parti janë duke shqyrtuar mundësinë e ankimimit në Kolegjin Zgjedhor të vendimit të 29 prillit nga ana e KQZ- së për të regjistrua­r listat e kandidatëv­e.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PAA- së, Agron Duka
Kreu i PAA- së, Agron Duka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania